Përshkrimi

Jeni të ftuar në  promovimin e Librit
“Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare”
realizuar nga: Nesila Hajdini  dhe Armand Vokshi, si dhe në Ekspozitën shoqëruese të eventit,

më datë 1 0 Qershor, ora 18:00, tek  Modelarium, pranë Fakultetit të Arkitekturës ne Prishtinë

kuruar nga: Blerta Vula Rizvanolli, Nesila Hajdini dhe Armand Vokshi

Ekspozita do të qëndroje hapur: nga data 10 - 18 Qershor 2021

 

Ky event do të sjellë copëza arkitekture, pjesë të zhvillimit të arkitekturës bashkëkohore shqiptare, të realizuar në territoret mbarë shqiptare.

Në të janë përzgjedhur vepra të ndryshme nga arkitektë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Eventi tenton të hedhë një hap përpara në evidentimin dhe dokumentimin e qasjes evolutive kompozuese të arkitektëve tanë duke përjetuar shpirtin e kohës në të cilën po jetojmë. Botimi, ashtu si dhe ekspozita, do të paraqesin projekte të tipologjive të ndryshme si: vila, shkolla, objekte banimi, tregtare, zyra, hotele e deri te objektet industriale. Pavarësisht funksionalitetit, e përbashkëta e këtyre projekteve është dëshira për të sjellë përmbajtje, koncept e frymë inovative.

Falenderimet shkojnë në sponsorat e ekspozitës:
Alumil, Fakluteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Asociacioni i Arkitekteve të Kosovës, SHASH dhe Pikark

Po ashtu dhe për pjesën grafike :
Ermal Bezhani
Dea Hidi

Ju mirëpresim!

mood_bad
  • Comments are closed.