Arkiva

HIGHLIGHT: REIULF RAMSTAD

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Reiulf Ramstad është një arkitekt norvegjez, i diplomuar në Arkitekturë në Institutin Universitar të Arkitekturës në Venecia, Itali. Ai themeloi Reiulf Ramstad Architects (RRA) në 1995 në Oslo, Norvegji, në mënyrë që të krijonte një studio arkitekturore e cila do të shndërronte hulumtimet konceptuale dhe njohuritë praktike në forca lëvizëse të një dizajni të qëndrueshëm. RRA njihet për arkitekturën e guximshme, të thjeshtë dhe inovative, me një lidhje të fortë me kontekstin skandinav dhe peizazhin mbresëlënës skandinav në veçanti.

Reiulf Ramstad Architects (RRA) është një firmë e pavarur arkitekturore me bazë në Oslo. Studioja ka një qasje të fortë konceptuale, e kombinuar me përvojën e projekteve të realizuara më parë. Objektet e RRA variojnë nga banesa private në vepra të mëdha qytetare, siç janë shkollat, restorantet, stacionet tranzite publike, muzetë dhe rrugët turistike. Duke përdorur materiale biomimetike dhe natyrore, qëllimi kryesor i studios është të krijojë ndërtesa unike që rrjedhin nga të menduarit logjik dhe vendimmarrja.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12227″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Rruga Kombëtare Turistike Selvika, 2012

[/vc_column_text][vc_column_text]I vendosur në veriun ekstrem të Norvegjisë, në një peizazh pothuajse hënor në bukurinë e tij të paqartë dhe të shkretë, objekti i këtij projekti është mjaft i thjesht për tu veçuar dhe për të zmadhuar përvojën e ecjes nga rruga për në bregdet, në këtë vend shumë të veçantë. Koncepti i përgjithshëm ishte krijimi i një detaji njerëzor në mes të pafundësisë së peizazhit, që është po aq i përkohshëm sa vetë peizazhi dhe që sjell vëmendjen në marrëdhënien midis kohëzgjatjes së përvojave dhe madhështisë së rrethanave hapësinore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12226″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kopshti Fagerborg, 2012

[/vc_column_text][vc_column_text]RRA projektoi një kopsht të ri për Kongregacionin Fagerborg në qendër të qytetit Oslo. Zona kishte shumë tipare të trashëgimisë kulturore që mund të merreshin në konsideratë në zhvillimin e projektit. Ajo karakterizohet nga ndërtesa banimi të ndërtuara midis viteve 1900 dhe 1950, por autoritetet vendore kërkonin që kopshtit t’i jepej një shprehje bashkëkohore. Vendndodhja e kopshtit në mes të një parku të vogël të qytetit, bën që të krijohet një zonë në natyrë që e mbron atë, si një kopsht i mbyllur. [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12228″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia në mal, 2013

[/vc_column_text][vc_column_text]

Kjo shtëpi pushimi ka një pamje të qartë dhe të pastër. Vëllimi i saj përbëhet nga një krah kryesor, që ka kryesisht dhoma gjumi, i cili përshtatet natyrshëm me terrenin dhe që ndahet në dy degë me zonat e jetesës. Ndryshimet në program dhe krijimi i niveleve të ndryshme lejojnë që kjo pjesë e ndërtesës të përshtatet me pjerrësinë e territorit. E veshur me të njëjtin material druri në të gjitha muret e jashtme dhe në çati, shtëpia e pushimit unifikohet si një strukturë.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12229″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kisha e Knarvik, 2014

[/vc_column_text][vc_column_text]Kisha e Knarvik mban një pozicion të rëndësishëm si promovuese kulture dhe përcjellëse e mesazheve të komunitetit kristian në ditë festash dhe në jetën e përditshme. Kisha do të ofrojë një kornizë për një mjedis të sigurt dhe njëkohësisht do të jetë një platformë për zhvillimin kulturor, artet dhe muzikën në komunitet. Kisha është përshtatur me kujdes me terrenin dhe është dimensionuar për të respektuar dhe përzier në mënyrë harmonike bimësinë, topografinë dhe cilësinë hapësinore të peizazhit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12230″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qendra Norvegjeze e Alpinizmit, 2016

[/vc_column_text][vc_column_text]Qendra Norvegjeze e Alpinizmit është e ankoruar në një zonë me interpretim inovativ të dimensioneve fantastike të natyrës dhe përvojës dramatike të alpinizmit. Dizajni i ndërtesës bazohet në funksionin e saj si një qendër alpinizmi dhe vend grumbullimi për vendasit dhe vizitorët. Kjo i siguron strukturës një vëllim karakteristik që komunikon përmbajtjen e saj me shprehje gjeometrike emocionuese dhe unike.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12231″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kompleksi i Banimit Mandal, 2016

[/vc_column_text][vc_column_text]Projekti i kompleksit të banimit përgjatë bregut në Mandal, Agder, Norvegji është ikonik me format e tij unike të çative dhe detajet minimale të dritarve. Ai njëkohësisht evokon karakterin e ambjentit vendas, duke u frymëzuar nga karakteri unik i Mandalit: takimi midis konstruksionit të drurit dhe detit të hapur. Arkitektura e kompleksit është bazuar në traditat vendase të ndërtimit, por me një interpretim të ri dhe modern.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12232″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu Folklorik Romsdal, 2016

[/vc_column_text][vc_column_text]Kompleksi muze i Romsdal është bërë një atraksion arkitektonik dhe një pikë referimi e çmuar që mishëron historinë dhe identitetin e një rajoni të tërë. Synimi ishtë që struktura të përcjelljë kuptimin dhe funksionin e saj përmes pamjes arkitektonike dhe përdorimit të materialeve specifike për vendin. Gama e perspektivave dhe veprimtarive që ofron kompleksi ka siguruar një audiencë të gjerë, me muzeun tashmë, duke u bërë një qendër e gjallë për eksplorimin e historisë së rajonit, kulturës bashkëkohore dhe madje edhe të ardhmes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12233″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source & Images: reiulframstadarchitects.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]