Arkiva

HIGHLIGHT: YVONNE FARRELL & SHELLEY MCNAMARA

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]Në datën 3 Mars, Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara u nderuan me çmimin Pritzker të arkitekturës së këtij viti. Të dy arkitektet nga Irlanda, bashkë-themelueset e Grafon Studio në vitin 1978 në Dublin, arkitekte dhe mësuese që prej vitit 1970, bindën jurinë me një numër të madh projektesh duke përfshirë objekte arsimore, strehimi dhe social kulturore.

Ato janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me vendasit dhe të ndjeshme ndaj historisë së mjedisit, gjuhës së arkitekturës, klimës dhe natyrës, gjë që rezulton  në një  arkitekturë e cila  respekton frymën(shpirtin) e vendit duke e pasuruar atë. Ndërsa ruajnë origjinalitetin e tyre arkitektonik, secili projekt i përgjigjet në mënyrë individuale secilës detyrë projektimi.

“Arkitektura mund të përshkruhet si një nga aktivitetet kulturore më komplekse dhe të rëndësishme në planet,” thekson Farrell. “Të jesh arkitekt është një privilegj i madh. Të fitosh këtë çmim është një dëshmi e mrekullueshme e besimit tonë në arkitekturë. “-Yvonne Farrell[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”10952″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kampusi Universitar UTEC Lima, Peru 2015

[/vc_column_text][vc_column_text]Një karakteristikë e veçantë për vendin ku ndodhet Kampusi Universitar UTEC janë shkëmbinjtë e pjerrët të cilët formojnë një vijë midis qytetit dhe detit. Zona e projektit ndodhet midis një autostrade dhe një zone banimi. Farrell dhe McNamara, të magjepsura nga konteksti gjeografik si dhe me  synimin për  t’iu përgjigjur kontekstit urban, projektuan një ndërtesë vertikale dhe të shkallëzuar, e cila shfaq prezencën e saj ndërmjet  fasadës veriore, përballë autostradës. Struktura e ndërtesës krijon volume të shkallëve të ndryshme të cilat krijojnë një tranzicion midis objektit dhe shkallës njerëzore. Hapësirat ndërmjetese të strukturës lejojnë ftohjen natyrale të saj nga  flladi i oqeanit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10953″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Universiteti Toulouse 1 Capitole, Shkolla e Ekonomise, France 2019

[/vc_column_text][vc_column_text]Qyteti i Toulouse karakterizohet nga urat e shumta, muret e qytetit, shëtitoret dhe kullat prej guri.
Arkitektura e Universitetit ri-interpreton këtë veçori karakteristike të tij. Strukturat mbështetëse prej  tulle, pasazhet ,rampat dhe oborret, krijojnë një larmi hapësirash, të ndërmjetjme njëkohësisht, në të gjitha nivelet. Ndërtesa është e organizuar në mënyrë të tillë që siguron kushte optimale të punës përmes dritës natyrale dhe ventilimit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10956″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Zyrat e Departamentit të Financës Dublin, Irland 2009

[/vc_column_text][vc_column_text]Koncepti themelor i ndërtesës së zyrave të Departamentit të Financave në Dublin është rrënjosur në kontekstin e saj urban, frymëzuar nga cilësitë e veçanta të parkut publik dhe elementëve të tjerë të rëndësishëm të zonës. Ajo i përket një tradite të ndërtesave në Dublin, ku ndërtesa të rëndësishme përjetojnë ndryshime dramatike në shkallë, në nyjet kryesore të peizazhin të qytetit. Ndërtesa e zyrave, me dritaret e saj panoramike në të gjitha anët, mund të përfitojë gjatë sezoneve nga dielli irlandez dhe prandaj qëndron jashtë kontekstit urban ku ndodhet.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10959″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Universiteti Luigi Bocconi Milan, Itali 2018

[/vc_column_text][vc_column_text]Dy arkitektet  patën synim të projektonin Universitetin Luigi Bocconi në brendësi te shkallës urbane. Për shkak të vlerës së tij kulturore, ato konceptuan hollin e ndërtesës si një lidhje midis qytetit dhe universitetit. Kjo hapësirë tranzite përfaqëson sallën publike të auditoriumit të madh të universitetit, krijuar nga volumi i “zhytur”  i auditoriumit, por që lidhet me qytetin nga një fasadë e gjerë xhami.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10954″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Instituti Mines-Telecom Paris-Saclay, Francë 2019

[/vc_column_text][vc_column_text]Kampusi Universitar i Institutit Miniera-Télécom përbëhet nga oborre dhe salla që lidhen dhe mbivendosen me njëra-tjetrën. Klasat për aktivitete shkollore, zyrat e profesorëve dhe të drejtorëve janë vendosur rreth këtyre hapësirave të hapura. Gjuha e kësaj arkitekture  i referohet një prej institucioneve tradicionale arsimore si Universiteti i Harvard-it apo Universiteti i Oxford-it.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10957″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Instituti Urban i Irlandës, Dublin 2002

[/vc_column_text][vc_column_text]Ndërtesa përbëhet nga dy shtresa të cilat kombinohen për të formuar një rrjet hapësinor, i njëjtë me ‘Tartanin’, ose tekstura e njohur skozece  me kuadrata. Shtresa e katit përdhe, e lartë në dy kate, zhvillohet në drejtimin lindje-perëndim, duke krijuar hapësira  intimite. Ndërkohë, ‘Shtresa e qiellit’ e dritave të çatisë funksionon në drejtimin e kundërt, veri-jug,  duke sjellë bashkë vizualisht dhe volumetrikisht  hapësirat së bashku dhe duke përmbysur butësisht kërkesat për zonim, të domosdoshme  në detyrën e projektim. Ky tension – midis dy shtresave- rezultoi  në një  kompleksitet hapsinor befasues.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10958″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: pritzkerprize.com & graftonarchitects.ie[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]