Arkiva

HIGHLIGHT: HARIRI & HARIRI

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Hariri & Hariri Architecture është një studio arkitekture dhe dizajni shumë-disiplinore me bazë në New York, e themeluar në vitin 1986 nga motrat me origjinë nga Irani, të lindura nga Cornell, Gisue Hariri dhe Mojgan Hariri. Sot ato cilësohen si dy nga gratë më të suksesshme në arkitekturën dhe dizajnin amerikan. Projektet e tyre përfshijnë një gamë të gjerë dizajni, që nga hotelet dhe banesat luksoze e deri tek aksesorët për banjo tek shtëpitë njëfamiljare, deri tek eksperimentet me koncept të një  teknologjie të lartë. Mbi 30 vjet përkushtim në kërkimin dhe ndërtimin e ideve inovative, ato kanë përvetësuar projekte konceptuale, rezidenciale, tregtare dhe kulturore me markën e tyre unike të modernizmit sensual.

Puna e firmës varion në shkallë të ndryshme që nga arkitektura, masterplanet dhe interierët, deri te dizenjimi i produkteve dhe mobiljeve. Projektet e tyre gjithashtu përfshijnë prototipe të bazuara në hulumtime si Muzeu i Shekullit 21 në Muzeun Kombëtar të Ndërtesave (2003–07), Loftet e së Ardhmes (1999-2000), Qendra e Filmit Eksperimental ‘Cine’ (1999), dhe Shtëpia Dixhitale, e cila u ekspozua në Muzeun e Artit Modern në 1999. Në vitin 2010, renderat arkitektonik të Hariri & Hariri janë përfshirë në ekspozitën “Contemplating the Void” në Guggenheim për 50 vjetorin e muzeut të projektuar nga Frank Lloyd Wright.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”10799″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia në New Canaan, Connecticut, Shtetet e Bashkuara

[/vc_column_text][vc_column_text]Ky projekt konsiston në rinovimin dhe zgjerimin e një “shtëpi ferme” të ndërtuar rreth vitit 1900. Në vitin 1950 u shtua një studio, një dhomë ngrënie dhe një kuzhinë, ndërsa në vitin 1956 një garazh për dy vetura. Vendi është një ngastër rurale dy hektar e gjysmë, me bimësi të pakët dhe një radhë pemësh që e ndajnë atë nga prona ngjitur. Arkitektura e përgjithshme e zonës është e njohur për hambarët e saj, urat e mbuluara dhe shtëpitë e fermave. Këto tipare vendase u analizuan, u interpretuan përsëri dhe u përdorën si elementët kryesorë të shtëpisë, ndërsa vendosja dhe interpretimi i tyre ndoqi ideologjinë moderne kubiste të planifikimit të hapësirës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10800″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia në Sagaponac, East Hampton, New York

[/vc_column_text][vc_column_text]Që nga themelimi i firmës së tyre në New York në vitin 1986, motrat e suksesshme nga Cornell, Gisue dhe Mojgan Hariri kanë zgjeruar dialogun arkitektonik ndërkombëtar me modele të avancuara, siç është dhe rezidenca e bukur minimaliste për projektin “Shtëpia në Sagaponac” në Long Island.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10811″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ekspozita Bashkëkohore e Modës Myslimane, Muzeu De Young, San Francisco

[/vc_column_text][vc_column_text]Dizajni i ekspozitës eksploron bashkëveprimin midis të dukshmes dhe të padukshmes, idenë për tu mbuluar dhe mbrojtur, që janë bashkëkohore dhe në modë në të njëjtën kohë. “Ne kemi marrë frymëzim nga shamia e kokës – hijab, si një shenjë e identitetit fetar dhe kulturor, dhe shikimi, si ai mashkullor ashtu edhe ai femëror, me konfigurimin hapësinor të ekspozitës duke lejuar vizitorët të shihen dhe të shikojnë përmes çarjeve dhe portave. Ndërsa perdja ka për qëllim të mbrojë trupat e grave nga bërja objekt seksual i shikimit të mashkullit, ku “vështrimi” në këtë kontekst cilësohet si një shenjë e seksualitetit dhe fuqisë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10801″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kulla Alvand, Teheran, Iran

[/vc_column_text][vc_column_text]Kjo kullë zyrash është e vendosur në pëlhurën e dendur urbane në qendër të Teheranit.  Ajo që e bën ikonike këtë kullë zyrash me 12 kate, është e eksterieri i saj me veshje të dyfishtë. Veshja e brendshme është kryesisht prej qelqi. Veshja e jashtme është një ekran hijëzues i bërë nga panele alumini të vendosur mbi një strukturë çeliku. Modeli i zgjedhur për këtë fasadë është frymëzuar nga simboli kozmik dhe motivi i një ‘mandala’ (një figurë gjeometrike që përfaqëson universin në simbolkën hindu dhe budiste). Ky simbol rrjedh nga besimi Persian ku kryqëzimi midis rrethit dhe një katrori përbën manifestimin gjeometrik të parajsës. Kjo gjeometri është abstrakte, e përsëritur dhe e shtrirë në dy anët e fasadës së jashtme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10802″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpitë në Ancram, Columbia, New York

[/vc_column_text][vc_column_text]Ky masterplan i përfunduar së fundmi është i vendosur në një sipërfaqe spektakolare 140 hektarë tokë në Columbia County, New York. Masterplani përfshin një shtëpi kryesore, shtëpi për mysafirë, palestër, shtëpi magazinimi, një pishinë dhe një kopsht perimesh. Konceptualisht, i gjithë projekti, përfshirë shtëpinë kryesore, është krijuar si një koleksion i vëllimeve ose modeleve të mbështjella me dru IPE, të cilët janë një riinterpretim modern i strukturave të fermave, hambarëve dhe depove të gjetura në tokat përreth fermës. Ashtu si strukturat e vjetra të fermave, vëllimet janë forma skulpturale abstrakte, me mure të pjerrëta duke simuluar hambarët e lëkundur të gatshëm të bien poshtë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10803″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpi plazhi në Cape Cod, Massachusetts

[/vc_column_text][vc_column_text]Provincetown është një rrip i hollë toke me ndërtesa me lartësi të ulët në pjesën e lakuar të Cape Cod, Massachusetts. Vetëm disa hapa larg nga një vepër mjeshtërore e arkitekturës së shekullit 20 nga Walter Gropius, ky projekt merr formë. Kjo shtëpi plazhi 2400 m2 ndodhet në skajin më të largët të Provincetown, në një dunë përballë një kënete kripe dhe një ndërprerje guri të gjatë. Ajo është një strukturë dykatëshe me 3 dhoma gjumi, papafingo si zona e ndenjes / ngrënies / kuzhina, një tarracë e madhe dhe hapësira ballkoni të mbuluara.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10804″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Stolitë e Salzburgut, Austri

[/vc_column_text][vc_column_text]Frymëzuar nga elementët natyrorë përcaktues të qytetit të Salzburgut, ky projekt merr formë e tij. Masterplani i këtij projekti imiton në mënyrë abstrakte qytetin dhe bëhet mikrokozmos i vetë qytetit të Salzburgut, me malet përcaktuese dhe lumin Salzach që rrjedh përmes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10805″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: haririandhariri.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]