Arkiva

The howl of National Theater – Arbër Sadiki

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]“Goditja mbi Dubrovnik – jam i tmerruar ta them këtë, por jam i obliguar – ka qenë e drejtuar qëllimshëm mbi një bukuri shembullore! Sulmuesit të kujtojnë të çmendurin i cili gruas bukuroshe i hidhte acid në fytyrë duke i premtuar një fytyrë të re, më të bukur!”

Bogdan Bogdanoviq, Mbytja me ritual e qytetit (Ritualno ubijanje grada), 1994[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12956″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në mesin e viteve të 90-ta kur po lexoja profesorin Bogdanoviq që shkruante për Hunët e shekullit të njëzetë, siç i quante ai bashkëkombasit e tij serb, të cilët në mënyrë rituale po granatonin qytetin shumëshekullor të Dubrovnikut – një mrekulli e qytetërimit mbarëbotëror, as që më kishte vajtur ndërmend se një çerek shekulli më vonë do të më duhej të shkruaj vet për Hunët e mi. Në fakt, për dallim nga profesori që shkruante për shkatërrime në kohë luftërash, ku rëndom mendjet e ndritura nuk janë ata që marin vendime, mua më duhet të shkruaj në kohë “paqe, demokracie dhe vlerash euro-atlantike”, kur rëndom do të duhet që shoqërisë ti prinin pikërisht mendjet më të ndritura të saj! Kjo e bënë situatën edhe më tragjike.

Më ka ndodhur shpesh që të shoh shfaqje teatrore të cilat gjatë gjithë kohën më mbanin konfuz. Jo pse ishin të paqarta por se hatatë që ndodhnin herë pas here në të, nuk mund të besoja se mund ti mendojë, e lëre më realizoj soji i njeriut. Më dukej si një ëndërr e keqe! Më duhej vetëm skena e fundit, aty ku e mira ngadhnjente mbi të keqen, për t’më bërë ta besoja se e gjithë shfaqja ishte e vërtetë dhe se të gjitha të bëmat paraprake ishin vetëm një islustrim për natyrën djallëzore dhe gadishmërinë që individ të caktuar posedojnë dhe janë në gjendje ta manifestojnë, por që asnjëherë nuk mund të jenë ata triumfuesit.

Ngjajshëm më ka ndodhur edhe me gjithë procesin rreth ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kur u hodh fillimisht idea e shembjes së ndërtesës ekzistuese për të ndërtuar një të re, mendove se do të duhej të ishte ndonjë uvertyrë teatrore e trisht sa për të zgjuar kurreshtjen e publikut për rrjedhat e mëtutjeshme të shfaqjes, por që padyshim në skenën e fundit personazhi kryesor (godina e teatrit) do të ngadhënjejë.

Errësira nga vinte idea për shembjen e ndërtesës së teatrit, errësira që përcolli gjithë procesin e mëtutjeshëm, dhe deri tek akti final i shembjes në errësirë, më bëri të kuptoj gjithçka. Ato që nga errësira krijohen, në errësirë veprojnë dhe në errësirë zhduken, janë fantazmat. Ndaj në këtë shfaqje s’kishim si të kërkonim përfundim njerëzor, sepse aktori njeri nuk ishte personazh fare. Kishim të bënim me shfaqje fantazmash. Skenarist–fantazmë, regjisorë – fantazmë, kostumograf– fantazmë, skenograf– fantazmë, aktor– fantazmë…, fantazma fund e krye. Erdhën, na tmerruan dhe ikën në errësirë!

Por, fantazmat jo gjithmonë vijnë vet. Shpesh, ato i ftojmë ne. Mbajë mend si i vogël më thoshte gjyshja: Mos fishkëllo natën se vijnë fantazmat!Nëse kthejm kokën dhe shikojmë te kaluarën tonë, me sa duket ne kemi fishkëlluar jo rrallherë natën. Për pesëdhjetë vite me rashë i fishkëlluam një fantazmeje që rrënoi kisha dhe xhamia, biblioteka dhe shtëpia, e mbi të gjitha rrënoi dinjitetin njerëzor. Tash e tridhjetë të tjera u fishkëllojmë me rotacion mbetjeve të këtyre fantazmave të cilat sikur nuk na tmerruan mjaftueshëm ato pesëdhjetë vitet e para! Në fakt edhe më keq. Kemi krijuar modelin se udhëheqësit tanë me patjetër duhet të jenë fantazma. Ata duhet detyrimisht të vijnë nga e kaluar e errët, të veprojnë në errësirë, dhe të na mbajnë në errësirë! Shepesh më duket se ka filluar të na pëlqej errësira! Të na pengojë rrezja e dritës! Uroj që ajo tymnaj e trishtë që liroi teatri jonë kombëtar deri sa po jepte shpirt, që më ngjau si një gjamë përbashkët e: Mihal Popit, Liza Vorfit, Marie Logorecit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës, Besa Imamit, Agim Qiriaqit… e që në kor na thonin: SHQIPTAR SHPORRENI ERRËSIRËN! MOS KENI FRIKË DRITËN![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Shkruan: Arbër Sadiki, arkitekt, Prishtinë, 17.05.2020[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment