Arkiva

Kitchen Lighting Tips

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Mund të duket e çuditshme, por zgjedhja e ndriçimit në kuzhinë shpesh nënvlerësohet. Si zemra e shtëpisë, kuzhina ka nevoja të ndryshme ndriçimi nga dhomat e tjera. Në realitet, ndriçimi jep një kontribut të rëndësishëm në pamjen e kuzhinës, duke e pasuruar atë dhe duke e nxjerrë në pah. Gjithashtu është shumë funksional sepse gatimi bëhet shumë më i lehtë kur gjërat ndriçohen siç duhet. Zgjedhja e sistemeve të ndriçimit është e gjerë, e përshtatshme për çdo stil dhe me një gamë të gjerë të kërkesave dhe buxheteve.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8540″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

LLOJET E NDRIÇIMIT

[/vc_column_text][vc_column_text]Drita natyrale. Burimi i parë i dritës që duhet të merret në konsiderat është drita natyrale, e cila është e pakrahasueshme. Dritaret në kuzhinë janë thelbësore për ndriçimin e saj, si dhe për një ajërosje të mirë të ambjentit. Puna në kuzhinë bëhet më mirë kur dritaret janë të vendosura sipër banakut, ose para tij, për shembull në një kuzhinë ishull ose gadishull. Në këto raste, duhet të sigurohemi që dritarja të hapet lehtësisht gjatë punës në banak, dhe shumë e rëndësishme është kur lavamani ndodhet afër: nëse rubineti përbën problem, merrni parasysh një model rubineti teleskopik.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Drita artificiale. Ekzistojnë shumë mundësi për të shmangur hapësirat në hije dhe për të zëvendësuar mungesën e dritës natyrore: ndriçuesit dhe spotet e fiksuar në tavan dhe ndriçuesit e varur, një zgjidhje shumë praktike mbi një ishull ose gadishull, nën ndriçimin e rafteve nëpërmjet neonit klasik ose ndriçimit me konsum të ulët të energjisë dhe ndriçimi i zgjatur me shirita LED.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8542″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

SUGJERIME RRETH NDRIÇIMIT

[/vc_column_text][vc_column_text]Shtresëzoni ndriçimin. Ndriçimi i fortë është i nevojshëm pranë lavamanit, gatimit dhe banakut. Një ndriçues i varur mbi tryezë është gjithmonë i domosdoshëm. Ishujt dhe gadishujt duhet të ndriçohen siç duhet. Koncepti është thelbësor kur mund të kombinoni llojet e ndriçimit të ambienteve, për të krijuar një hapësirë dinamike.

Përfshini spotet. Përdorni një tavan të varur gipsi për të përmirësuar ndriçimin e zonave specifike nëpërmjet spoteve të dritës.

Komandimi i dritës. Përdorni sisteme kontrolli për të rregulluar intensitetin e dritës dhe për të krijuar atmosfera të ndryshme në periudha të ndryshme të ditës dhe për të kursyer energji.

Ndriçimi i rafteve. Ndriçimi i brendshëm i rafteve i bën gjërat më të lehta për tu parë, dhe gjithashtu mund të rrisë efikasitetin, për shembull kur kanatat e gjata janë të pajisura me një strukturë me shinë që tëhiqet.

Kini kujdes nga lartësitë. Për të krijuar hapësirë, duhet të ketë një largësi 75-80 cm midis banakut të një ishulli dhe pikës më të ulët të ndriçuesit.

Njihni përmasat tuaja. Zgjidhni ndriçimin e duhur bazuar në madhësinë e hapësirës – dhe rafteve – që po mbuloni. Shumë ishuj janë të ndriçuar nga dy ose tre drita të varura të vogla, por disa kërkojnë edhe katër ndriçuesa të vegjel (ose më pak drita të mëdha).

Ndriçoni murin. Në kuzhina me hapësira të mjaftueshme muresh, drita e fiksuar mund të vijë nga ndriçuesit mural.

Qendroni të fokusuar. Vendosni se ku dëshironi që mysafirët tuaj të shikojnë duke zgjedhur një pikë qendrore dhe duke e ndriçuar atë. Mos e drejtoni shikimin drejt një zone lavamani, për shembull, ku vizitorët mund të kenë një pamje të enëve të papastra. Një ndriçues i vetëm tërheqës që ka një pamje me shumë llamba, krijon një spot magjepsës me vetëm një pikë fokusi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8543″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”8541″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source: doimocucine.it[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment