Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Innarch
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Innarch
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2013
-
Kate
1
-
Photography
Atdhe Mulla
Përshkrimi
Shumica e dyqaneve të kafesë në botë kanë nevojë për një emër të markës së tyre për tu diferencuar nga njëra-tjetra. Por për Don Café nga ana tjetër, arkitektura ka luajtur një pjesë të madhe në formimin e identitetit të saj dhe diferencimin nga kafenetë e tjera në botë.
Përmes studimeve dhe hulumtimeve të bëra në industrinë e bërjes së kafesë dhe punën e Kompanisë Don Café, ne dolëm me një koncept unik për ta dalluar atë nga të gjitha baret e tjera tradicionale të kafesë. Interieri i Don Café ka një formë të thjesht organike dhe parametrike.
Thasët e mbushur me kokrra kafeje janë frymëzimi për dizajnin, kështu që muret me shirita prej druri janë projektuar në formë organike, të ngjashme me linjat në përberjen e tyre. Muri fundor ka një funksion të dyfishtë – dekorativ dhe funksional. Ai ofron zona ulëse që vazhdojnë deri te muri, për t’u ngritur në tavan në formën e thasëve.
Forma me shirita luan një rol të rëndësishëm në funksionalitetin e barit pasi simbolizon larminë e llojeve të kafesë të ofruara në menu. Tavolinat dhe llambadarët e varur gjithashtu përfaqësojnë kokrra kafeje të organizuara në mënyrë asimetrike, në mënyrë që të krijojnë përshtypjen e të qenurit brenda një thesi kafeje.
Projekti u realizua me kompensatë me trashësi 2cm dhe 4cm. Duke qenë se ishte dëshira të krijohej një formë organike, materialit të kompensatës i’u dha forma me makinerinë CNC në pjesë të ndara, duke u bërë të gjitha bashkë në fund. Forma parametrike që shihni është e përbërë nga 1365 copë kompensatë, secila e dimensionuar, e dizajnuar, e prerë dhe e montuar individualisht.
Arkitektura parametrike është baza e të gjitha ambienteve të Don Café, me vendndodhje në qytetin e Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës në Kosovë, si dhe në Beograd në Serbi, megjithëse secila kafene ka shpirtin e vet individual që përshtatet në mënyrë të përkryer në mjediset e tyre përkatëse, duke përfshirë hapësirën, qasjen dhe dritën.
Vendndodhja
Prishtina, Prishtina, Kosovo