Arkiva

HIGHLIGHT: THOMAS HEATHERWICK

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Thomas Alexander Heatherwick (17 shkurt 1970) është një arkitekt anglez, dizajner dhe themelues i studios së projektimit me qendër në Londër, Heatherwick Studio. Që nga fundi i viteve 1990 Heatherwick është cilësuar si një nga dizajnerët më të rëndësishëm të Britanisë. Heatherwick Studio përbëhet nga një ekip prej 250 “zgjidhësish problemesh” të përkushtuar për ta bërë botën fizike përreth nesh më të mirë për të gjithë.

Studioja projekton ndërtesa, hapësira, master-plane, objekte dhe infrastrukturë. Duke u ndalur te projektet në shkallë të gjerë në qytete në të gjithë botën, studioja u jep përparësi atyre që kanë ndikimin më të madh pozitiv shoqëror. Duke punuar si “shpikës praktik” pa ndonjë stil të veçantë, motivimi i Heatherwick është të krijojë vende me shpirt dhe interesante, që përqafojnë dhe gëzojnë kompleksitetet e botës reale. Qasja e tyre është që të drejtojnë gjithçka sipas përvojës njerëzore dhe jo sipas ndonjë dogme fikse të dizajnit.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12414″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qendra e edukimit Nanyang, Singapor

[/vc_column_text][vc_column_text]Qendra mësimore e Universitetit Teknologjik Nanyang ka konceptin e një lloji të ri të mjedisit mësimor për epokën tonë dixhitale. Institucionet e edukimit tani duhet të funksionojnë si vende sociale që i bashkojnë njerëzit dhe inkurajojnë dialog dhe shkëmbim spontan. Duke siguruar këtë dhe duke i dhënë ndërtesës një shkallë më njerëzore, struktura e ndërtesës është zbërthyer në dhoma individuale mësimore. Këto janë vendosur pirg mbi njëra-tjetrën duke formuar një seri kullash të vogla rreth një atriumi qendror i cili siguron ndërlidhshmërinë, si dhe ndriçimin natyral dhe ventilimin. Karakteristikë e ndërtesës është struktura e betonit si dhe fasada e trajtuar si  me baltë të punuar me dorë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12416″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu Zeitz MOCAA, Cape Town, Afrika e Jugut

[/vc_column_text][vc_column_text]Thomas Heatherwick ka krijuar muzeun më të madh të artit në Afrikën e Jugut – duke zhvilluar pjesën e brendshme të një ndërtese historike të drithrave në vijën bregdetare të Cape Town, e viteve 1920, e cila dikur ishte ndërtesa më e lartë e qytetit. Ekipi i Heatherwick ka krijuar seksione të mëdha nga interieri cilindrik i ndërtesës, për të formuar një rrjet kompleks me 80 hapësira galerish.
E përshkruar nga dizajneri britanik si “ndërtesa më e tubuar në botë”, Muzeu Zeitz i Artit Bashkëkohor në Afrikë, ose Zeitz MOCAA, është projektuar të bëhet ekspozita më e rëndësishme në botë e artit afrikan.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12420″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Coal Drops Yard, Londër, Angli

[/vc_column_text][vc_column_text]Studio ka rikrijuar dy ndërtesa hekurudhore të trashëgimisë së viteve 1850 si një qendër e re tregtare me afro 60 dyqane, duke hapur plotësisht vendin për publikun për herë të parë. Dizajni bazohet në zgjerimin e çative të magazinave për të lidhur dy mbikalime dhe për të përcaktuar oborrin, si dhe në krijimin e itenerareve fluide të qarkullimit. Kjo krijon një kat të ri të sipërm pjesërisht mbi ajër, një hapësirë të jashtme të madhe të mbuluar  dhe një fokus qendror për të gjithë territorin. Dizajni i studios respekton strukturën dhe historinë specifike të ndërtesave industriale Viktoriane ndërkohë që krijon 100,000 m2 zonë të re komerciale, si dhe hapësirë të konsiderueshme publike.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12425″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia Fener, New York, SHBA

[/vc_column_text][vc_column_text]Në vend të blloqevë të reja të apartamenteve prej xhami, Studio Heatherwick synonte të projektonte një arkitekturë që të kujton ndërtesat ekzistuese historike të zonës. Për ta arritur këtë, u huazua ideja e dritareve të përthyera – një detaj që shpesh gjendet në ndërtesat e epokës së vonë Viktoriane dhe Eduardiane. Dritaret në formë feneri, të cilat lirohen nga kolonat e qosheve, u japin banorëve pamje spektakolare nga dhomat e mbushura me dritë, si dhe një ndjenjë shtëpiake.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12428″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Bombay Sapphire Distillery, Hampshire, Angli

[/vc_column_text][vc_column_text]Prodhuesi i pijes xhin Bombay Sapphire porositi krijimin e strukturës së parë të kompanisë të prodhimit në shtëpi, e cila gjithashtu do të jetë e hapur për  publikun për ta vizituar. Masterplani i Studio Heatherwick  ka rigjeneruar dhe restauruar ndërtesat e rrënuara në zonë, ku shumica prej tyre janë me një rëndësi historike, pjesë e një ish mulliri të vjeter letre me ujë. Përveç kësaj, arkitektët propozuan krijimin e dy strukturave të reja prej xhami për të rritur ekzemplarë të 10 specieve bimore ekzotike të përdorura në procesin e distilimit të Bombay Sapphire.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12430″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Monumenti Publik “Anija”, New York, SHBA

[/vc_column_text][vc_column_text]Anija është një lloj i ri i monumentit publik – një strukturë rrethore në ngjitje me 16 kate, 2465 këmbëshkallë, 80 sheshpushime dhe pamje të Lumit Hudson dhe Manhattanit. Studios Heatherwick i’u kërkua të hartohej diçka që do të mirëpriste vizitorët në zemër të distriktit dhe të krijonte një vend të ri takimi në Manhattan. Pjesë e sfidës ishte krijimi i diçkaje të paharrueshme që nuk do të binte nën hijen e kullave përreth, ose shkallës së hapësirës së re publike mbi platformën e trenit. Duke eksploruar mundësi të ndryshme, ekipi filloi të ngushtojë parametrat: duhet të jetë një objekt i paharrueshëm, jo një seri objektesh të shpërndara në të gjithë hapësirën; në vend të një skulpture inerte, statike, duhet të jetë një takim shoqëror, i cili inkurajon aktivitetin dhe pjesëmarrjen.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12431″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: heatherwick.com; archdaily.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment