Sir David Adjaye është një arkitekt Ganeo-Britanik fitues i shumë çmimeve, i njohur për ndjeshmërinë dhe etosin e tij artistik për projekte me në qendër komunitetit. Përdorimi i zgjuar i materialeve, dizajni i veçantë dhe ndjeshmëria vizionare, e kanë veçuar atë si një nga arkitektët kryesorë të brezit të tij. Në vitin 2000, David themeloi studion e tij, Adjaye Associates, e cila sot operon globalisht, me studiot në Akra, Londër dhe Nju Jork duke marrë projekte që shtrihen në të gjithë globin. Puna e firmës varion nga shtëpitë private, koleksionet e mobiljeve me porosi, dizajnimi i produkteve, ekspozitat dhe pavionet e përkohshme deri tek qendrat kryesore të arteve, ndërtesat qytetare dhe masterplanet. Projekti i tij më i madh deri më tani, Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane në Washington, DC u hap në ‘National Mall’ në Washington DC në 2016 dhe u emërua ‘Ngjarja Kulturore e Vitit’ nga The New York Times. Në vitin 2017, Adjaye u bë kalorës nga Mbretëresha Elizabeth II dhe u njoh si një nga 100 njerëzit më me ndikim të vitit nga Revista TIME.
Për Adjaye, arkitektura është “një akt shoqëror” – ka të bëjë me ndërtimin e ndërtesave që njohin dhe kuptojnë historitë e tyre, ndërsa krijojnë diçka krejtësisht të re, në mënyrë që t’u shërbejnë komuniteteve në të ardhmen e tyre.