Arkiva

Rap Collection by Almex Contract Furniture

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Almex Contract Furniture na prezanon me një nga koleksionet më të veçanta dhe me stil minimal nga dizajneri industrialist Karim Rashid, koleksioni RAP, i përbërë nga dy produkte: divani dhe kolltuku Rap. “Divani i dashurisë” është frymëzuar nga filozofia e dizajnerit të famshëm kanadez: forma e tij e bën marrëdhënien midis dy personave më të lehtë, falë mbështetëses më të madhe. Në këtë mënyrë, Rap “përqafon” njerëzit dhe krijon një divan të rehatshëm, që në pamje të parë ngjall ndjenjën e mbrojtjes dhe intimitetit. Kolltuku njëvendësh Rap karakterizohet gjithashtu nga e njëjta formë organike dhe mbështjellëse e divanit Rap.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”14588″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Divani dhe kolltuku Rap së bashku mund të kompozojnë një dhomë ndenje bashkëkohore dhe minimale, elegante dhe të ngrohtë, të përshtatshme për ambiente shtëpiake dhe jo vetëm. Divani dhe kolltuku janë më të rehatshëm dhe funksional falë jastëkëve të ri prej poliuretani.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14586″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ideal për të krijuar një cep të paharrueshëm në shtëpinë tuaj ose në një ambient të jashtëm në rast eventesh, koleksioni Rap nga Almex Contract Furniture është një magnet me modelin e tij minimal, por të pazakontë. Ky koleksion ofron rehati, relaksim dhe një ndjenjë mbrojtjeje që ju lejon të shijoni një moment të bukur, mbi të gjitha romantik falë ndriçimit të fshehtë të divanit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14587″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: slidedesign.it/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment