Arkiva

HIGHLIGHT: PETER ZUMTHOR

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Peter Zumthor (lindur më 26 prill 1943) është një arkitekt zviceran, puna e të cilit përshkruhet shpesh si e patundshme dhe minimaliste. Ai themeloi studion e tij Peter Zumthor & Partner në 1979. Megjithëse menaxhonte një firmë relativisht të vogël, ai fitoi çmimin Pritzker 2009 dhe Medaljen e Artë Mbretërore RIBA 2013. Puna e Zumthor u rrit me një ritëm të shpejt dhe ai filloi të punonte me më shumë projekte ndërkombëtare. Zumthor ka dhënë mësim në Institutin e Arkitekturës së Kalifornisë Jugore në Los Angeles (1988), Universitetin Teknik të Mynihut (1989), Universitetin Tulane (1992) dhe Shkollën e Dizajnit të Harvardit (1999). Që nga viti 1996, ai është profesor në Accademia di Architettura di Mendrisio. Më poshtë ju prezantojmë me disa nga punët e tij më të mira.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”10583″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kapela e Shën Benediktit, 1988

[/vc_column_text][vc_column_text]Eksterieri modest i kapelës në shkallë humane përfaqëson bukurinë dhe thjeshtësinë e veprave të Zumthor, ndërsa interieri tregon mjeshtrinë e tij të pashembullt. Kapela është ndërtuar në fshatin e vogël të Sumvitg, Zvicër pas një orteku të vitit 1984, që shkatërroi kishën e stilit barok të fshatit. Vendi kodrinor i kapelës se re, i cili ofron pamje mahnitëse malore, është i rrethuar nga një pyll për t’u mbrojtur ortekët e mundshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10584″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Banja termale Vals, 1996

[/vc_column_text][vc_column_text]Peter Zumthor u zgjodh si arkitekti i banjave termale Vals, pavarsisht numrit të kufizuar të punëve të tij në atë kohë. Objekti është ndërtuar midis viteve 1993-1996. Banjat u dizajnuan në mënyrë të tillë që të dukeshin sikur kanë qenë aty para kompleksit të hotelit, sikur të ishin shpella ose struktura të ngjashme me guroret. Kjo është veçanërisht e dukshme nga tarracat prej bari të banjove, të cilat ngjasojnë me themelet e një vendi arkeologjik, dhe zbulojnë formën e dhomave të ndryshme të banjove që ndodhen poshtë, gjysmë të varrosura në faqen e kodrës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10585″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu Kolumba, 2007

[/vc_column_text][vc_column_text]Zumthor, vazhdimisht i ndërgjegjshëm në përdorimin e materialeve, dhe konkretisht në detajet e ndërtimit të tyre, ka përdorur tulla gri për të bashkuar fragmentet e shkatërruara të territorit. Këto fragmente përfshijnë pjesët e mbetura të një kishe gotike, gërmadha guri nga periudha romake dhe mesjetare, dhe kapelën e arkitektit gjerman Gottfried Böhm, e vitit 1950, për “Madonna of the Ruins”. Fasada me tulla gri integron mbetjet e fasadës së kishës në një pamje të re për muzeun bashkëkohor. E artikuluar me perforime, puna me tulla lejon dritën difuze të mbush hapësirat specifike të muzeut. Ndërsa stinët ndërrohen, “drita e larmishme zhvendoset dhe luan përmes rrënojave”, duke krijuar një mjedis paqësor gjithnjë në ndryshim.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10597″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kapela fushore Bruder Klaus, 2007

[/vc_column_text][vc_column_text]Për të projektuar ndërtesa me një lidhje delikate me jetën, duhet menduar në një mënyrë që shkon përtej formës dhe ndërtimit. Ky koncept tingëllon i vërtetë në dizajnin e Peter Zumthor të kapelës fushore Bruder Klaus, ku një interier mistik dhe intim që ju fton të reflektoni, maskohet nga një eksterier drejtkëndor shumë i ngurtë. Ndjenja shumë të çuditshme dhe reflektuese, që bëhen të pashmangshme në takimin e dikujt me kapelën, e bëjnë këtë ballafaqim një nga pjesët më të jashtëzakonshme të arkitekturës fetare deri më sot.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10587″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpitë e Leis (Shtëpi pushimi të Zumthor), 2009

[/vc_column_text][vc_column_text]Peter Zumthor ka ndërtuar tre shtëpi druri, Oberhus, Unterhus dhe Türmlihus, për të dhe gruan e tij Annalisa në fshatin Leis. Ai ka zgjeruar teknikën tradicionale të ndërtimit ‘Strickbau’ (fjalë për fjalë “ndërtim i thurur”) për të përfshirë parime të reja të projektimit që lejojnë instalimin e dritareve me fushëpamje të mëdha. Me një lartësi nga dyshemeja në tavan, ato kornizojnë peizazhin që i ngjan pikturave murale brenda shtëpive.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10588″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Memoriali Steilneset , 2011

Në bashkëpunim me Louise Bourgeois[/vc_column_text][vc_column_text]Zumthor, në një intervistë për ArtInfo, e përshkruan thjesht bashkëpunimin e tij me Bourgeois: “Unë kisha idenë time, ia dërgova asaj, asaj i pëlqeu, dhe ajo erdhi me idenë e saj, reagoi për idenë time, pastaj unë ofrova të braktisja idenë time dhe të bënim vetëm të sajën, dhe ajo tha: ‘Jo, të lutem qëndro.’ Pra, rezultati ka të bëjë me dy gjëra – ka një linjë, e cila është e imja, dhe një pikë, e cila është e saj … Instalacioni i Louise ka më shumë lidhje me djegien dhe agresionin, ndërsa instalacioni im ka të bëjë më shumë me jetën dhe emocionet “.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10593″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Secular Retreat, 2018

[/vc_column_text][vc_column_text]Shtëpia është e vendosur në majë të një kodre në jug të qytetit Devon, Angli një milje larg  bregdetit të fshatit të vogël Chivelstone. Dizajni dramatik prej betonit dhe  qelqit ulet horizontalisht mbi kodër, duke ofruar pamje mahnitëse të peizazhit në të gjitha drejtimet, ku asnjë gjurmë e një ndërtese tjetër nuk ndërpret linjat e kodrave. Betoni tipik i arkitektit përbën si hapësirat e brendshme ashtu edhe ato të jashtme, për t’i dhënë ndërtesës një masë dhe shkallë karakteristike të punës së Zumthor.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10590″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: archello.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]