Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Kompleksi Turistik Thymus

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Trema Engineering 2

    • Faqja e Studio

      http://tremaengineering2.com.al/index.aspx?LID=4&SID=1

    • Arkitekti

      Tombazis & Associates Architects

    • Faqja e Arkitektit

      https://www.tombazis.com/en/

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture

    • Statusi

      In construction

    • Viti i ndërtimit

      2018-

    • Sipërfaqja

      21,629 m2

    • Kate

      2-3

    Përshkrimi

    Kompleksi Turistik Thymus pozicionohet në bregdetin e mrekullueshëm të detit Jon në jug të Shqipërisë. Ai ndodhet pranë fshatit Dhërmi dhe është i arritshëm përmes rrugëve kombëtare automobilistike dhe detare. I vendosur në skajin verior të gjirit Drimadhë, kompleksi shtrihet pjesërisht në afërsi të detit dhe pjesërisht në zonën kodrinore duke mundësuar pamje nga deti në çdo pikë të tij. Kompleksi Thymus përbëhet nga 2 Hotele të reja, 1 Ekzistues dhe 38 Vila.

    Kompleksi ofron 7 tipologji Vilash, nga të cilat 3 janë një familjare dhe 4 janë dy-familjare. Fshati ndahet në katër zona:

    – zona Bregdetare, që ndodhet krahas ose mbrapa Hoteleve;
    – zona Qendrore;
    – zona Kodrinore, që mundëson pamjet më të bukura të gjithë kompleksit;
    – dhe zona e Parkut.

    Njësitë janë shpërndarë duke ndjekur 3 kushte kryesore:

    – Pamje nga deti;
    – Vendosje në terren duke shmangur gërmime ose mbushje të mëdha;
    – Krijimi i konceptit të lagjeve të vogla, njësoj si fshati tradicional.

    Fshati mbi kodër është konceptuar i tillë që të maksimizohet mundësia për pamje nga deti i sa më shumë vilave. Vilat duke ndjekur pjerrësinë e terrenit, shfrytëzojnë këtë pamje duke u vendosur njëra mbi tjetrën. Për këtë qëllim gjysma e tarracave janë propozuar të mbillen me gjelbërim dhe gjysma të mbulohen me çati me tjegulla duke vazhduar në këtë mënyrë traditën vendase.

    Fshati lidhet me zonën bregdetare të Kompleksit jo vetëm me anë të rrugës, por edhe me anë të urës si dhe ashensorit panoramik, të cilat ndodhen midis dy Hoteleve.  Rrugica të lakuara me kalldrëm, që të kujtojnë ato të fshatit Dhërmi, i shpërndajnë vilat përgjatë gjithë kompleksit. Secila prej tyre ka hyrje dhe parkim të veçantë, si dhe një oborr të vogël.

    Organizimi dhe morfologjia e fshatit përdorin të njëjtën gjuhë arkitektonike si hotelet. Ky stil minimalist i përdorur për të theksuar volumet e vilave është pasuruar me elemente të arkitekturës së zonës, por i risjellë me metoda moderne. Përveç kësaj, propozimi në tërësi kërkon të krijojë një projekt modern arkitektonik të vilës duke ruajtur një lidhje të fortë dhe duke respektuar traditën e vendit ku do të zhvillohet. Koncepti arkitektonik është rezultati i ndërthurjes së volumeve, konceptit plot-bosh. Ndërsa konsoli përdoret si element arkitektonik lidhës në shkrirjen e objektit në natyrë.

    Përzgjedhja e materialeve është bërë duke pasur parasysh arkitekturën vendase si dhe për të theksuar thjeshtësinë e konceptit volumetrik arkitektonik. Elemente si guri ose volumet me rifiniturë grafiato apo tjegullat; kombinimi i dritareve të vogla ose të mëdha, në disa raste me elemente metalike, zbatimi i gjerë i hapësirave të mbuluara gjysmë të hapura dhe pjergullat prej druri, përbëjnë stilin arkitektonik të fshatit të ri. Fasadat e hoteleve janë të izoluara dhe të lyera me ngjyrë të bardhë në mënyrë që të theksohen me sfondin e gurit.

    Për të dy hotelet, janë propozuar pjergullat të përbëra prej elementesh metali dhe druri për të hijëzuar sipërfaqet e hapura të restoranteve dhe ballkoneve. Hijezuesit prej druri, duke vepruar si një element lidhës me materialet e tjera, përfundojnë tabllonë e fasadës.

    Thymian Resort - Trema Engineering 2

    Thymian Resort - Trema Engineering 2

    Autori
    Florida Tare
    Vendndodhja

    Himarë, Vlorë, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2 Thymian Resort - Trema Engineering 2

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link