Arkiva

HIGHLIGHT: RCR ARQUITECTES

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]Rafael Aranda (1961), Carme Pigem (1962) dhe Ramon Vilalta (1960) përfunduan studimet për arkitekturë në Shkollën e Arkitekturës në Valles në 1987, dhe themeluan studion e tyre, RCR Arquitectes, në qytetin e tyre të lindjes Olot, në provincën spanjolle të Girona, vitin që vijoi.

Punimet e tyre, në mënyrë të admirueshme dhe poetike, përmbushin kërkesat tradicionale të arkitekturës për bukurinë fizike dhe hapësinore së bashku me funksionin dhe zejtarinë, por ajo që i veçon është qasja e tyre për të krijuar ndërtesa dhe vende që janë lokale dhe universale në të njëjtën kohë. Procesi që ata kanë zhvilluar është një bashkëpunim i vërtetë në të cilin as një pjesë ose një projekti i tërë nuk mund t’i atribuohet vetëm njërit prej partnerëve. Qasja e tyre krijuese është një ndërthurje e vazhdueshme e ideve dhe dialogut të vazhdueshëm.[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”8584″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Të gjitha veprat e tyre kanë një ndjenjë të fortë për vendin dhe janë të lidhura fortë me peizazhin përreth. Kjo lidhje vjen nga të kuptuarit – historia, topografia natyrore, zakonet dhe kulturat, ndër të tjera – dhe nga vëzhgimi dhe përjetimi i dritës, hijes, ngjyrave dhe stinëve. Vendosja e ndërtesave, zgjedhja e materialeve dhe gjeometria e përdorur, kanë për qëllim që gjithmonë të nxjerrin në pah kushtet natyrore dhe t’i tërheqin ato në ndërtesë. Kantina Bell-Lloc (2007), në qytetin Palamós, afër Girona, Spanjë, për shembull, një ndërtesë e ngulitur në tokë, ka të bëjë me tokën që prodhon rrushin, bodrumet e ftohta të errëta të nevojshme për vjetërsimin e verës. Përdorimi i gjerë i çelikut të ricikluar bashkon ndërtesën me tokën dhe çarjet midis pllakave të çelikut lejojnë që të futet drita.

Arkitektët kanë ndërtuar gjithashtu një kuti të mbështjellë prej çeliku, me cepa këndor dhe skajet e hapura, mbi një shesh të vendosur midis dy strukturave të vjetra, për të formuar një hapësirë ​​publike të mbyllur për aktivitete teatrale, La Lira Theater, (2011).[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8585″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”8586″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Struktura Marquee (2011), duke krijuar një hapësirë ngrënieje dhe eventesh në natyrë në Les Cols Restorant në Olot, është një tjetër shembull i bashkimit të peizazhit dhe materialeve minimale moderne për të krijuar një vend të dobishëm dhe të popullarizuar. Hapësira përshtatet mirë në një luginë të gdhendur në peizazh nga arkitektët. Muret e forta prej guri vullkanik mbajnë një peshë të lehtë dhe çatia polimere transparente mbron ambjentin kundër shiut dhe diellit. Mobiljet dhe “perdet” vertikale të varura që ndajnë hapësirën, janë gjithashtu prej plastike të pastër, e cila i jep theksin ushqimit, festave dhe ambientit natyror.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8587″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në vepra të tjera, siç është zyra e tyre (2007), një fonderi e vjetër e ndërtuar në fillim të shekullit të 20-të, një përzierje e të kaluarës dhe të tashmës, është risjellë në një mënyrë më të menduar, të qartë dhe respektuese. Ashtu siç eksterieri dhe interieri janë të ndërthurur ngushtë në veprat e tyre, po kështu janë dhe e reja dhe e vjetra. E gjithë ndërtesa origjinale industriale e dobishme, mbeti “siç ishte”. Duke shtuar element të rinj vetëm aty ku ishte e nevojshme dhe me materiale të ndryshme, arkitektët demonstrojnë dashurinë e tyre për traditën dhe inovacionin. Ndërtesa përfundimtare, të cilën ata e quajnë Laboratori Barberí, përbëhet nga hapësira të larmishme, fleksible dhe shumë funksionale. Ndërsa Rafael Aranda, Carme Pigem dhe Ramon Vilalta kanë një sens të thellë dhe njohuri rreth historisë, ata përdorin materiale dhe ndërtim modern, për të krijuar hapësira që nuk mund të ishin krijuar më parë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8588″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Komuniteti është një fjalë tjetër që të vjen në mend kur flasim për veprat e Aranda, Pigem dhe Vilalta. Në të dyja veprat shumëngjyrëshe ( kopsht dhe çerdhe) në Besalú, Girona, Kopshti El Petit Comte (2010) dhe Biblioteka Sant Antoni – Joan Oliver, Qendra e Qytetarëve të Vjetër dhe Kopshtet Cándida Pérez në Barcelonë (2007), ata që do të popullonin këto ndërtesa ishin prioriteti i arkitektëve . Është e qartë kur shihni ngjyrat e shumta të tubave që përcaktojnë pjesën e jashtme të shkollës, se ato janë për kënaqësinë, krijimtarinë dhe fantazinë e fëmijëve. Biblioteka, një punë e fituar përmes një konkursi, siç janë shumë prej projekteve të RCR-së, ndodhet brenda strukturës së një blloku ekzistues të qytetit, është një tipologji e nevojshme në këtë pjesë të ngarkuar të Barcelonës. Biblioteka gjithashtu vepron si një hyrje e një oborri të brendshëm. Qendra e qytetarëve të moshuar shikon nga kjo hapësirë ​​ku fëmijët, vizitorët e bibliotekës, fqinjët dhe të moshuarit mund të bashkëveprojnë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8589″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”8590″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Arkitektët kanë trajtuar vepra të rëndësishme edhe jashtë shtëpisë së tyre në Kataloni. Ata kanë ndërtuar në Belgjikë dhe Francë. Muzeu Soulages (2014) në Rodez, Francë, për shembull, strehon veprat e piktorit abstrakt Pierre Soulages dhe formon një simbiozë me artistin, i cili duket sikur pikturon me dritë. Kjo ndërtesë prej çeliku dhe kantierë gjeometrikë të fortë, duket se nuk e përfill gravitetin dhe si shumë nga veprat e tjera të tyre, është në dialog me peizazhin. Arkitektët kanë kërkuar të krijojnë “një hapësirë sa më afër natyrës, duke rritur ndjenjën tonë se ne jemi pjesë e saj”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8591″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Çdo ndërtesë e krijuar nga këta arkitektë është e veçantë dhe pa kompromis me kohën dhe vendin ku ndodhen, siç janë Rural House (2007) dhe Row Houses (2012). Punimet e tyre janë gjithmonë fryt i bashkëpunimit të vërtetë dhe në shërbim të komunitetit. Ata e kuptojnë se arkitektura dhe rrethinat e saj janë të ndërthurura ngushtë dhe e dinë që zgjedhja e materialeve dhe funksioni i ndërtesës janë mjete të fuqishme për krijimin e hapësirave të qëndrueshme dhe domethënëse. Për këto arsye, të ilustruara në të gjithë punën e tyre të ndërtuar, dhe për aftësinë e tyre për të shprehur lokalitetin, por edhe universalitetin, duke na bashkuar me njëri-tjetrin përmes arkitekturës, Rafael Aranda, Carme Pigem dhe Ramon Vilalta iu është dhënë çmimi i Arkitekturës Pritzker në 2017.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8592″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”8593″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source: pritzkerprize.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment