Të dhëna mbi projektin
-
Studio
DEA Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
DEA Studio
-
Tipologjia
Hospitality Architecture
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2012
-
Sipërfaqja
2.600 m2
-
Kate
4
Përshkrimi
Hotel “Privilege” ndodhet në periferinë juglindore të Tiranës, pikërisht në një terren kodrinor të pjerrët, me një pamje vizuale të dukshme nga unaza e Tiranës. Hoteli me 28 dhoma është i dizajnuar me 4 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, këta të fundit të dedikuar për SPA, si një përgjigje ndaj programit të klientit. Fasada shfaq një gjuhë të thjeshtë dhe moderne në gjeometrinë e saj, duke u përpjekur të jetë sa më miqësore me klientët e saj të mundshëm dhe jo vetëm…
Vendndodhja
Tirana, Albania