Arkiva

8 Architecture Photography Tips

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Fotografitë e arkitekturës kanë një histori të gjatë. Në fakt, fotografia më e vjetër në botë që i ka mbijetuar kohës, “Pamja nga dritarja në Le Gras”, është një shembull i fotografisë arkitektonike – dhe është realizuar në vitet 1820! Fotografia ka qenë e popullarizuar për të gjitha këto vite dhe kjo nuk është për t’u habitur kur marrim parasysh rëndësinë e arkitekturës. Ndërtesat janë shumë më tepër sesa një strehë për të futur kokën. Ato janë gjithashtu vepra arti dhe simbole kulturore afatgjata.

Fotografia e ndërtesave mund të jetë përdorur si fillim si një mënyrë për të dokumentuar ndërtesat, por me kalimin e kohës, ajo ka evoluar në formën e saj të larmishme të artit. Fotografitë e arkitekturës (quajtur gjithashtu si fotografia e ndërtesave ose fotografia e strukturave) në përgjithësi nënkuptojnë fotografinë që përqendrohet në ndërtesa dhe që mund të përfshijë fotografimin e eksterierit apo interierit të ndërtesave, urave, strukturave të tjera dhe fragmente peizazhi të qytetit. Nëse po kërkoni të përmirësoni fotografinë tuaj në arkitekturë ose dëshironi të fotografoni për herë të parë, ky artikull do t’ju mësojë bazat dhe do t’ju japë disa këshilla për fotografinë e arkitekturës në mënyrë që ju të shkëlqeni.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”16083″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Një parim i fotografisë arkitektonike është përdorimi i kontrollit të perspektivës, me një theks te linjat vertikale që nuk janë konverguese (paralele). Kjo arrihet duke pozicionuar planin fokal të kamerës në mënyrë që të jetë pingul me tokën, pavarësisht nga lartësia e syrit të kamerës. Ky rezultat mund të arrihet me përdorimin e view camerastilt/shift lenses, ose post-përpunimit. Tradicionalisht, view cameras janë përdorur për fotografitë arkitektonike pasi lejojnë që lentet të lëvizen ose zhvendosen në krahasim me planin e filmit. Kjo lejon kontrollin e perspektivës, si dhe një larmi mundësish krijuese.[/vc_column_text][vc_column_text]Kur fotografoni ambiente të brendshme dhe të jashtme është e rëndësishme të përdorni një lente me kënd të gjerë. Do ju duhet të përdorni dy mure të drejta për të kornizuar fotografitë e interierit. Fotografitë arkitektonike zakonisht fokusohen ose te pjesa e jashtme ose ajo e brendshme e ndërtesave. Teknikat e përdorura në secilën prej tyre janë të ngjashme, por kanë disa ndryshime dhe nganjëherë kërkojnë pajisje të ndryshme.

Fotografia e eksteriereve zakonisht përfiton nga drita natyrale ditën, ndërsa natën ajo përdor dritën e ambientit nga ndriçuesit e rrugës, peizazhit, dritat e jashtme të ndërtesës, drita e hënës dhe madje edhe muzgun. Në shumë raste, peizazhi përreth një ndërtese është i rëndësishëm për kompozimin e përgjithshëm të një fotografie, madje është i nevojshëm për të komunikuar harmoninë estetike të një ndërtese me mjedisin e saj. Fotografi shpesh do të duhet të përfshijë lule, pemë, shatërvane ose statuja në plan të parë të një kompozimi, pasi ato e ndihmojnë  syrin të shkojë në elementin dhe në temën e tij kryesore, ndërtesën.

Fotografia ajrore është në modë gjithashtu pasi tregon perspektiva të ndryshme dhe unike të strukturës që fotografohet. Kjo mund të përfshijë arritjen e të njëjtit nivel me strukturën, evidentimin e kufijve të pronës, tregimin e vendndodhjes në një pikëpamje gjeografike dhe vendosjen e kontekstit të peizazhit përreth.

Fotografitë e arkitekturës së brendshme mund të kryhen gjithashtu me dritën e ambientit të transmetuar përmes dritareve, si dhe pajisjeve të ndriçimit të brendshëm. Shpesh, fotografët e arkitekturës do të përdorin ndriçim shtesë për të përmirësuar ndriçimin brenda një ndërtese. Mund të përdoren “strobes” elektronike ose “drita të nxehta” inkandeshente. Një tipar i fotografisë arkitektonike është se subjektet kryesore rrallë lëvizin. Prandaj është e mundur të përdoret redaktimi pas përpunimit për të arritur një skemë të ekuilibruar të ndriçimit, edhe në mungesë të ndriçimit shtesë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15189″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

8 Këshilla se si të bëni fotografi arkitekture të shkëlqyera

[/vc_column_text][vc_column_text]

1. Zgjidhni një vendndodhje

Nuk keni pse të mundoheni që të gjeni subjekte të ndryshme për të fotografuar në çdo qytet. Mund të filloni me ndërtesa ose struktura që tërheqin vëmendjen tuaj ose kanë ndonjë kuptim për ju. Shpesh, fotografët e arkitekturës përqendrohen në fotografimin e ndërtesave qeveritare, muzeve dhe monumenteve historike. Këto lloj strukturash zakonisht janë në gjendje të ofrojnë arkitekturë interesante ose mbresëlënëse.

Gjithashtu, fotografimi i ndërtesave të vjetra rezulton në imazhe magjepsëse. Kjo përfshin vende historike të mirëmbajtura që ofrojnë shembuj të arkitekturës klasike, si dhe ndërtesa të shkatërruara ose të braktisura që tregojnë moshën e tyre në mënyra të ndryshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16023″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

2. Njihuni me subjektin tuaj

Pasi të zgjidhni një ndërtesë ose strukturë për të fotografuar, duhet të kaloni pak kohë për ta njohur atë. Filloni duke ecur jashtë ndërtesës dhe duke eksploruar pjesën e brendshme (nëse është e mundur). Gjithashtu, konsideroni të bëni disa hulumtime mbi ndërtesën dhe historinë e saj. Mësoni se si është ndërtuar dhe si është përdorur.

Të gjitha këto informacione mund t’i japin drejtim fotografive tuaja dhe t’ju ndihmojnë të vendosni se çfarë stili dëshironi të arrini. Për shembull, nëse ndërtesa ka një histori të gjatë dhe të vjetër, ju mund të eksperimentoni me fotografinë bardh e zi duke përcjellë kështu historinë e strukturës te shikuesi. Gjatë hulumtimit tuaj, ju gjithashtu mund të zbuloni një tipar arkitektonik unik ose interesant që mund ta shfaqni në fotot tuaja.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14818″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

3. Fotografoni në kohë të ndryshme

Për të marrë disa rezultate të një strukture, provoni të rivizitoni vendin për të fotografuar në orë të ndryshme të ditës dhe në kushte të ndryshme të motit.

Për shembull, fotografoni në agim ose në perëndim për të kapur disa nuanca të arta, reflektime të dritareve dhe hije të gjata. Ose natën për të kapur strukturën në ndriçimin e saj artificial. Qielli me re, bora ose disa sipërfaqe të lagura nga shiu mund të shtojnë interes dhe të ndryshojnë në mënyrë dramatike gjendjen shpirtërore të fotove tuaja, prandaj mos u kufizoni me shkrepje në ditë me diell.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16082″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

4. Mundohuni të mos objektivizoni ndërtesën

Imagjinoni tronditjen që kalojmë pasi vizitojmë një ndërtesë që e kemi parë të fotografuar vetëm nga këndi më i mirë. Objektivizimi i një ndërtese deri në pikën ku e vizualizon atë vetëm nga një këndvështrim është një nga dëmtimet më të mëdha të fotografisë arkitektonike.  Të përpiqesh për të kapur kontekstin e plotë hapësinor të ndërtesës nuk është e lehtë, por as e pamundur.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”16084″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”16085″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

5. Përfshini disa njerëz

Edhe pse fotografitë e arkitekturës zakonisht përqendrohen në ndërtesa, duhet të konsideroni përfshirjen e njerëzve në disa nga fotografitë tuaja. Mbi të gjitha, arkitektura ekziston vetëm për shkak të njerëzve. Duke përfshirë njerëz, fotografia juaj mund të sjellë ndërmend marrëdhëniet midis njerëzve dhe arkitekturës dhe të tregojë sesi njerëzit e përdorin atë. Përfshirja e njerëzve në kompozim gjithashtu mund t’i japë jetë një skene të thatë.

Nëse shikoni që njerëzit në skenë tërheqin vëmendjen nga arkitektura, provoni të shkrepni me një ekspozim të gjatë në mënyrë që ata të bëhen të turbullt. Këto lloj shkrepjesh kanë tendencë të theksojnë kohën e pakufizuar të ndërtesave, pasi mund ta shihni atë të pandryshuar ndërsa njerëzit janë duke lëvizur në të.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14512″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

6. Kërkoni për një kënd unik

Të luash me perspektivën nuk është vetëm një gjë zbavitëse, por gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme. Duke marrë kohë për të gjetur një kënd tjetër  për të fotografuar mund të ekspozojë një formë të neglizhuar ose abstraksion të detajit të një ndërtese që mund të shkaktojë një nivel tjetër bukurie dhe vlerësimi për formën e saj.

Ndërsa eksperimentoni me perspektiva të ndryshme, mbani në mend disa nga rregullat themelore të kompozimit të fotografive për të krijuar imazhe interesante. Për shembull, gjeni një hark ose hapje që mund ta përdorni për të kornizuar një fotografi. Ose përdorni arkitekturën për të krijuar linja orientuese, simetri dhe përsëritje të formave. Pasi t’i jepni fund përpjekjes për të kapur një pamje standarde të të gjithë ndërtesës, do të jeni më të lirë për t’u bërë krijues.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15460″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

7. Përdorni programe përpunimi

Përpunimi i imazheve është bërë një pjesë standarde e fotografisë, duke ju lejuar që imazhet tuaja të përputhen në mënyrë të përsosur me atmosferën që dëshironi të kapni. Ndërkohë që imazhet duhet të përpunohen në një shkallë të pranueshme, programe të tilla si Photoshop dhe Lightroom janë të lehta për t’u përdorur me një larmi të gjerë funksionesh të përmirësuara siç është korrigjimi i lenteve. Nëse po kërkoni një mënyrë të thjeshtë për të krijuar një fotografi panoramike duke përdorur një seri imazhesh, provoni Hugin.

8. Investoni në pajisje të përshtatshme fotografie

Nëse dëshironi të kapni fotografi arkitektonike me cilësi të lartë, investimi në pajisjet e duhura do të korrë shpërblime të mëdha. Një lente me kënd të gjerë përdoret më së shumti për të fotografuar ndërtesat dhe hapësirat e brendshme dhe përfshirja e një trekëmbëshi do t’ju japë mundësi për të shkrepur në kushte me ndriçim të ulët, mbi të gjitha. Përdorimi i një filtri polarizues mund të ndihmojë gjithashtu për të shtuar kontrastin dhe për t’i bërë imazhet tuaja më të gjalla. Nëse po kërkoni diçka në nivel tjetër, një dron i instaluar me një aparat fotografik cilësor mund të jetë një mënyrë interesante për të vazhduar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”16086″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: format.com; archdaily.com; wikipedia[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment