Arkiva

Meditation Spaces

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Në arkitekturë, jemi hasur me një sërë ambientesh individuale apo ndërtesa të tëra të krijuara posaçërisht për një funksion të caktuar. Rrallëherë na është dhënë mundësia të shohim, madje dhe të projektojmë hapësira ku qëllimi kryesor bazohet mbi përvojën ose vëzhgimin. Me fjalë të tjera, një objekt arkitektonik që nuk është dizajnuar për përdorim, por për arsye më shpirtërore dhe psikologjike siç janë hapësirat e jogës apo meditimit.

Prej shumë kohësh, një sërë praktikash dhe teknikash orientale kanë hyrë fuqishëm në botën perëndimore. Një fushë e re që ne, si arkitektë, duhet të fillojmë ta zgjidhim më shpesh pasi paraqet sfida interesante nga pikëpamja funksionale, mjedisore dhe estetike.

Këto disiplina janë përqendruar plotësisht në qenien njerëzore, ku qëlllimi kryesor është të plotësojnë nevojat fizike, psikologjike dhe shpirtërore të njeriut dhe kjo është arsyeja pse duhet të analizoni se si këto nevoja përmbushen në mënyrë hapësinore nga arkitektët. Në shumicën e rasteve, këto hapësira mundësojnë mjedise për reflektim, introspeksion, apo shërim të cilat fare mirë mund të zbatohen edhe në tipologji të tjera të ngjashme, siç janë strehimi, arsimi, spitalet, madje edhe në zyra.

Në këtë artikull ju sjellim disa këshilla që duhet të merrni parasysh në rast se do të projektoni një hapësirë meditimi, e cila është shumë më tepër sesa një vend që vizitohet për t’u larguar nga stresi i përditshëm i qytetit, për t’u qetësuar dhe rimbushur me energji pozitive.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15322″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

HAPËSIRAT

Edhe pse secila studio mund të kërkojë karakteristika specifike, shumica zhvillohen në një hapësirë ​​të madhe qendrore të hapur, të shoqëruar nga një sërë dhomash plotësuese.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15331″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Dhoma kryesore

Kjo është hapësira qendrore e studios ku njerëzit mblidhen për praktikë, dhe në përgjithësi është një plan i hapur, fleksibël dhe i adaptueshëm për përdorime të ndryshme. Për të përcaktuar dimensionet e saj, mund të përdorim masat standarde të një dysheku yoga, i cili i hapur plotësisht arrin një sipërfaqe prej afërsisht 1,70 x 60 metra. Sugjerohet të lini të paktën 50 cm midis dyshekëve, për të lejuar lëvizjen e lirë të përdoruesve gjatë ushtrimeve.

Disa nga këto dhoma kanë një platformë të vogël ose zonë të ngritur ku ndodhet instruktori, si dhe është e nevojshme të shtoni rafte ose banak ku njerëzit mund të lënë ‘mjetet’ e tyre gjatë orës së mësimit (shishe uji, peshqirë, shtroje, pantofla etj.). Zakonisht, në dhomën kryesore vendosen pasqyra në një ose më shumë mure, por kjo varet nga nevojat dhe shija e klientit.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15329″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Tualeti / Dhoma e Veshjeve

Jo të gjitha studiot e jogës përfshijnë dhoma zhveshje, por nëse ka mundësi dhe hapësirë, është mirë të shtoni një të tillë ose mund të rritni madhësinë e banjove duke siguruar përdorim të dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv dhe për të lejuar që hapësira të shfrytëzohet nga më shumë se një person në të njëjtën kohë, në disa projekte zona e tualetit është e ndarë nga lavamani, që shoqërohet me një dhomë të vogël zhveshje, e cila mund të përfshijë gjithashtu dollapë, rafte dhe stola.

Tualetet duhet të vendosen ngjitur me dhomën kryesore, me një akses të shpejtë dhe të lehtë nga zona kryesore e hyrjes.

Qarkullimi

Skema e lëvizjes merr një rëndësi të madhe në hapësirat e meditimit, pasi jo vetëm që mund të luaj rolin e korridorit, por gjithashtu mund të përmbajë hapësira magazinimi, zona pritjeje dhe pushimi, apo edhe recepsion. Në disa raste muret shfrytëzohen për të përfshirë rafte të integruar në ta.

Të tjera

Në varësi të kërkesave të klientit, studioja mund të përfshijë disa klasa, plus kabina masazhesh ose zona me xhakuzi, sauna apo pishina. Lartësia e hapësirave është një zgjedhje e secilit klient dhe arkitekt, por dhoma kryesore, të paktën, në shumicën e rasteve projektohet me një lartësi më të madhe.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15326″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

KUSHTET MJEDISORE

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Akustika

Ekziston një parim se hapësirat e meditimit duhet të jenë plotësisht të qeta, por ideja e këtyre disiplinave është pikërisht të zhvillohen përkundër zhurmës së ambientit. Në fakt, në shumë raste, rekomandohet të ndërtohen plotësisht në ambiente të jashtme, pasi shumë tinguj të natyrës mund të ndihmojnë në realizimin më të mirë të ushtrimeve të ndryshme. Në rastin e dhomave të mbyllura, këto tinguj (madje edhe era) mund të integrohen duke përfshirë oborre apo kopshte që tërheqin zogj, sigurojnë lëvizjen e ujit dhe / ose lejojnë qarkullimkin e erës.

Natyrisht, nëse një studio kërkon qetësi të plotë, dizajni duhet të lejojë që hapësira të mund të izolohet plotësisht.

Ventilimi

Kjo është një çështje themelore në këto hapësira, pasi që të gjithë përdorin frymën si bazë për të ushtruar meditimin. Është e rëndësishme të mundësoni ventilim të kryqëzuar nëpër dhomë, duke u siguruar që ajri të pastrohet gjatë seancave ose në kohën kur dhoma nuk është në përdorim. Për këtë, duhet të krijojmë një çarje të parë në fasadë ku hyjnë erërat mbizotëruese, dhe një çarje të dytë (preferohet më e madhe) në murin e kundërt.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15328″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndriçimi

Drita përmirëson cilësinë mjedisore të hapësirës dhe mund të ndihmojë në udhëheqjen e ushtrimeve që bëhen. Në rastin e jogës, lidhja e drejtpërdrejtë me diellin është thelbësore në shumë prej ushtrimeve të tyre. Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë duhet të favorizojmë ndriçimin natyror dhe është e nevojshme të përfshijmë sisteme për të rregulluar intensitetin e tij, duke siguruar errësirë totale në dhomë nëse është e nevojshme.

Për të shmangur shkëlqimin verbues, në shumicën e projekteve, drita nuk bie direkt te njerëzit dhe përdoren hapje zenitale, dritare në nivelin e dyshemesë, apo oborre që rrethojnë dhomën kryesore për të përfituar sa më shumë dritë natyrale.

Nëse seancat kryhen gjatë natës, zgjedhja e ndriçimit artificial duhet të jetë e ngrohtë dhe gjithashtu e ndryshueshme sipas nevojës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15323″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Estetika dhe materialet

Estetika në hapësirat e meditimit varet tërësisht nga kërkesa e klientit, por në përgjithësi, duhet të shmangni elementet shpërqendrues ose dekorimet e ekzagjeruara. Rekomandohet të përdorni materiale të ngrohta dhe ngjyra të buta (ose të bardha) për t’i ndihmuar të pranishmit të arrijnë një shkallë të caktuar të përqendrimit fillestar. Ndërsa për ushtrimet e kryera në kontakt të përhershëm me tokën, dyshemetë zakonisht duhet të mbulohen me dru ose materiale më tepër ‘të buta’ dhe të ngrohta për prekjen.

Orientimi dhe Gjeometria

Disa nga projektet e studiove të meditimit bazohen në mënyrë hapësinore dhe gjeometrike në parimet tradicionale të praktikave të ndryshme, pasi shumë pretendojnë se orientime dhe konfigurime të caktuara mund të rrisin efektivitetin e ushtrimeve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15330″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: archdaily.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]