Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    AGROTURIZMI 'SHTËPITË'

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Tharm Architects

    • Faqja e Studio

      https://tharmarchitects.com/

    • Arkitekti

      Tharm Architects

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture, Residential Architecture

    • Statusi

      Project Idea

    • Kate

      2

    Përshkrimi

    Agroturizimi “Shtëpitë” është frymëzuar nga banesa e zonës së Hasit. Banesa e Hasit ka disa karakteristika të veçanta.

    Ndërtesat e zonës së Hasit funksionojnë si një bashkësi ndërtesash të ndryshme brenda të njëjtit oborr. Banesa hasiane si bërthamë fillestare ka pasur shtëpinë e zjarrit. Ky element është përfshirë edhe te projekti ynë. Karakteristika e shtëpisë së Hasit është se asnjëherë nuk e ndërlikon zgjidhjen planimetrike. Në projektin tonë kemi në të 3 bujtinat të njëjtin seksion me një zgjidhje shumë të thjeshtë planimetrike. Gjithashtu zgjidhja konstruktive është e thjeshtë.

    Banesat e Hasit 2-katëshe zakonisht tradicionalisht ndërtoheshin me gur në të dyja katet, ose kati përdhe me gur dhe kati i parë me dru.

    Agroturizmi “Shtëpitë” është i ndarë në tre objekte të ndryshme, të cilat bashkohen në katin përdhe me anë të një restoranti. Elementi i oxhakut është i vendosur në katin përdhe, në qendër të tre objekteve, në zonën e restorantit. Oxhaku shfrytëzohet dhe në verandën e katit të parë si element që ka për synim të mbledhë rreth zjarrit vizitorët e dhomave të bujtinës (vend ku do të zhvillohen njohje dhe biseda ndërmjet tyre; një element kompozicional që shërben për të krijuar afërsi ndërmjet vizitorëve si në një familje).

    Shkalla lidh katin përdhe me katin e parë, në këtë rast nga oborri. Elementi i shkallës është i jashtëm dhe i veshur me dru, duke u mbështetur në traditën e ndërtimit të vendit, por tashmë i kthyer në një shërbim bashkëkohor që krijon komoditet për vizitorët.  Për të siguruar mbrojtje prej agjentëve atmosferikë është vendosur xham transparent. Mbulesa e çatisë është me pjerrësi të vogël, e tipit katër-ujëse (me katër pjerrësi dhe një kulm i përbashkët).

    Zakonisht në katin e parë kemi lozha (hajate). Në rastin kur lozha mbyllet, ajo kthehet në divanhane (rasti me çardak). Në objekt po ashtu janë përdorur materiale të zonës si guri dhe druri, duke ju përshtatur ndërtimeve karakteristike të zonës, por edhe materialeve që gjenden në zonë.

    Materiali kryesor që është përdorur është materiali i gurit. Guri është propozuar të latohet dhe të vendoset në objektet sipas stilit të zonës (guri masiv i latuar dhe i punuar me fugë).

    Një tjetër material kryesor është elementi i drurit. Druri është përdorur si në anën e interierit, ashtu si dhe në eksterierin e ndërtesës. Në interier është përdorur në formën e trarëve të thellë në restorant dhe në dhomat e bujtinës, si edhe si veshje dërrase.

    Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë”

    Sa i përket eksterierit, druri gjen përdorim në shkallë dhe veranda, elemente të cilat zakonisht janë të trajtuara me dru në banesat karakteristike të Hasit.

    Lozhat janë të hapura, në mënyrë që vizitorët të kenë një përjetim sa më të madh të natyrës (të shohin, dëgjojnë apo ta prekin atë). Dritaret janë sjellë në kohën e sotme, duke u zmadhuar në mënyrë që të depërtojë sa më shumë dritë dhe të kemi pamje sa më të madhe të natyrës nga brenda.

    Ndërkohë, restoranti në katin përdhe është i aksesueshëm nga katër drejtime të ndryshme, në të cilat kemi hapje të mëdha xhami që mundësojnë kënd më të madh shikimi.

    Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë”

    Autori
    Florida Tare
    Vendndodhja

    Has municipality, Kukës, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë” Tharm Architects - Agroturizimi “Shtëpitë”

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link