Arkiva

Windows – The History

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Që në kohët më të hershme, drita ka qënë thelbësore për nevojat tona si njerëz. Drita u lejonte banorëve të kryenin më mire detyrat dhe të lëviznin brenda banesës së tyre duke i diktuar ciklin e ditës dhe kohën. Tashmë e kuptojmë sa e rëndësishme është drita për shëndetin emocional dhe mirëqënien.

Dritaret janë sytë e një ndërtese që lidhin botën e jashtme me të brendshmen, duke përcaktuar atmosferën e një dhome. Gjithashtu dritaret kornizojnë një pamje të bukur dhe krijojnë një portret piktoresk, i cili shërben si një sfond i aktiviteteve tona të përditshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14031″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Sipas poetes Emily Dickinson, dritaret e shtëpisë janë një portë lidhëse me botën e jashtme të ndaluar. Ajo rrallë herë largohej nga kopshti i saj në Masaçusets, duke u mbyllur në dhomën e saj të gjumit.
‘Unë nuk mund të shkoj tek miqtë e mi, siç bëjnë të tjerë’,  drejtuar një miku në 1859, “kështu vendosa të dyja duart në parvazin e dritares dhe po përpiqem të imagjinoj se si zogjtë fluturojnë, i imitoj dhe dështoj.“[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]”Dritaret janë sytë e ndjeshëm të shtëpisë, të cilat vëzhgojnë botën dhe observojnë vizitorët“, shkroi Juhani Pallasmaa. “Duke parë dritaren, dhe kështu duke lidhur dy mbretëritë, të brendshmen dhe të jashtmen, ajo e shndërron imazhin në një përvojë autentike arkitekturore.
Për Pallasmaa, Gruaja e Caspar David Friedrich në një dritare (1822) është “një mësim” fantastik për arkitektët.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14032″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Dritaret janë një nga elementët më të rëndësishëm të veshjes termike të një ndërtese; duke siguruar estetikë, duke ofruar dritë, duke ndihmuar kontrollin e tingullit dhe duke shërbyer si një mjet i ventilimit natyror.

Dritarja është regjistruar për herë të parë në fillim të shekullit XIII, dhe fillimisht iu referua një vrime pa xham në çati. Historia e dritareve është ngulitur në historinë e arkitekturës dhe dizajni i tyre evolucionar është një faktor i vlefshëm jo vetëm për zhvillimin arkitektonik, por edhe për zhvillimin e inkuadrimit të materialeve  dhe prodhimit të qelqit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14074″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në Angli, para shekullit të 16-të, shumica e dritareve ishin prej guri ose druri. Më pas dritaret u bënë më të mëdhaja, dhe familjet e shtresës së lartë përdorën madhësinë e dritares dhe ekstravagancën si një mjet për të shfaqur pasurinë e tyre.

Në Evropën e shekullit të 17-të, Rilindja Italiane pati një ndikim të fortë në formën e dritares; një qasje që do të bënte rrugën e saj drejt Anglisë. Dritaret u bënë më të gjata se sa të gjera dhe shpesh ndaheshin në katër pjesë nëpërmjet një ndarje gjatësore (mullion) dhe tërthore (transom). Ndërsa kornizat e drurit hynë në modë, mullion dhe transom u bënë më të ngushta dhe gjatë shekullit të 18 madhësia e dritares u bë më e standardizuar.

Shekulli XIX solli me vete disa eksperimente në përpjekje për t’u larguar nga format e thjeshta të stilit kuadratik. Kjo përfshinte dritare të ngushta që shpesh përbëheshin me xham me ngjyrë. Kornizat me shkëlqim gjithashtu morën një formë të lakuar për të imituar dizajnin gotik.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14075″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

“Dritarja me shirita” e Le Corbusier

“Dritarja me shirita” është një term i krijuar së pari nga Le Corbusier në vitet 1920 në Five Points of a New Architecture. Sipas përcaktimit të tij, dritaret me shirita janë çarje horizontale në të gjithë fasadën që lejojnë hapësirat e brendshme të ndriçohen në mënyrë të barabartë. Këto dritare, jo vetëm që lejojnë që dhomat të zhyten në dritë, por ato gjithashtu krijojnë pamje të panumërta të mjedisit përreth. Sot, dritaret me shirita janë bërë tipare mjaft të zakonshme në ndërtesat bashkëkohore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14078″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Kopshti i zbukuruar i shtëpisë së Luis Barragán në Mexico City (1948) duket se depërton në dhomën e ndenjes me lartësi të dyfishtë përmes dritares së tij të madhe, më shumë si një mur xhami i pakornizuar.

Nga ana tjetër, Lina Bo Bardi ishte e irrituar për shkak se pemët që mbolli rreth kopshtit Casa de Vidro (1951) nuk u rritën aq shpejt sa duhej për të mbulur kornizën e dukshme të dritareve të saj. “Kjo rezidencë paraqet një përpjekje për të arritur një bashkim midis natyrës dhe rendit natyror të gjërave“, shkroi Bo Bardi.

‘Kërkoj ta respektoj këtë rregull natyror, me vetëdije, dhe nuk më ka pëlqyer kurrë shtëpia e mbyllur që i frikësohet stuhisë, shiut dhe gjithë njerëzve’.

Dritarja zbut kufirin midis hapësirës brenda dhe asaj jashtë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14033″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]DRITARJA ËSHTË SHENJA E JETËS

Pierre von Meiss thotë se “Një dritare është shenjë e jetës. Është e pakëndshme të jesh në një shtëpi që kufizon një rrugë publike pa dritare fare në rrugë. Dritarja, si sytë e një ndërtese, i lejon banorit të vështrojë botën e jashtme në fshehtësi dhe kjo mundëson që njerëzit të mund bashkëveprojnë vizualisht, gjë që gjallëron gjendjen shpirtërore të njeriut.”
Pa një dritare rruga duket e shurdhër dhe e frikshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14034″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment