Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ILIRIA BOUTIQUE HOTEL

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Loft Architects

    • Faqja e Studio

      https://loft.al/

    • Arkitekti

      Fatjon Molla, Lorenxa Cakuli

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2018-2020

    • Sipërfaqja

      1630 m2

    • Kate

      4

    • Photography

      Creative Fields

    Përshkrimi

    Iliria Boutique Hotel nga Loft Architects është një ndërtesë me 4 kate e përbërë prej 18 dhomash. Me vendndodhje në qendër të Tiranës, hoteli prezanton një botë ku çdo klient ndihet i mirëpritur.

    Hoteli përfshin:

    • Sallë Konferencash, Kati -1
    • Bar dhe Restorant “Serafina”, Kati 0
    • Hyrja e hotelit, Recepsioni, Ambient pritje, Kati 0
    • Administrata dhe Sallë mbledhjesh, Kati 1
    • 18 Dhoma Standarte dhe Superior, Kati 2, 3, 4

    “Qëllimi jonë në dizajnimin e interierit ishte të krijonim një tension ndërmjet ngurtësisë së objektit dhe ngrohtësisë së ngjyrave. Në të gjithë hotelin kemi krijuar një paletë individuale të ngjyrave të ngrohta si tek materialet ashtu edhe në tekstura ku, në kombinim me dritën natyrale, të re­flektohej një atmosferë relaksi.”

    Përpara se projekti të fillonte, objekti kishte një shpërndarje të komplikuar të funksioneve dhe jo të mirë organizuar, kryqëzim fluksesh, keqfunksionim të shërbimeve, një ambient i amortizuar. Duke e zhveshur objektin nga cdo ornament jofunksional, detyra jonë e parë ishte shpëndarja e shërbimeve që klienti kërkonte të ofronte, bazuar në mundësitë që struktura e objektit na lejonte të ndërhynim.

    Që në hyrje të tij, Holli, të përfshin në këtë lojë ngjyrash, të ndërthurura në kombinimin e stilit neoklasik ekzistues të godinës, e rifreskuar me një design kontemporan, retro…
    Ndërhyrjet në planimetri kanë qenë themelore, duke analizuar çdo barrierë arkitektonike të strukturës për t’i risjellë si elemente dizajni në interier.

    Procesi jonë krijues  kishte në thelb krijimin e një eksperience ku qëndrimi në një hotel urban i përngjason më shumë një ambienti më shumë familjarë, të rehatshëm dhe të ngrohtë.

    Gjatë këtij procesi, ndjeshmëria jonë ndaj dritës natyrale, elegancës dhe qëndrimit minimal në dizajnin e detajeve ishte thelbësor në krijimin e karakterit të hapësirës.

    Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects

    Salla e konferencës

    Salla e konferencës prezanton një stil minimalist ku ngrohtësia e ngjyrës së salmonit ndërthuret në harmoni me rigjiditetin e betonit, duke krijuar një ambient mikpritës, shoqëror dhe zyrtar në të njëjtën kohë.

    Dhoma standarde

    Me një kontur strukturor gati të përcaktuar, sfida jonë tek dizajnimi i dhomës tip është të krijojmë një hapësirë ku ky rigjiditet të perceptohet sa më pak, duke e amplifikuar nëpërmjet toneve natyrale Dritën.

    Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects
    Autori
    Florida Tare
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects Iliria Boutique Hotel - Loft Architects

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link