Moda dhe arkitektura kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë, madje modelet e guximshme të realizuara nga Frank Gehry dhe Zaha Hadid shpesh mund të shihen të rikrijuara në pasarela. Chanel, Dior, Louis Vuitton dhe marka të tjera luksoze kanë organizuar shfaqje në vende të pabesueshme në të gjithë botën, nga atraksionet e famshme në Nju Jork, Paris, Londër dhe Milano në vende më pak të njohura në Brazil, Kaliforni apo Kore. Dizajnerët përdorin si skenë ndërtesa ikonike për të mbajtur një qëndrim politik, për t’iu referuar historisë, ose thjesht për të krijuar një background për koleksionet e tyre, duke provuar se ndonjëherë shfaqja më e madhe mund të bëhet pa fjalë. Këtu janë disa nga ndërtesat më të rëndësishme në të gjithë botën në të cilat janë mbajtur shfaqje mode të ngritura mbi skena arkitektonike ikonike.