Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    FRUTTI OFFICES

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Maden Group

    • Faqja e Studio

      https://madengroup.com/

    • Arkitekti

      Maden Group

    • Tipologjia

      Offices

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2019

    • Sipërfaqja

      112 m2

    • Kate

      1

    • Photography

      Creative Fields

    Përshkrimi
    Frutti Offices është një projekt që zhvillohet nga nevoja për të krijuar një hapësirë pune tërheqëse brenda një mjedisi industrial, që pasqyron evolucionin e kohëve të fundit dhe një mënyrë menaxhimi inovative në këtë kompani.

    Frutti është një kompani vendase që prodhon lëngje frutash dhe kërkesa e tyre ishte që të ndërhyhej brenda fabrikës ekzistuese me zyra për monitorimin e procesit të prodhimit.

    Koncepti i ndërhyrjes bazohet në vetë natyrën e tij: një ide inovative për të sjellë pak natyrë brenda një hapësire industriale. Kjo natyrë është bërë nga kontejnerë dhe gjelbërim.
    Konteineri është një element fleksibël i cili lehtësisht mund të lëvizet / hiqet duke ruajtur dizajnin dhe funksionin e tij, kështu që vendet e punës mund të zhvendosen lehtësisht dhe të ripërdoren.

    Kontenieri paraqet konceptin e arkitekturës bashkëkohore, një arkitekturë që ripërdor vetveten përmes projektimit dhe materialit.
    Përdorimi i kontejnerëve dhe dizajni i tyre i brendshëm, flasin një gjuhë arkitekturore minimaliste që nuk kundërshton arkitekturën industriale të fabrikës dhe mbi të gjitha, karakterin industrial të vetë kontejnerit: si element transporti që përdoret në secilën fushë industriale.

    Koncepti i projektimit karakterizohet duke lidhur produktin e kompanisë me projektin e propozuar nga Maden Group, i cili arrihet përmes përdorimit të ngjyrave dhe grafikëve. Ngjyrat paraqesin larminë e frutave nga e cila kompania prodhon lëngje, ndërsa dizajni grafik i sipërfaqeve të kontejnerëve bazohet në vetë formën e frutave.

    Nga jashtë, kontejnerët  janë lyer me të zezë, ndërsa sipërfaqet e brendshme dhe orenditë janë lyer në të bardhë, të kombinuara me një ngjyrë që përfaqëson secilën hapësirë. Këto ngjyra janë të kuqe, leljla, portokalli dhe jeshile, të cilat janë gjithashtu ngjyrat e markës së kompanisë.

    Hapësira e zyrës së re ka një sipërfaqe prej 112 m2 e cila përfshin 1 depo, 1 punëtori dhe 2 zyra ku ka hapësira pune për 1 drejtor dhe 3 menaxherë.
    Për të akomoduar nevojat e ndriçimit natyror dhe ventilimit të zyrës, kontejnerët janë prerë për të krijuar hapje të cilat gjithashtu ndjekin një ritëm të bazuar në modulin e përgjithshëm të projektimit.

    Jashtë kontenierëve / zyrave është një hapësirë e përbashkët, e krijuar në bazë të parimit të oborreve të brendshëm, të mbuluar nga një strukturë metalike me gjelbërim mbi të. Në këtë strukturë varen dritat dhe kolovarse, gjë që krijon një hapësirë intime për punëtorët, ku ata mund të largojnë mendjen nga rutina e përditshme.

    Autori
    Florida
    Vendndodhja

    Prevallë / Prevalac, 115, Prizren, Prizren, Kosovo

    Get Directions
    Galeria
    Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices Maden Group - Frutti Offices

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

      Atelier 4
      • Rinovim
      • +1

      Neubau Villa

      VISIO Architekten und Ingenieure AG
      • Projekt objekti
      • +1

      The Downsized

      Endri Hobdari
      • Projekt interieri
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link