Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    5 zgjidhje ndriçimi për shkallët tuaja!

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Shkallët mund të jenë shumë më tepër sesa thjesht ambiente lidhëse ndërmjet zonave të ndryshme të një vendi. Ato janë një pikë kryesore e shtëpisë, prandaj ndriçimi i duhur i tyre është gjithashtu një pjesë e domosdoshme e interierit. Ndriçimi i kafazit të shkallës ndoshta nuk është një nga shqetësimet kryesore të pronarëve të shtëpive, por është një element i rëndësishëm që jo vetëm ndihmon në shfaqjen bukur të dizajnit të shkallëve duke përmirësuar formën dhe pamjen e tyre, por gjithashtu është i nevojshëm për qëllime sigurie, duke ndihmuar në ecjen gjatë natës ose në zona me ndriçim të ulët.

    Me një theks në anën estetike, përpos sigurisë, është e rëndësishme të zgjidhni saktë cilët ndriçues të përdorni, duke u munduar të shmangni ndriçuesit që japin shkëlqim verbues ose japin shumë pak dritë.

    Ndriçimi i shkallëve mund të jetë delikat, dramatik ose funksional. Kjo varet kryesisht nga dizajni, ndërtimi dhe pamja e dëshiruar. Këtu janë 5 ide për ndriçimin e shkallëve, të përzgjedhura sëbashku me stafin e Abiesse Lighting, që do t'ju ndihmojnë të krijoni pamjen perfekte për shkallët tuaja.

    Ether nga Leucos

    Llambadari Ether S nga Leucos Lighting, projektuar nga Patrick Jouin, është pjesa më e vogël e koleksionit Ether. Dizajni i saj i veçantë është kryesisht për shkak të mënyrës se si formohen "guralecat". Një ndriçues i bërë me një disk metalik, ku çdo pjesë është e fryrë me dorë dhe e zbehur individualisht, duke garantuar një pajisje unike çdo herë. Drita shkëlqen poshtë nga maja e ndriçuesit dhe krijon një ndjenjë të flluskave prej qelqi që lundrojnë deri në tavan.

    ndriçues për shkallët

    Empatia nga Artemide

    Projektuar nga Carlotta de Bevilacqua dhe Paola di Arianello, Empatia Suspension është frymëzuar nga lidhja midis traditës së madhe të fryrjes së qelqit dhe teknologjisë LED të Artemide. Interesi i lartë për potencialet shprehëse të qelqit venecian dhe ekuilibri midis sipërfaqes dhe dritës, midis dendësive delikate dhe transparencave, duke krijuar objekte të qarta, të pastra artizanale, secili prej tyre unik në të gjitha aspektet.

    ndriçues për shkallët

    Fly Candle Fly nga Ingo Mauer

    Fly Candle Fly është një ndriçues elegant pendant i dizenjuar nga Georg Baldele për Ingo Maurer. Është bërë nga një qiri dylli i thjeshtë që duket sikur noton dhe krijon një atmosferë të ngrohtë me dritën e tij. Burimi magjepsës i dritës është imazhi i thjeshtësisë dhe elegancës. Qiriu prej dylli ka mesatarisht 20 orë kohë djegieje.

    abiesse - fly candle fly - ingo mauer

    Noctambule nga Flos

    Krijuar nga Konstantin Grcic, FLOS Noctambule, është një sistem i ri ndriçimi i disponueshëm në një larmi të gjerë dizenjosh. Themeli i këtij produkti ndriçimi është një cilindër qelqi transparent i fryrë me dorë që mundësohet nga teknologjia LED, e kalibruar me kujdes, e cila fuqizon ndriçuesit e bukur të varur Noctabule, e integruar në mënyrë diskrete në kryqëzimet midis moduleve të qelqit. Gjatë ditës duket pothuajse sikur mungon, por gati për tu aktivizuar në çdo kohë.

    ndriçues për shkallët

    Sempre Mia nga Viabizzuno

    Mario Nanni projektoi koleksionin Sempre Mia për Viabizzuno, unike në formën e saj. Sempre Mia është një ndriçues tavani, e përshtatshme për përdorim në ambiente të brendshme, e bërë nga dy profile bronzi të cilat krijojnë një trajektore të elektrizuar për të furnizuar burimet e shpërndara të dritës led, të pajisura me qelq të lëmuar dhe shpërndarës kristali.

    ndriçues për shkallët

    Të fundit

    Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

    Atelier 4
    • Rinovim
    • +1

    Neubau Villa

    VISIO Architekten und Ingenieure AG
    • Projekt objekti
    • +1

    The Downsized

    Endri Hobdari
    • Projekt interieri
    Të rejat

    NË VËMENDJE: EMILIANO LÓPEZ MÓNICA RIVERA ARQUITECTOS

    10/04/2021

    Tirana 100 vite kryeqytet, evoluimi historik-urbanistik i qytetit

    08/04/2021

    Linja Victoria nga Smeg

    07/04/2021
    Punësim

    ARKITEKT JUNIOR

    • Full time

    ARKITEKT

    • Full time

    ARKITEKT

    • 00355693850769
    • Full time

    Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

    NË VËMENDJE: EMILIANO LÓPEZ MÓNICA RIVERA ARQUITECTOS

    10/04/2021

    Tirana 100 vite kryeqytet, evoluimi historik-urbanistik i qytetit

    08/04/2021

    Linja Victoria nga Smeg

    07/04/2021
    Rreth
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Instagram
    • Linkedin
    Bëhu pjesë
    • Regjistrohuni si Arkitekt
    • Regjistohuni si Biznes
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt

    Shportë

      • Facebook
      • Twitter
      • WhatsApp
      • Telegram
      • Pinterest
      • LinkedIn
      • Tumblr
      • VKontakte
      • Mail
      • Copy link