Arkiva

Things Every Architecture Student Should Know

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Nëse ju bie në sy ndonjë banesë, qendër tregtare, fabrikë apo kullë tërheqëse, dihet që një arkitekt ështe i përfshirë në projektimin e tyre. Nga ana tjetër, nëse jeni duke menduar se në cilën degë të arsimoheni, e cila do t’ju lejojë të përzieni lëndë si matematika dhe biznesi, ndërkohë që trajnoni syrin me dizajnin, ajo që duhet të merrni në konsideratë është Arkitektura. Përpara se të filloni studimet tuaja, ne kemi disa këshilla për studentët e arkitekturës që të kenë parasysh gjatë rrugëtimit të tyre drejt profesionit.[/vc_column_text][vc_column_text]Këto janë pyetjet që duhet t’ia bëni vetes nëse mendoni të bëheni një arkitekt:

  • A jam një student i mirë në shkencë dhe art? A mund të zgjidh aq lehtësisht ekuacionet komplekse sa të krijoj modele?
  • A dëshiroj një degë që është ndërdisiplinore (duke kombinuar dy ose më shumë disiplina akademike) në vend që të përqendrohem në një temë të veçantë?
  • A i pres mirë kritikat pavarësisht nëse vijnë nga profesorë apo kolegë?
  • A jam i gatshëm të punoj me orë të gjata për të realizuar projektet? A jam në gjendje të bashkëpunoj me të tjerë në këto projekte?

Pavarësisht nga programi, diplomimi në arkitekturë është sfidues në çdo universitet, kështu që duhet të jeni të përgatitur të shpenzoni shumë kohë në studimet tuaja dhe të punoni me një shumëllojshmëri projektesh në të njëjtën kohë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13813″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]1. Jeni në një marrëdhënie të përhershme me arkitekturën, NUK KA RRUGË TJETËR!

Ajo që duhet të kuptoni është se do të jeni në një marrëdhënie të përhershme me Arkitekturën. Duhet ta kuptoni që do të jeni të zënë gjithë kohës, dhe madje duhet t’ua thoni dhe miqve, familjes, të njohurve, pra të gjithëve në rrethin tuaj shoqëror. Zëre se je i martuar![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]2. Pagjumësia NUK është sëmundje.

Të gjitha orët e gjumit që keni bërë janë të vlefshme, sidmos kur do ju duhet të qëndroni zgjuar për disa ditë. Nëse vuani nga pagjumësia, bravo! Ky është çelësi. Pra, pagjumësia në këtë rast është diçka positive, pasi shpesh do ju duhet të bëni miliarda modifikime në minutën e fundit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13812″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]3. Harrojeni çfarë është e saktë apo e gabuar.

Pas vitit tuaj të dytë ju do të mblidhni njohuri të mjaftueshme për t’i bërë projektet tuaja pa gabime megjithatë pedagogët  tuaj do të priren të kritikojnë gjithmonë pikat e dobëta të projekteve, madje shpesh-herë kënaqen duke e bërë këtë edhe në pikat e forta të projektit tuaj. Këshilla për studentët e arkitekturës është të përcaktojnë standardin e tyre dhe të forcojnë aftësitë e tyre bindëse.[/vc_column_text][vc_column_text]4. Disa rregulla janë bërë për t’u thyer.

Një student që gjen zgjidhje alternative për problemet, gjithmonë do të vlerësohet më shumë se të tjerët. Kur e bëni këtë me sukses, shpërblimi është edhe më i madh.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]5. Aftësitë në vizatim nuk janë një domosdoshmëri.

Më parë, vizatimet arkitektonike shpjegonin mjaft mirë projektin, por tani, për shkak të teknologjisë, këto vizatime nuk janë shumë të domosdoshme. Përveç kësaj, një skicë e shpejtë mjafton për të interpretuar një koncept dhe për të shpjeguar një projekt, pa qenë nevoja që ajo të jetë estetikisht e bukur. Rezultati përfundimtar është ai që ka rëndësi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]6. Qëndroni kurioz.

Disa njerëz ndihen në siklet kur nuk kuptojnë një temë të caktuar dhe kanë frikë të kërkojnë sqarime, por shumica e problemeve lindin nga mungesa e komunikimit.
Mbani mend: Nuk ka pyetje idiote, ka përgjigje të tilla.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]7. Kujdesuni për veten.

Ju duhet një dietë e shëndetshme për t’ju ndihmuar ti mbijetoni një dite me stres. Konsumoni fruta dhe perime të freskëta, mundësisht në mëngjes. Është e vërtetë: “Një mollë në ditë e mban mjekun larg.”
Herë pas here, bëjani qejfin vetes, shkoni në një restorant të mirë![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]8. Mendoni jashtë kutisë

Vetëm punë dhe aspak argëtim nuk të fal kënaqësi. Është e rëndësishme që të bëni një hap prapa ndonjëherë dhe të relaksoheni ose të bëni diçka krejtësisht ndryshe. Sa më shumë fokusoheni në një problem, aq më pak ka të ngjarë të gjeni zgjidhje, kështu që provoni ta shikoni problemin nga një kënd tjetër, madje mund të rrezikoni të shtoni edhe pak argëtim në të.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]9. Muzika është shoqëruesi juaj.

Kur punoni për projektet tuaja dhe nuk dëshironi shqetësime, dëgjoni muzikë dhe zgjidheni atë mirë. Në fund të fundit, heshtja vetëm do t’ju bëjë të hiqni dorë, dhe thashethemet e rastit do të jenë një shpërqendrim. Dihet që muzika në sfond i ndihmon arkitektët të përqëndrohen më shumë gjatë punës, gjë që është e çuditshme për njerëzit e tjerë![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]10. Qëndrimi dhe dhimbjet e shpinës.

Mos harroni, shtrihuni dhe drejtoni shpinën çdo dy orë ose më shumë. Përdorni një jastëk, një tavolinë dhe një karrige të rehatshme në mënyrë që, ndërsa jeni duke bërë modele ose duke punuar në laptop për orë të gjata, të paktën të keni një mbështetje të mirë të shpinës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13820″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]BONUS

Mos harroni: Nga gjërat që çdo student arkitekture duhet të ketë parasysh është të ndjekë dhe pikark.com

Mund të themi “po bëj shaka”, por çdo student duhet të dijë që Arkitektura nuk është një shaka.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]