GLASS ART – COMPOSING WITH SHADES OF TRANSPARENCY UNDER THE LIGHT

GLASS ART – COMPOSING WITH SHADES OF TRANSPARENCY UNDER THE LIGHT

Vasil Dhiamandi, is one of the few Albanian artists to work with the glass art techniques. As part of the applied arts, glass art includes, stained glass, fusion glass, the well knowing Murano technique (glassblowing) etc, have a wide application in the interior and exterior as a meeting point between art and functionality  under the services of architectural space.

Vasil Dhiamandi, është ndër të paktët artistë shqiptarë që realizon vitrazhe, dhe punime artistike në qelq. Si pjesë e arteve të aplikuara, arti i qelqit përfshin vitrazhin, teknikën fusion dhe tekniken e njohur gjerësisht në botë “Murano” si dhe shumë teknika të tjera, të cilat kanë një përdorim të gjerë në interierin dhe eksterierin si një pikë takimi midis artit dhe funksionit në shërbim të hapësirës arkitektonike.

The art of glass is originated with the ancient technique of stained glass, which had a variety of application in the Byzantine period in the 4th and 5th century in Gothic architecture.

Arti i qelqit ka fillesën me teknikën e vjetër të Vitrazhit e cila është një gjetje në periudhen e Bizantit në shekullin e 4-të dhe të 5-të dhe gjeti fushë të gjerë aplikimi në arkitekturën gotike.

Contemporary artistic tendencies, with authors such as Le Corbusier, Matisse, and others have used the art of glass to make significant works; however, the golden age of stained glass is during the Gothic and Renaissance periods.

Tendencat artistike bashkëkohore, me autorë si Le Corbusier, Matisse, dhe të tjerë kanë përdorur artin e qelqit për të realizuar vepra domethënëse; megjithatë, epoka e artë e vitrazhit zhvillohet gjatë periudhës së Gotikut dhe Rilindjes.

Beyond the application and use of this art by royalty and in monumental churches, the American architect Frank Lloyd Wright, a few centuries later used stained glass as a mean to create a more organic and transparent interior architecture.

Përtej aplikimit dhe përdorimit të këtij arti në vepra në shërbim të familjeve mbretërore dhe në kishat monumentale, Frank Lloyd Wright, arkitekti i famshëm Amerikan, disa shekuj më vonë risjellë artin e vitrazhit të aplikuar pranë shtëpive të banimit si një mjet për të krijuar një arkitekturë të brëndëshme sa më organike dhe transparente.

The technique applied in this work is the fusion glass. Glass is melted at 720 degrees to be transformed under the creativity of the artist. Interaction with transparency, colors, volumes and shadows are the tools of this creation.

Teknika e aplikuar në punimet e mësipërme është ajo e fusion-pjekja në temperaturë të lartë. Xhami punohet në temperaturë 720 gradë për t’ju trasformuar kreativitetit të krijusit. Ndërveprimi me transparencën, ngjyrat, volumet dhe dritëhijet janë veglat e paletës të krijimit.

Artist Vasil Dhiamandi uses glass and its many techniques, in order to paint with shades, form and transparency and create a unique experience in the architectural space.

Artisti Vasil Dhiamandi përdor qelqin dhe teknikat e tij të shumta, pikturon me nuancat, ndjesitë, plastikën dhe transparencën për të krijuar një eksperiencë të vecantë në hapësirën arkitektonike.

post a comment