Arkiva

Active Light Concept

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Drita natyrale ka qënë shoqëruese e njerëzimit që nga koha antike, fakt që vazhdon të na mahnisë. Intuitivisht, ajo promovon ritmin natyror të jetës dhe ka karakterizuar zhvillimin e sensit e të parit. Drita vazhdimisht na shfaq imazhe të reja dhe përcjell emocione. Kontrollon proceset fizike dhe ndikon në orën tonë biologjike. E veçanta dhe bashkëveprimi i qënieve njerëzore, arkitekturës dhe aktivitetet kërkojnë gjëndje të ndryshme ndriçimi gjatë kalimit të kohës, të cilën Drita Aktive e arrin në momente të përshtatshme përmes ndryshimeve në intensitet, ngjyrë dhe drejtimin e dritës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Tre nivelet e efektit të dritës

Ndriçimi, drita natyrore si dhe drita artificiale, ndikon te njeriun në tre nivele. Vizualisht, mbështet perceptimin tonë, emocionalisht ndikon në gjendjen shpirtërore dhe efekti biologjik lidhet drejtpërdrejt me të gjitha proçeset fizike.

Drita natyrale është burimi origjinal i dritës që i ka dhënë formë njerëzimit që nga kohërat e lashta dhe me të cilën ajo ka një lidhje primare. Jo domosdoshmërisht e dukshme ose e perceptueshme, drita me shumë aspekte të saj ndikon në mënyre subkoshiente në mënyrën sesi ne e përjetojmë botën.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Gjatë viteve të fundit, teknologjia ka arritur një pikë të rëndësishme në prodhimin, shpërndarjen dhe kontrollin e dritës, duke zgjeruar kështu mundësitë e planifikimit artificial të dritës duke zëvendësuar dritën e ditës. “Drita aktive” nga Zumtobel zbulon këtë potencial dhe merr parasysh marrdhënien e veçantë midis njeriut dhe dritës.

Drita Aktive përdor dritën natyrale si një rol model dhe sjell dinamikën e nevojshme të dritës në jetën e përditshme të njerëzve. Kjo zbatohet përmes ndryshimeve të intensitetit, ngjyrës  dhe drejtimit të dritës në kohën e duhur duke iu përshtatur veprimtarisë përkatëse.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Qasja e Ndriçimit Qëndror Njerëzor (HCL) po bëhet gjithnjë e më shumë fokusi në planifikimin e dritës, e cila përveç blloqeve ndërtimore vizuale dhe emocionale, kërkon ekzaminimin e njëkohshëm të dritës biologjike aktive. Duke qenë aktiv jashtë, edhe në ditët e errëta të dimrit, trupi merr një dozë të lartë të dritës, e cila ka një efekt pozitiv në ekuilibrin hormonal dhe te të gjitha proçeset fizike biokimike. Sa më shumë kohë që një person kalon në dhoma të mbyllura, aq më shpejt ora e tij biologjike humbet ritmin e saj natyror, gjë që mund të çojë në cilësi të dobët të gjumit dhe gjëndjes shëndetësore.
Gjithashtu përveç dritës natyrale, në mënyrë biologjike, drita artificiale mund të mbështesë dhe t’i bëjë njerëzit më aktiv në ambiente të mbyllura.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Psikologët në Universitetin e Bretagne-Sud tregojnë se situata e motit përcakton sjelljen njerëzore. Në rastin e dritës së diellit, ne jemi më të hapur me njerëzit, kemi besim më të madh dhe e japim numrin e telefonit më shpejt sesa në ditët e errëta me shi. Gjithashtu moti i mirë ndikon dhe në bakshishet e dhëna.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14304″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Drita aktive bën lidhjen me origjinën tonë 

[/vc_column_text][vc_column_text]Ndonëse shoqëria e sotme është ndoshta rrjeti më i mirë i të gjitha kohërave; njerëzit gjithnjë e më shumë po humbasin kontaktin me orën e tyre biologjike. Sipas natyrës, çdo qënie njerëzore është unike dhe sjell parakushtet e ndryshme individuale për të përshtatur organizmin e tij me kushtet e reja.

Arkitektura e mirë dhe dizajni i ndriçimit, karakterizohet nga fakti se njeriu dhe kushtet e tij vazhdimisht të ndryshueshme të jetesës dhe të punës reflektohen në të. Zgjidhjet aktive të Dritës përqendrohen në ndriçimin qëndror të njeriut. Ata shndërrojnë hapësira nga statike pasive në një gjendje aktive dinamike.

Vendi i zjarrit kishte një funksion jashtëzakonisht emocional dhe shoqëror për të parët tanë. Dizajni i dritës mund të përcjellë këto emocione natyrore. Njerëzit mblidhen si më parë, dhe mbështeten në punën e tyre të përbashkët krijuese. Ndoshta, falë vendit të takimit “zjarrit”, krijimtaria i atribuohet dritës të errët.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Gjatë viteve të kaluara, drita artificiale ka arritur një shkallë të re të projektimit, e cila lejon që kërkesat e njeriut, hapësirës dhe kohës të kombinohen përmes dritës.

Referuar dinamikës së përshtatur me nevojat, drita artificiale jep një kontribut të vlefshëm në stabilizimin e ritmit biologjik të njerëzve.[/vc_column_text][vc_column_text]Dinamika e dritës natyrale përcaktohet me anë të teknologjive të tilla si ‘tunableWhite’ , e cila lejon ndryshimin e vazhdueshëm të intensitetit dhe ngjyrës së dritës nga e ngrohta në të ftohtë gjatë ditës. Teknologji të tilla, në kombinim me ndriçimin përkatës dhe sistemin modern të kontrollit dhe sensorëve, i ofrojnë përdoruesit dritën e duhur në kohën e duhur, në intensitetin e duhur.

Efekti pozitiv i natyrës kurrë nuk mund të zëvendësohet plotësisht nga teknologjia. Sidoqoftë, një studim mbi efektin e skenave natyrore të krijuara artificialisht jep një efekt pozitiv.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14303″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source: Back To The Roots Through Light by Zumtobel[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment