Arkiva

HIGHLIGHT: JOHN PAWSON

[vc_row][vc_column][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]John Pawson (lindur në vitin 1949 në Halifax) është një dizajner dhe arkitekt britanik i njohur për gjuhën e tij minimaliste, gjithashtu shprehëse, të Dizajnit. Në vitin 1981 ai themeloi studion e tij në Londër dhe që atëherë ka realizuar një shumëllojshmëri projektesh, duke filluar nga shtëpitë private, veprat e shenjta, galeritë, muzetë dhe hotelet, deri tek setet e baletit, interieri i jahteve dhe dizajni i pajisjeve të brendshme. Metoda e tij bazohet te qasja në të njëjtën mënyrë ndaj punëve të dizajnit dhe atyre arkitektonike, bazuar te “është e gjithë arkitekturë”. Kështu që, gjithçka është e lidhur brenda një sërë preokupimesh të qëndrueshme në masë, vëllim, sipërfaqe, proporcion, kryqëzim, gjeometri, përsëritje, dritë dhe ritual. Në këtë mënyrë, edhe diçka aq modeste si piruni, mund të bëhet një mjet për ide shumë më të gjera për mënyrën se si jetojmë dhe çfarë vlerësojmë.[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12065″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Perspektivat – Katedralja e Shën Palit në Londër, Angli 2011

[/vc_column_text][vc_column_text]Dizajnuar nga Sir Christopher Wren dhe ndërtuar midis 1675 dhe 1710, Katedralja e Shën Palit siguroi kontekstin për një instalim të porositur nga London Design Festival. Arkitektura e Wren është e pasur dhe komplekse. Kjo ndërhyrje u konceptua për të lejuar që vizitori të përqëndrohej në një element më pak të njohur, Shkallën Gjeometrike në kullën jug-perëndimore, e cila është një detaj, por edhe një moment i plotë në vetë-vete . Një menisk konkav kristali Swarovski ishte vendosur në fund të shkallës, duke qendruar mbi hemisferën metalike. Një pasqyrë sferike konvekse, ndërpritet në kupolën e kullës, varur direkt mbi hemisferën. Duke performuar në koncert, këto pajisje optike prodhuan një imazh të përbërë të pamjes lart në kullë dhe perspektivën e ngritur poshtë, të dukshme për vizitorët e mbledhur rreth hemisferës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12069″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Rimodelimi i Brendshëm i Kishës së Shën Moritzit në Augsburg, Gjermani 2013

[/vc_column_text][vc_column_text]Kisha e Shën Moritz ka pasur shumë ndryshime që nga themelimi i saj gati një mijë vjet më parë. Zjarret shkatërruese, ndryshimet në praktikën liturgjike, evolucioni estetik dhe bombardimet e kohës së luftës, kanë lënë shenjë në strukturën e ndërtesës. Qëllimi i ndërhyrjes së fundit ka qenë rivendosja e arkitekturës ekzistuese, nga këndvështrimi estetik, funksional dhe liturgjik, me konsiderata të atmosferës së shenjtë gjithnjë në zemër të projektit. Puna ka përfshirë ndarjen e përpiktë të elementeve të zgjedhura të pëlhurës komplekse të kishës dhe zhvendosjen e objekteve të caktuara, për të arritur një fushë më të qartë vizuale. Duke u mbështetur në format ekzistuese dhe elementet e fjalorit, një gjuhë arkitekturore ka evoluar dhe është e dallueshme në mënyra delikate si diçka e re akoma, që ende nuk ka elemente të huaj të bezdisshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12077″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu i Dizajnit në Londër, Angli 2016

[/vc_column_text][vc_column_text]Shtëpia e re e përhershme e Muzeut të Dizajnit në perëndim të Londrës ndodhet Brenda fasadës së një ndërtese ekzistuese,  dizajnuar nga Robert Matthews dhe Johnson-Marshall & Partners, e cila u hap në 1962. Drejtim ii procesit të rimarrjes së këtij shembulli ikonik të Modernizmit Britanik të pas luftës si hapësirë kulturore, ishte dëshira për të ruajtur dhe forcuar cilësitë arkitekturore të strukturës origjinale, duke akomoduar programin e plotë të një muzeu bashkëkohor. Për të rritur sipërfaqen e dyshemesë për muzeun, është bërë një rikonfigurim i strukturës dhe një gërmim në bodrum. Hapësirat e gjëra, të hapura, të vëna në skenë nga gjeometria karakteristike e çatisë, bëjnë të mundur marrjen lirisht të frymës midis zonave të ekspozitës dhe lejojnë mëndjen të imagjinojë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12066″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia Okinawa, Japoni 2016

[/vc_column_text][vc_column_text]Vendnodhja për këtë shtëpi familjare prej 414m2 është një territor në majë të shkëmbit në ishullin Okinawa, ku klientët dëshirojnë të kalojnë pushimet e tyre verore dhe dimërore. Duke qenë se ata jetojnë në një shtëpi në formë kutie në Tokio, ideja ishte për një vend me një ndjenjë të shtrirjes vertikale dhe horizontale dhe rrjedhshmëria e kurbës së formës U erdhi si një referencë vizuale. Dizajni ndjek gjurmën diagonale të strukturës, duke ndërthurur hapësira teke dhe të dyfishta, brenda një forme që është e ngushtë dhe e mbyllur në pjesën e pasme, por në pjesën e përparme hapet dhe shtrihet në horizont, me nivelin e katit përdhes të ngritur për një pamje të qartë të oqeanit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12067″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Farini Bakery & Café në Milano, Itali 2017

[/vc_column_text][vc_column_text]Piknisja e idesë së projektit ishte kërkesa që këto ambiente në Milano të jenë njëherësh një galeri për bukë, një skenë për bukë-pjekësit dhe një vend grumbullimi për klientët, me hapësirat e saj të ndryshme dhe njëkohësisht të ndjeshme nga disiplinat shumë të ndryshme të kurimit dhe koreografisë. Vlera e hapësirës rrjedh nga detajet e formës, strukturës, modelit dhe rënies së dritës. Në zemër të projektimit është një gjuhë e dallueshme e materialeve dhe lëvizjeve arkitektonike – një kurbë karakteristike, një lojë e veçantë e elementëve të fshehur dhe të dukshmëm- që të dyja ndjejnë se i përkasin vendit, por që mund të përshtaten edhe me kushtet e vendndodhjes së ardhshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12068″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Faltorja e drurit në Lutzingen, Gjermani 2018

[/vc_column_text][vc_column_text]Një shteg i vogël të çon në hyrjen e faltores, e vendosur në pikën kalimtare midis pyllit dhe tokës së hapur. Arkitektura është përshtatur si një nga gjestet më të thjeshta. Nga këndvështrime të caktuara, volumi i saj shfaqet si një grumbull trungjesh të thatë; nga të tjerët vendosja e konsideruar e elementeve në një bazament betoni krijon një përshtypje më formale të një skulpture që del nga pylli. Hyrja, qëllimisht e ngushtë, ruan ndjenjën e afërsisë fizike të hasur ndërsa njeriu lëviz nëpër pemët e dendura, duke shtuar shfaqen e brendshme dhe vizuale në përvojën emocionuese të kalimit në një hapësirë të zbutur, mbi shtatë metra të lartë dhe gati nëntë metra të gjatë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12076″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Dyqani Jil Sander në Tokio, Japoni 2018

[/vc_column_text][vc_column_text]Dizajni për dyqanin në Omotesandō përdor gjeometrinë e rafinuar për të skalitur hapësirën, formësuar modelet e lëvizjes dhe për të krijuar atmosferë. Gjestet janë të reduktuara në minimum, me theksin që bie në një seri takimesh të ndjeshme zhytëse me materiale natyrore dhe elementë të peizazhit të huazuar – më e fuqishme në lojën e dritës mbi lëndën e drurit, gurit dhe çelikut, dhe përmes degëve dhe gjetheve të një peme te maturuar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12064″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Fermë shtëpiake në Oxfordshire, Angli 2019

[/vc_column_text][vc_column_text]Gjatë më shumë se tridhjetë viteve, trupi i punës është grumbulluar bazuar në objektivin e realizimit së hapësirave të thjeshta, me vetëm atë që kërkohet dhe asgjë më shumë, ku syri ndjehet i qetë si trupi. Në zemër të gjithçkaje ka qenë idea e rafinimit duke hequr, reduktuar me përpikëri deri sa ajo qe mbetet, nuk mund të përmirësohet me eliminim të mëtejshëm: hapësirë sensuale, ku përvoja kryesore është e cilësisë së dritës, materialeve dhe proporcioneve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12071″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source : johnpawson.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment