Arkiva

Residential Complex ‘Nesturi’

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Kompleksi Rezidencial ‘Nesturi’ në fshatin Vuno është një monument kulture dhe njihet ndryshe edhe si shtëpia ‘Odise Kasneci’. Ajo përfaqëson një tipologji shumë të rëndësishme të shtëpive të bregdetit dhe pasqyron ndryshimet e bëra në këtë tipologji pas gjysmës së dytë të shekullit të 19-të. Këto ndryshime janë pasqyruar në disa faza dhe kompleksi në fjalë është ndërtuar në tre të tilla.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15623″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ky ndërtim gradual i ka dhënë strukturës së ansamblit formën e një konturi të mbyllur, pjesërisht si rezultat i këtij konstruksioni specifik dhe mureve përreth, duke krijuar në brendësi të tij një oborr të gjerë.
Në fazën e parë, ndërtesa zhvillohet në volume të fragmentuara për shkak të terrenit të vështirë dhe njëra anë e saj zhvillohet si një ‘shtëpi me gjysmë dysheme’ (një nga tipologjitë më të përhapura të shtëpive në fshatrat e Labërisë).[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15631″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15629″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndërtimi i fazës së dytë konsiston në një ‘shtëpi me kat’, ku kati i parë përbëhet nga dy qemere cilindrike, të projektuar për të siguruar një ‘bazë të padëmtuar’ për zhvillimin e një vatre brenda odës së zjarrit. Hyrja e parë e harkuar në shtëpinë e parë u përdor si ‘zahire’ (një dhomë për ruajtjen e ushqimeve në dimër). Së bashku me këtë konstruksion, pranë tij u ndërtua një ‘stere’ (njësia e depozitimit të ujit).[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15622″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15619″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15628″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Faza e tretë e ndërtimit është zbatuar në mënyrë të përshkallëzuar sipas terrenit. Në këtë fazë, është bërë një suvatim i jashtëm i përbashkët, në mënyrë që fasada nga rruga të ketë arritur një trajtim të njëjtë në të gjithë pamjen e saj dhe për këtë është e vështirë të dallosh fazat e ndërtimit në të gjithë kompleksin.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15630″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15626″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Gjatë etapës së dytë, e realizuar në qoshe, shtëpia ka një ndërhyrje specifike në cepa (heqja dhe harkimi i murit), duke bashkuar të dy muret, e cila përfaqëson një ndërhyrje karakteristike në objekt, për të lehtësuar kalimin e tufave të bagëtisë. Shtëpitë kanë një trajtim karakteristik të muraturave të trasha gëlqerore të marra nga guroret e zonës, të lidhura me llaç gëlqeror.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15625″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]’Kati i banimit’ i shtëpisë trajtohet me dritare të mëdha dhe të vendosura vertikalisht, ndërkohë ato në katin përdhes janë më të vogla. Një pjesë e fasadës është trajtuar me suva të trashë në muraturë guri, një teknikë jo e përshtatshme për traditën e ndërtimit të zonës, ndërsa një pjesë e muraturës prej guri është zakonisht e zhveshur.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15624″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: https://thealbanian.house/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]