Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Landscape – Roidis
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Landscape – Roidis
-
Faqja e Arkitektit
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2015-2020
-
Sipërfaqja
24000 m2
-
Photography
Haris Roidis
Përshkrimi
Që në fazat e hershme të ndërtimit të projektit, Landscape-Roidis i’u kërkua nga investitori Park Constructional Co që ta shndërrojë zonën përreth ndërtesave të Lana Park në një zonë të jetueshme, të dedikuar për këmbësorët, ku 4000 banorët e ndërtesave 8-katëshe do ta dashurojnë këtë vend duke punuar, jetuar, kaluar kohën e lirë apo duke shijuar dhe pushuar në hapësirat midis ndërtesave të kompleksit.
Qëllimi ishte krijimi i një hapësire urbane të qëndrueshme, funksionale dhe me vlera të larta estetike. U projektuan një seri rrugësh për këmbësorë, sheshe lojërash, shtigje biçikletash dhe rrugë lokale, duke ofruar mundësi të ndryshme funksionale. Hijezimi dhe privatësia sigurohen nga ndërtesat e larta përreth.
Elementet ujore me sipërfaqet e tyre reflektuese apo shatërvanet, pemët nga i njëjti lloj me gjelbërim të përhershëm dhe gjetherënës sigurojnë identitet estetik dhe komfort bioklimatik në vend.
Shtrimi me mozaik me motive organike është tipari karakteristik i projektit që lidh estetikisht dhe vizualisht të gjitha sheshet dhe zonat ndërmjet ndërtesave, duke i dhënë lokacionit identitetin e Lana Park. Grupet e mbjella me shkurre të lakuara japin ndjesinë e vazhdimësisë së modelit të shtrimit në gjelbërim, ndërsa barrierat anësore të gjelbra kufizojnë vendin duke e bërë zonën dhe lëvizjen e këmbësorëve më të sigurt, si dhe duke ofruar një ambient të hapur urban me cilësi të lartë.
Landscape – Roidis gjithashtu projektoi një urë për këmbësorët mbi lumin Lana si pikë referimi, e cila lidh Lana Park me lagjet përreth.
Lana Park është tipari dallues i epokës së re të urbanizimit të Tiranës dhe Shqipërisë, pasi përbën projektin më të madh në zhvillim me shumë përdorime. Dizajni i peizazhit të Lana Park është pika e referimi për kompleksin më të ri urban të qytetit.
Vendndodhja
Tirana, Tirana, Albania