Arkiva

HIGHLIGHT: MAKS VELO

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Maks Velo (31.08.1935 – 07.05.2020) arkitekt, piktor, shkrimtar, ka lindur në Paris nga prindër shqiptar. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Pasi mbaroi gjimnazin, ai vazhdoi studimet pranë Universitetit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë.

Kontributi i i tij në arkitekturë është atipik në raport me kohën dhe vendin ku janë ndërtuar veprat me projektet e tij. Vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg për tendenca moderne në arkitekturë dhe art, e për rrjedhojë i digjen 250 vepra. Përndjekja dhe dënimi i tij kanë vazhduar për 18 vjet, duke filluar nga 1973 deri më 1991 kur u shpall i pafajshëm.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12699″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Prej kohësh ai ishte bërë natyrshëm figura publike profesionale më interesante në vend, përfaqësues i fortë i mendimit në arkitekturë. Projektet e tij në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, u bënë fillesa të një arkitekture moderne e inovative, që kundërshtonte fort formalizmat neoklasike të regjimit të atëhershëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12711″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Cilësia e veçantë e këtyre veprave, si dhe oponenca mendore që bënte kundër ngushtësisë së mendimit gjatë diktaturës komuniste, e bënë që të kalonte një pjesë të gjatë të jetës në izolim. Për këto arsye të forta, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, në vitin 2019, e vlerësoi si arkitektin e parë që mori Çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12708″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Maks Velo, me dinamizmin dhe thellësinë e mendimit që kishte për arkitekturën, urbanistikën, artin, por edhe me temat e ndryshme kulturore në përgjithësi, do të jetë një model i mirë për secilin arkitekt dhe intelektual në vendin tonë. Maksi përherë ishte nga të parët që perceptonte dhe që nuk nguronte asnjëherë të fliste për tema të nxehta dhe i shprehte kudo që i jepej mundësia. Në fjalën e fundit që mbajti në Konferencën “Share”, kërkoi që debati mbi arkitekturën në Shqipëri të ishte më i gjallë. Ai vete ishte një pasionant i arkitekturës dhe nuk mungonte në asnjë aktivitet apo ekspozitë që ne organizonim, ishte nga të parët që vinte në rreshtin e parë. SHASH, këtë vit, po priste të realizonte me të, e së bashku me Asocacionin e Arkitektëve të Kosovës, ekspozitën në Prishtinë, kushtuar veprës së tij dhe të Petraq Kolevicës. Shprehim keqardhje që ai sdo të mund të jetë në të, në një aktivitet që ai e dëshiroi dhe e priste me shumë kënaqësi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12706″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12709″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Maks Velo ka qënë gjithmonë, në çdo diskutim, tejet largpamës dhe mjaft i saktë në qëndrimet e tij përsa i përket mendimeve mbi trashëgiminë arkitektonike, vlerat kulturore, si dhe mbi urbanistikën e qyteteve tona. Rasti i shprehjes në mbrojtje të Teatrit Kombëtar së fundmi, apo edhe çdo prononcim e dalje e mëhershme publike e tij, ka qënë tejet e pastër, e pakontaminuar nga poltika, përfitimi ekonomik apo nga çdo ideologji tjetër, përveçse prej të mirës publike dhe të konservimit të vlerave të qyteteve tona. Mendojmë se do duhet akoma shumë kohë që të kemi mes nesh një figurë të tillë kaq brilante, një artist e arkitekt të këtij dimensoni dhe një zë të fuqishëm, të cilin çdokush me endje e dëgjonte.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12707″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Trashëgojmë sot vepra të  të rëndësishme të projektuara prej tij ose në bashkëpunim me arkitektë të tjerë, si:

– Parku i Madh i Liqenit, Tiranë dhe shtëpizat e vogla shlodhëse në të.

– Shkolla 8 vjeçare “Emin Duraku”, Tiranë

– Objekti i banimit pranë Hotel Tiranës (pallati me kube)

– Godina e ish-ATSH, Tiranë

– Ish-hotel “Arbana”, Tiranë

– Kinemaja e Laprakës, Tiranë

– Kinema “Pionieri”, Tiranë

– “Uzina Mekanike”, Peshkopi, etj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12710″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: www.shash.eu & maksvelo.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment