commonsense.studio është themeluar në vitin 2016 me fokus projektimin arkitektonik dhe ka krijuar një eksperiencë të gjerë me projekte të larmishme, kryesisht objekte të karakterit publik dhe të shërbimit.
Ekipi i studios kërkon të zgjerohet me një arkitekt(e) të ri(e), me përkushtim dhe pasion për punën dhe dëshirë për të kontribuuar dhe zhvilluar veten.
Kriteret:
Master Shkencor në Arkitekturë;
Njohuri shumë të mira teknike, të materialeve dhe detajeve të zbatimit;
Përvojë punë prej të paktën 3 vitesh në zyrë projektimi dhe/ose kantier;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Praktik dhe i prirur për të gjetur zgjidhje;
Entuziast për të zhvilluar veten dhe ekipin;
Njohuri dhe përdorim: AutoCAD, Revit, Paketa Adobe.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV dhe portfolio në [email protected].
Aplikimet e përzgjedhura do të njoftohen me e-mail për intervistë.