Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    NË VËMENDJE: EERO SAARINEN

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Eero Saarinen është një arkitekt amerikan i lindur në Finlandë, i cili ishte një nga udhëheqësit e lëvizjes drejt eksplorimit dhe eksperimentimit në projektimin arkitektonik amerikan gjatë viteve 1950. Ai lindi në 1910 në Finlandë dhe emigroi në SH.B.A. në 1923. Arkitekti e filloi karrierën e tij me një praktikë dhe partneritet me babanë e tij – arkitekti i artit Deco, Eliel Saarinen – derisa u bë një nga dizajnerët më të rëndësishëm të shekullit XX. Duke punuar kryesisht në Sh.B.A, ai krijoi struktura dramatikisht të ndryshme në çdo hap të karrierës së tij, duke u fokusuar në zhanre dhe koncepte të ndryshme, duke bërë zgjedhje të guximshme dhe duke i ekzekutuar ato me vendosmëri. Kështu që mund të themi se veprave të tij i mungon një prekje identifikuese, përveç karakteristikës unifikuese të përsosjes së formave. Veprat e Saarinen nuk janë vetëm thesare arkitektonike por edhe simbole – ato paraqesin një epokë të teknologjisë, të së ardhmes dhe të optimizmit.

    Eero Saarinen
    Eero Saarinen with models of the Gateway Arch

    Kleinhans Music Hall, 1940, Buffalo, New York

    Kjo sallë muzikore ishte një bashkëpunim babë e bir mes Saarinen-ëve, e zbatuar së bashku me arkitektët vendas F. J. dhe W. A. Kidd. Ndërtesa është projektuar sikur të ishte trupi i një instrumenti me tela, i kompletuar me akustikë të shkëlqyeshme dhe fasadë që i ngjan një dyshemeje me parket.

    Eero Saarinen

    MIT Chapel, 1955, Cambridge, Massachusetts

    E kërkuar nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit, kjo kishëz e projektuar nga Eero Saarinen nuk ka dritare, por vetëm një hapje rrethore perfekte në çati direkt mbi altar. Një skulpturë prej metali varet nga dritarja në çati, duke reflektuar dritë intensive në hapësirën cilindrike të mbyllur me tulla. Kapela, e krijuar për t’i shërbyer të gjitha besimeve, është një hapësirë adhurimi festive dhe e fokusuar intensivisht.

    Eero Saarinen

    Qendra Përkujtimore e Luftës në Qarkun Milwaukee, 1957, Milwaukee

    Me një pamje që i ngjan një bunkeri brutalist të zbuluar nën tokë, Qendra Përkujtimore e Luftës së Qarkut Milwaukee ndodhet në një mini-kodër që shikon mbi liqenin e Michigan-it. Struktura ilustron një fund ekstrem të gamës së gjerë arkitektonike dhe ekspresive të Saarinen.

    Eero Saarinen

    David S. Ingalls Rink, 1958, New Haven, Connecticut

    Shtëpia e “Yale Hockey”, qendra e patinazhit Ingalls është më së shumti e njohur nga çatia e saj e madhe dhe e lakuar, ku lojtarët bëjnë patinazh nën strukturën që duket si skeleti i një balene madhështore, misterioze dhe “topolake”. Ndërtesa është plotësuar me atë që mund të ishte një fuzhnjë (mjet peshkimi në trajtën e një sfurku me dhëmbëza dhe bisht të gjatë) që del vetëm sipër hyrjes kryesore.

    Eero Saarinen

    Kompleksi Bell Labs Holmdel, 1962, Holmdel, New Jersey

    Një strukturë masive hulumtimi, ky projekt për Bell Telephone e bëri Eero Saarinen të mendohej për dritën dhe reflektimin. Bell Labs Holmdel Complex, një kuti madhështore prej xhami që shfaqet si një mirazh në mes të rrethinave të New Jersey, ishte një nga projektet e fundit të arkitektit para se të vdiste në 1961. Ndërtuar midis 1959 dhe 1962, ndërtesa përfaqëson një model jashtëzakonisht të mrekullueshëm për mënyrën që shumë zyra moderne dhe objekte arsimore po ndërtohen sot, me fokusin e tyre specifik në stimulimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e takimeve midis departamenteve të ndryshme. Vendndodhja ideale e strukturës monolite prej xhami midis dy hapësirave ujore i jep asaj pamjen e një UFO-je të ndaluar mbi ujë.

    Eero Saarinen

    Qendra e fluturimit TWA, 1962, New York

    Një terminal i aeroportit JFK, qendra e fluturimit TWA është një nga disa projektet e përfunduar pas vdekjes së Saarinen. Ky opus magnum mori formën e një zogu kompakt, duke mishëruar ndjenjën e fantazisë dhe trillimit shkencor të viteve ’60. Duke kërkuar, megjithatë, një prekje më me klas, terminali u ndërtua për të përmbushur nevojat e një shoqërie të lartë në zhvillim që donte të udhëtonte për kënaqesi personale. Edhe pjesët e tij më utilitare – bordi i mbërritjeve dhe nisjeve, sporteli i biletave, zona e pritjes – u krijuan për të imituar urën luksoze të një anije kozmike.

    Eero Saarinen

    Aeroporti Ndërkombëtar i Washington – Dulles, 1962, Dulles, Virginia

    Një kthesë moderniste e një kolonade klasike përrallore, Aeroporti Ndërkombëtar i Washington – Dulles është, për shumë njerëz, porta për në Washington DC. Në këtë projekt publik masiv, Saarinen jo vetëm që arriti të krijonte një siluetë elegante dhe dramatike, por gjithashtu zhvilloi një plan urbanistik të ri që do të ndikonte në mënyrën e projektimit të aeroporteve në të ardhmen. Që nga nisja deri në ngritje, puna e Saarinen në Dulles ndihmoi për të informuar dekada në ritualin e udhëtimit ajror.

    Eero Saarinen

    Gateway Arch, 1965, St. Louis

    Sot, “Porta me hark” është një nga monumentet më të njohura në SHBA. Saarinen përsosi përmasat e sakta të kësaj strukture të ngushtë dhe të rrafshët në trajë U-je për të krijuar një formë ikonike. Vendosur në brigjet e lumit Misisipi, në pikën e fillimit të ekspeditave të njohura të Lewis dhe Clark në pjesën perëndimore të vendit (1803- 1806), harku qëndron si një monument dedikuar zgjerimit të kombit në perëndim.

    Eero Saarinen

    Source: architecturaldigest.com

    Të fundit

    Studio Muzikore

    De.studio architects
    • Arkitekturë
    • +1

    SHKOLLA ‘QAZIM TURDIU’

    Studioarch4
    • Projekt objekti
    • +1

    Teatri “Andon Zako Çajupi”

    Bolles + Wilson & Dea Studio
    • Projekt objekti
    Të rejat

    NË VËMENDJE: STEVEN HOLL

    15/01/2021

    Dolce Stil Novo nga SMEG

    15/01/2021

    QËNDRUESHMËRIA NË ALUMIL

    13/01/2021
    Punësim

    VIZUALIZUES

    • Full time

    VIZUALIZUES

    • Full time

    ARKITEKT

    • Full time

    Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

    NË VËMENDJE: STEVEN HOLL

    15/01/2021

    Dolce Stil Novo nga SMEG

    15/01/2021

    QËNDRUESHMËRIA NË ALUMIL

    13/01/2021
    Rreth
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Instagram
    • Linkedin
    Bëhu pjesë
    • Regjistrohuni si Arkitekt
    • Regjistohuni si Biznes
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt

    Shportë

      • Facebook
      • Twitter
      • WhatsApp
      • Telegram
      • Pinterest
      • LinkedIn
      • Tumblr
      • VKontakte
      • Mail
      • Copy link
      We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.Ok