Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Inco Group
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Inco Group
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Commercial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Sipërfaqja
230 m2
-
Kate
1
-
Photography
Milot Tafili
Përshkrimi
Te projekti “Gusto Cake Cafe” nga Inco Group, ideja kryesore e konceptit ishte të përfshinte dy botë paralele: imagjinatën e arkitektëve dhe realitetin.
Ne donim të krijonim një mjedis që i bën njerëzit të përjetojnë disa momente magjike dhe dëshironim që ata të jenë në gjendje të shkëputen nga realiteti duke shijuar një filxhan kafe të nxehtë, qoftë vetëm ose me të tjerët.
“Retro takon Art Deco me një prekje “çamçakëzi”” është stili të cilin ne kemi dashur të sjellim. Qëllimi ishte krijimi i dy zonave njëngjyrëshe simetrike, por me klasë, në një hapësirë të vetme duke shtuar ngjyra pastel, mure të gjelbër me fjalët “Wanderlust” dhe “Dream Big” – fjalë që kanë një kuptim më të thellë për ne.
Dëshironi të dini se çfarë nënkuptojnë ato? Muri “Wanderlust” përfaqëson dëshirën tonë për të udhëtuar nëpër botë. Ndërsa “Dream Big” përfaqëson forcën për të mbajtur shpresat tona gjallë, për të ëndërruar dhe për të qëndruar pozitivë pavarësisht të gjithave.
Edhe pse këto fjalë mund të tingëllojnë “cliché”, duhet të sjellim ndërmend rrethanat politike në të cilat qëndron Kosova: Pamundësi udhëtimi, asnjë mënyrë për të shpëtuar nga tradita ose varfëria.

Ne donim t’u kujtonim të tjerëve se gjetja e arratisjeve të ëmbla dhe krijimi i mjediseve pozitive është një gjendje shpirtërore dhe nuk mund të kufizohet.


Vendndodhja
Prishtina, Prishtina, Kosovo