Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studio Marco Piva & EGO Architecture
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Marco Piva, Egest Goxhaj
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Residential Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2016
-
Sipërfaqja
11,200 m2
-
Photography
Andrea Martiradonna
Përshkrimi
Studio Marco Piva, së bashku me arkitektët vendas të EGO Architecture nga Egest Goxhaj, kanë kuruar dizajnin e brendshëm të një vile, të vendosur në zemër të zonës së re të banimit të njohur si “Rolling Hills Luxury Residences”, e përbërë nga 122 vila luksoze të vendosura në kodrat e gjelbërta në jug-lindje të Tiranës.
Rezultati i projektit pasqyron stilin e matur, por elegant dhe të rafinuar të Studio Marco Piva dhe EGO Architecture nga Egest Goxhaj & Partnerët, të karakterizuar nga një luks i mirëfilltë i shprehur përmes mobiljeve dhe detajeve të finiturave.
Qëllimi i projektit ka qenë të krijojë hapësira komode, të këndshme, pjesërisht spektakolare, por gjithashtu estetikisht moderne, të afta të përshtaten, mbi të gjitha, me përvojën e përditshme të njerëzve që jetojnë atje.
Klienti i ka besuar absolutisht zgjedhjeve të arkitektëve, duke rizbuluar marrëdhënien e bazuar në besim me projektuesin profesionist, që shpesh mungon në ditët tona.
“Rezultati i projektit ka kënaqur të dyja palët: para së gjithash, klientin, dhe pastaj ne, pasi kemi hartuar një projekt me të cilin identifikohemi. Në lidhje me zgjedhjet që kemi bërë, e gjithë atmosfera është zhvilluar në bazë të disa elementëve arkitektonik dhe territorial, të cilët na kanë pëlqyer shumë “.
Vila është e rrethuar nga një mjedis natyral i paprekur, i cili nuk ofron ndonjë infrastrukturë apo arkitekturë që bie në sy, duke e kthyer çdo pamje të jashtme që duket nga shtëpia në një pikturë.
Në fakt, megjithëse janë pjesë e një kompleksi, shumica e fasadave të shtëpive kanë një pamje vizuale të madhe, duke sugjeruar përdorimin e formave dhe ngjyrave të caktuara kromatike, të cilat tërheqin natyrën e zonës në periudha të ndryshme të vitit, në një lloj përpjekje për të kapur një pjesë të peizazhit dhe për ta sjellë atë brenda vilës.
Vendndodhja
Tirana, Albania