Arkiva

International Architecture Competitions: Sustainable Design Concepts

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Konkurset me të cilët ne përballemi me sfida të reja dhe frymë konkurruese janë një mjet për të gjetur ide, për t’u marrë me sisteme inovative dhe rrjedhimisht për t’u zhvilluar personalisht në mënyrë më intensive. Në kontekstin e konkurseve ndërkombëtare, ne gjithashtu përballemi me kultura të reja dhe kështu hasim përkufizime dhe karakterizime të reja të arkitekturës dhe hapësirës.

Këtu ju prezantojmë tre konkurse të cilët bazohen në dizajnin kreativ dhe të qëndrueshëm, për të krijuar Shpirtin e një Vendi…

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kulla e Vrojtimit Kurgi

[/vc_column_text][vc_column_text]Për konkursin Kulla e Vëzhgimit Kurgi, pjesëmarrësit kanë për detyrë të projektojnë një kullë vrojtimi në majë të kodrës së fermës Kurgi. Ajo është pjesë e konceptit të ekoturizmit, duke u ofruar mysafirëve një strehë nga jeta e ngjeshur e qytetit, një mundësi për të gjetur harmoninë në pamjet spektakolare të natyrës dhe për t’u siguruar atyre përvoja terapeutike me kuajt. Dizajni duhet të jetë në përputhje me pamjen dhe qëllimin e Rezervës së Biosferës së Letonisë Veriore, e cila ka potencialin për t’u bërë një pikë referimi.

Data:

Ky konkurs është i hapur për të gjithë, arkitektët, studiot, studentët dhe gjithashtu entuziastët. Konkursi u hap më 7 Mars 2020 dhe regjistrimi mund të bëhet deri në 8 Gusht 2020. Ju lutemi vini re se ka një tarifë pjesëmarrjeje prej 140 dollar, për studentët 120 dollar. Dorëzimi i projektit është në 16 korrik 2020 (11:59 pm GMT + 0). Në 9 gusht 2020 do të shpallen fituesit. Një çmim në total prej 7 000 USD do t’i jepet 6 pjesëmarrësve ose skuadrave pjesëmarrëse dhe kostot e ndërtimit do të jenë të mbuluara. Për më tepër, do ë shpërndahen dhe 6 çmime nderi.

Më shumë informacione rreth konkursit dhe regjistrimit: beebreeders.com/architecturecompetitions/kurgitower[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12373″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Konkursi Jardin de Villars

[/vc_column_text][vc_column_text]Imagjinoni një klub rural me konceptin e mikpritjes eco-sustainable në Provence, në jug të Francës. Qëllimi i konkursit është që të zhvillohet një fushë golfi ekzistuese në një kopsht të lezetshëm, aromatik, ku rozmarina dhe trumza i japin lojtarëve dhe spektatorëve një mundësi për të ushqyer trupin dhe mendjen e tyre. Krijimi i kësaj atmosfere mahnitëse do të bëhet e mundur duke mbjellë një milion rozmarinë dhe tufat e trumzës përreth zonës së golfit. Duke kombinuar elementë të arkitekturës, dizajnin e peizazhit dhe natyrës, vendi u ofron vizitorëve përvoja holistike, autentike dhe mundësinë për t’u lidhur me vetveten dhe me natyrën.

Datat:

Ky konkurs është i hapur për të gjithë, arkitektët, kompanitë, studentët … Periudha e regjistrimit është nga 27 Prilli 2020 deri në 17 Maj 2020. Afati i paraqitjes së materialit është data 22 qershor 2020 dhe në 7 korrik 2020 do të shpallen fituesit. Një çmim total prej 20 000 EUR do t’i jepet 5 pjesëmarrësve ose ekipeve pjesëmarrëse. Të gjitha projektet fituese do t’i transmetohen revistave arkitektonike dhe faqeve të internetit.

Më shumë informacione rreth konkursit dhe regjistrimit: jardindevillarscontest.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12374″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Konkursi “Qyteti Puzzle & Puzzle Qyteti”

[/vc_column_text][vc_column_text]Transformimi i arkitekturës duhet të përgjigjet gjithmonë ndaj sfidave dhe ndryshimeve bashkëkohore. Ngjashmëritë befasuese të qyteteve moderne në të gjithë planetin dëshmojnë se është gjithnjë e më e nevojshme të merren parasysh ndikimet tek shoqëria dhe mjedisi. Për këtë konkursi i këtij viti në UIA HYP, me titullin ” Qyteti Puzzle & Puzzle Qyteti”, synon të kërkojë dhe të ndërtojë një hapësirë ​​njerëzore me Frymën e Vendit, të eksplorojë ide miqësore të qëndrueshme ndaj mjedisit dhe të integrojë konceptet krijuese me aftësitë themelore në projektimin arkitektonik. Vendi ndodhet në Yangliuqing (Kinë), një qytet tregtar me strategji novatore, pjesërisht primitive, pjesërisht futuriste, i cili gjithashtu do të kontribuojë si nxitje për prototipet e ardhshme urbane, duke zhvilluar mendime të mëtejshme të projektimit. Funksioni kryesor i zonës duhet të përqendrohet në Media dhe Kulturë, në të njëjtën kohë duke siguruar ndërtesa me përdorim të përzier dhe banim për rreth 8.000-32.000 banorë dhe hapësira të gjelbërta.

Datat:

Regjistrimi është i mundur deri në 30 gusht 2020 (24:00 pm GMT + 8) dhe dorëzimi i materialit deri në 20 shtator 2020 (24:00 pm GMT + 8). Në Tetor 2020, do të shpallen fituesit. Një çmim në total prej 140 000 RMB (afërsisht 21 000 dollar) do t’i jepet 12 skuadrave dhe shumë të tjerë do të marrin çmimin e nderit.

Më shumë informacione rreth konkursit dhe regjistrimit: hypcup.uedmagazine.net/?r=site&en=1[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12375″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment