Arkiva

Wood Tales by Ervin Bërxolli

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Materialet e gjalla siç është druri në ambientet e brendshme, na sjellin gjithnjë e më pranë me ndikimin e ngrohtë të natyrës dhe e lënë jashtë zhurmën e qytetit. Edhe një element sado i vogël druri krijon një kornizë perfekte për një kënd që ka në qendër idenë e afrisë me botën natyrore në çdo hapësirë personale. E gjejmë veten në kërkim të produkteve sa më origjinale, autentike por edhe ekologjike, që nuk dëmtojnë mjediset tona dhe mbi të gjitha janë të krijuara pa mbetje. Po nëse bashkë me të gjitha këto karakteristika vjen një element dizajni, i ndërtuar me imtësinë e çdo linje? Sot duam t’ju sjellim krijime të mbushura me ndjeshmëri, histori druri, nga një artist që e takojmë në mes të zhurmës së kryeqytetit. Ervin Bërxolli, fotograf në profesion, por me përkushtim dhe dëshira të orientuara në dizajn. Pasioni i tij është mishëruar në një seri ndriçuesish të veçantë të ndërtuar me dru të seleksionuar, të gjetur, të rimarrë apo të ricikluar, të cilët vijnë prej tij me një dizajn të paimitueshëm.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”14783″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ti ke patur në qendër të krijimeve të tua, qofshin foto, piktura apo instalacione të ndryshme, gjithnjë elementet e natyrës. Më pas vjen kërkimi yt mbi drurin, nga lind ky pasion?

[/vc_column_text][vc_column_text]Thikë zviceriane, pushime në Jalë duke bërë varëse çelësash dhe llulla duhani. Ky është skenari, nga aty dëshira zbuloi vetveten. Nisa ta punoja drurin gjatë pushimeve të verës derisa kurioziteti nisi të më shtynte të kërkoja më tej, artistë dhe dizajner, krijues që përdornin këtë material në veprat e tyre. Dëshira dhe frymëzimi prej tyre ushqeheshin bashkë çdo ditë dhe kisha padurim të nisja të punoja si ata, por mundësitë në kohë dhe pajisje më kufizonin. Derisa ideja lindi me dritën e parë, ndriçuesin e parë e skicova dhe ndërtova me burimet e limituara që kisha, kështu zbulova si t’i kaloj në krahun tim. Punoja në tarracën time me mjete të vogla që me mundësonin të respektoja detajet e vetë pjesës së drurit që gjeja me shumë pak ndërhyrje në formë, për t’i dhënë asaj jetë sërish.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14784″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Cilën teknikë përdor për përpunimin e drurit?

[/vc_column_text][vc_column_text]Teknika për mua lind me prekjen me formën. Të përdorim fjalën ‘teknikë’ krijojmë një lloj miti për të etiketuar një veprim ndoshta pak mekanik, që imagjinohet kur mendohet për procesin e krijimit të një pjese dizajni. Në këtë rast, asnjë veprim nuk është kaq mekanik, prandaj teknika bëhet e parëndësishme. Procesi nuk është teknik, por është i gjithi ndjesor, shpirtëror. Unë e kam e nisur vërtetë me një thikë zviceriane, sot kam mundur të pajisem me disa mjete të tjera që më mundësojnë këto realizime më të sofistikuara. Teknika pra nuk është e përcaktuar, hiqen vetëm gjërat e tepërta, si të thuash pjesët e dëmtuara ose “të papastra” në konceptimin e imazhit të saj në dizajn, për të arritur tek esenca e pastër.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14786″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ku e gjen materialin bazë?

[/vc_column_text][vc_column_text]Mesa jemi në dijeni, ti e gjen atë në natyrë dhe pastaj e gdhënd.
Të ngacmon ajo që gjen, apo e ke në mendje se çfare do të krijosh  dhe më pas transformon materialin e gjetur? Mmm.. ajo që ke në mend me atë që ti gjen përputhen shumë pak dhe thuajse gjithmonë forma e objektit që krijohet në fund ndryshon në mendjen tënde disa herë, derisa ti bie në dakortësi me formën finale. Pavarësisht mendimit dhe imagjinatës, puna zbulohet duke e bërë, duke e zhvilluar. Shumë shpesh nuk e kontrollon dot, çdo ndërhyrje e tepërt i ndryshon kuptimin dhe origjinën, ndaj unë mundohem të mbaj lidhjen time fillestare, atë të të krijuarit duke e dëgjuar formën dhe lëvizjet e saj. Pjesa më e madhe e krijimit mbështetet në pyetjen: “Po sikur?”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14788″ img_size=”full”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14787″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Koka e ndriçuesve, si realizohet? 

[/vc_column_text][vc_column_text]Ndriçuesit deri tani janë të ndarë në dy momente që lidhem me kokat. Në fazën e parë kur ende nuk kisha ambientin dhe mënyrën për ta realizuar personalisht, atëherë isha në marrëdhënie me një artizan që realizonte kokat, pasi zgjidhnim me kujdes materialin dhe dimensionet. Të dyja këto kanë qenë elemente shumë thelbësore për t’i qëndruar formës së ngrohtë që unë kërkoja. Doja diçka që të ishte e pastër si drita që kërkojmë kur rrekemi në shtëpi dhe duam të shlodhemi, apo të shkruajmë apo edhe thjesht të mendojmë. Jam konsultuar me shumë persona që vlerësoj dhe që kanë një marrëdhënie të veçantë me ambientet e veta të frymëzimit, duke provuar të gjeja edhe të bardhën perfekte për to.

Pjesa më e vështirë në disa nga ambientet e jetesës sonë në kryeqytet është pikërisht drita. Shumë shpesh ajo natyrale mbulohet nga ndërtesa të tjera, kthehemi të ngarkuar në dhomat tona dhe unë vetë kërkoja që dizajni im të përfshinte edhe këtë qetësi, ndaj kam kërkuar atë që për mua është më e vështira për t’u realizuar, thjeshtësinë.

Faza e dytë, është faza e krijimit të kokave përmes letrës veline dhe kallamave ose shkopave të bamboo-së. Ato kanë forma lulesh dhe organike. E preferuara ime momentalisht është ajo që i ngjan një luleje me petale të mbyllura, me kokën e varur e të përgjumur. Më pëlqen të përdor akrilikun për t’i ngjyrosur letrën që krijon një efekt shumë natyral mbi ngjitjet saj dhe sfumime ngjyre.

Ideja e ndryshimit të kokave, ka qenë që prej fillimit si një lloj tranzicioni i dizajnit dhe i materialeve. Koha e përkushtimit është shumë më e gjatë dhe frymëmarrjet shumë shpesh pezull në çdo copëz letre dhe shkopi. Çdo sfumaturë ngjyre është një vizatim i ndryshëm dhe gjithashtu edhe kurvaturat. Po them që kjo mënyrë është një gjuhë tjetër.

Në fakt do më pëlqente që t’i quaja gjuhë të ndryshme dhe jo faza…[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14789″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Sa kohë të duhet për realizimin e një ndriçuesi?

[/vc_column_text][vc_column_text]Kjo varet nga kërkimi im për të gjetur raportin ideal midis materialeve dhe formave. Ka akoma pjesë me të cilat po merrem që prej fillimit, dhe për to nuk ka kohë të përcaktuar. Një ndriçues mbaron atëherë kur sapo i ndez dritën më jep një ndjesi të fortë përmbushjeje.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ku mundet t’i gjejmë krijimet e tua?

[/vc_column_text][vc_column_text]Do të doja të kisha duruar t’i mbaja të fshehta deri për ekspozitën që dua të mendoj se vjen shumë shpejt, por jam edhe i lumtur të them se disa ndriçues, prej pak kohësh ndodhen tek Hoda – House of Design, tek Kalaja e Tiranës ndërsa të tjera në tarracën dhe punishten time.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Çfarë i bën kaq të veçantë këta ndiçues?

[/vc_column_text][vc_column_text]Ke parë të tjerë si ata? (qesh…) Dua të them se sot është shumë e vështirë të krijosh dhe ruash një apo disa veçanti, por duhet thënë edhe se në dizajn ekziston mundësia të projektohen produkte për një treg shumë industrial. Të menduarit për pjesë unike në art dhe dizajn, janë procese që bazohen vetëm në eksperimentim, në gjetjen e formave të reja, dialekteve të reja të drurit. Në rastin e parë këto janë të kufizuara nga kërkesat industriale dhe sasiore, ndërsa në të dytin janë pjellë e një rrugëtimi personal. Dhe kur vijmë tek personalja, kemi të drejtë të mendojmë se është e veçantë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14791″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14790″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Në çfarë çmimi varion një ndriçues i punuar nga ty?

[/vc_column_text][vc_column_text]Unë nuk jam i mirë me numrat (qesh…) Është gjithmonë e vështirë, për mua të paktën, të vendosësh një çmim kur pjesa nuk përfshin, për shembull, atë që rëndom quhet ‘hak pune’.  Për të evituar këtë vështirësi, kam zgjedhur që çmimin t’ua vënë personat që më mbështesin dhe ndihmojnë në këtë. Pra, mund të zgjedhësh një, dhe ta zbulosh vetë![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

E ke menduar bashkëpunimim me arkitektë, duke qenë se produktet e tua lehtësisht mundet të jenë një element i rëndësishëm në një interier?

Po, patjetër do ta dëshiroja, sidomos nëse krijimtaria do të arrinte sot të vendoste në hije pinterest-in dhe materialet e gatshme, për t’iu afruar sa më shumë idesë së dikurshme të asaj çfarë quhej dizajn.

 

Çfarë mundet të realizosh me ta?

Me këtë dizajn mund të realizosh kënde të çfarëdolloj stili, është një stil pa-stil.

 

Si do e përshkruaje një nga këto krijime?

Do ta përshkruaja si një përrallë, si një histori, prandaj e kam quajtur edhe Wood Tales.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14792″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”14793″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]