Arkiva

SHARE Future Projects Awards – Shortlist candidates

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

“SHARE Future Projects Awards” u krijua për të prezantuar dhe promovuar arritjet në fushën e arkitekturës në Evropën Qendrore dhe Lindore.  SHARE TIRANA, u zhvilluar këtë  javë  dhe përpos prezantimeve të  arkitektëve të  ftuar,  debateve dhe diskutimeve, u zhvilluan dhe prezantimet e projekteve të  përzgjedhura si kandidate për cmimin e projekteve të ardhshme.

Më  poshtë  projektet e përzgjedhura dhe fituesit e cmimeve në  dy kategori, shë rbime dhe rezidenciale.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”10386″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Hotel Amber – Atria Studio

Fitues i çmimit SHARE FUTURE PROJECT, për kategorinë e shërbimeve.[/vc_column_text][vc_column_text]Amber Hotel është një projekt shumë interesant dhe sfidues: Një strukturë ekzistuese prej betoni e ndërtuar në vitin 2004, duhej të shndërrohej në një hotel me më shumë se dyzet dhoma, i cili ndodhet në një vend të përsosur dhe të lehtë për t’u aksesuar. Koncepti i fasadës rrjedh nga vendndodhja e tij, frymëzuar nga valët e detit dhe tingulli i tyre i qartë dhe qetësues. Plani i objektit u kushtëzua jo vetëm nga kolonat dhe trarët ekzistues, por edhe nga kërkesa e klientit për të patur më shumë se dyzet dhoma. Përveç përshtatjes së strukturës ekzistuese, u bë dhe një shtesë e re anësore. Godina e vjetër dhe e re funksionojnë si një e tërë, pa asnjë dallim funksional apo estetik midis tyre.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10376″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Hotel Plaza Dhërmi  – CITYFÖRSTER architecture + urbanism, BOOM Landscape

[/vc_column_text][vc_column_text]Dhërmi Plaza Hotel është një hotel me 5 yje përgjatë shëtitores së Dhërmiut. Vëllimi i tij i zgjatur rrethohet nga plazhi në jug dhe malet në veri, dhe karakterizohet nga një fasadë dinamike. Sistemi i hijëzuesëve përbëhet nga grila të dyfishta me shinë . Kjo krijon një sens lëvizjeje dhe zbulon jetën brenda ndërtesës. Hoteli ofron funksione të ndryshme, të tilla si restorant, sallon bukurie dhe SPA në nivelin nëntokësor, e cila lidhet drejtpërdrejt me plazhin; 5 dyqane, një pishinë, një bar dhe holl në nivelin e katit të parë; dhe një sërë dhomash me madhësi të ndryshme në katin e parë, të dytë dhe të tretë. Ndërkohë, tarraca është projektuar si një lagje aktive ose fshat, me aktivitete për të kaluar kohën e lirë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10377″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Rezidence Ambasade – CITYFÖRSTER architecture + urbanism, studio arch4, Arkon Studio

Fituesi i cmimit të  nderit për rezidenciale[/vc_column_text][vc_column_text]Embassy residences ka për qëllim të ofrojë njësi banimi me cilësi të lartë, familjare-miqësore dhe me energji të ulët, në qendër të Tiranës, një nga qytetet me rritje më të shpejtë në Evropë. Mbi një bazament komercial dhe dy nivele parkimi ngrihet një seri vilash të grumbulluara, të lidhura nga një shkallë gjysmë publike. Ky shërben si një qarkullim alternativë dhe hapësirë ​​shtesë e përbashkët jashtë apartamenteve. Shkalla krijon vendpushime midis apartamenteve dhe një vend të sigurt për fëmijët për të luajtur dhe takuar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10378″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Selia e Bankës Raiffeisen DEA Studio

Dea studio u nderua me çmimit e arritjeve, për realizimin e projekteve të qëndrueshme si dhe meritë arkitekturore e projektit.[/vc_column_text][vc_column_text]Ndërtesa e Raiffeisen Bank do të përfaqësojë selinë e kësaj kompanie në Shqipëri. Ndërtesa është e vendosur në një rrugë dhe nyje të rëndësishme në rrugën “Bajram Curri” në kryqëzim me rrugën “Ali Demi”, në Tiranë, përgjatë lumit Lana. Interpretimi i ndërtesës në kontekstin urban është një vëllim i teksturuar në një sistem të rregullt modular dhe strukturor. Përsëritja është thyer nga çarje të ndryshme në çdo kat, duke krijuar hapësira çlodhëse të hapura. Dizajni e zhvendos përbërjen e ndërtesës në boshtin gjeometrik të fasadës kryesore, në korrespodencë me hyrjen e ndërtesës. Vëllimi i transformuar jep përshtypjen e dy ndërtesave të anasjellta komunikuese në vend të një volumi të ngurtë në kontekst urban.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10379″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Kompleksi Bolv  – DEA Studio

[/vc_column_text][vc_column_text]Transformimi i tranzicionit të rrugës së “Durrësit”, në një portë urbane ftuese është sfida e këtij  projekti. Kjo “portë” është projektuar me dy funksione kryesore të përcaktuara në program, konvikt dhe zyra, të dyja të lidhura në katet e tyre të sipërme me një urë multifunksionale. Kopertina komplekse e “ftesës” është krijuar për të qenë më e dukshme edhe përmes një ure urbane, e cila lidh dy anët e rrugës. Projekti tenton të jap dinamikën e duhur të zhvillimit të një lagje të porsalindur.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10380″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Iliria Boutique Hotel, LOFT Architects

[/vc_column_text][vc_column_text]Iliria Boutique Hotel është një ndërtesë 4 katëshe e përbërë nga 18 dhoma, një sallë konferencash, një restorant i quajtur “Serafina” i vendosur në katin përdhe, një sallë takimesh me zyra në katin e parë. Kjo ndërtesë është rinovuar së fundmi nga LOFT Architects. Qëllimi ishte dizajnimi i brendshëm për krijuar një tension midis ngurtësisë së objektit dhe ngrohtësisë së ngjyrave pastel. Në këtë hotel, arkitektët krijuan një “paletë” individuale të ngjyrave të ngrohta, si në materiale dhe në tekstura, duke kombinuar dritën natyrale në një atmosferë relaksuese.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10381″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

ACROKERAUN – STUDIO B&L

Fituesi i çmimit SHARE FUTURE PROJECT, për kategorinë rezidenciale[/vc_column_text][vc_column_text]Koncepti për fshatin “ACROKERAUN” nuk është thjesht arkitektonik. Qasja ndaj kontekstit natyror, kulturor, historik, por edhe kontekstit konstruktiv të zonës, paraqet thelbin e formulës për garantimin e qëndrueshmërisë së projektit dhe suksesin e tij unik. Ideja e projektit ri-interpreton temën e fshatit vendas, unitetin e tij dhe funksionalizmin, i cili është konfirmuar me shekuj me rrallë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10382″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

MK | Hotel Tirana – SymbioticA Sh.p.k. & SymbioticA GmbH

Fitues i çmimit të nderit, kategoria e shërbimeve

[/vc_column_text][vc_column_text]”MK Hotel Tirana” do të jetë hoteli i parë i ndërtuar në Shqipëri me 5 yje dhe i çertifikuar ndërkombëtarisht. Masterplani i ri për zhvillimin e përgjithshëm të zonës parashikon krijimin e një parku të gjelbër rekreativ të gjerë, të rrethuar nga ndërtesa banimi dhe biznesi. “MK Hoteli Tirana” është në ndërtim e sipër, i vendosur në perëndim të “Tirana Business and Residential Park” dhe do të jetë një pikë referimi e dukshme nga të gjitha rrugët kryesore hyrëse. Vëllimi i ndërtesës së hotelit përbëhet nga tarraca të gjelbërta, që vijnë duke u shkallëzuar në një hapësirë ​​private natyrale dhe kopsht – me një pishinë, barbeque dhe shesh lojërash.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10383″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Showroom-i dhe Zyrat e Tekstileve – Tharm Architects

[/vc_column_text][vc_column_text]Showroom-i dhe Zyrat e Tekstileve të vendosura në Fushë-Krujë, Shqipëri është një projekt rinovimi i një depoje ekzistuese. Ky propozim synon të riformulojë zonën e brendshme në një vend pune mikpritës dhe të zhvillojë një zonë ekspozimi të tekstileve. Zonat janë të ndara në mënyrë funksionale nga një mur përgjatë gjithë depos. Klienti dëshironte 2 funksione të reja, duke ruajtur hapësirën e magazinimit, edhe pse kishte një sipërfaqe të kufizuar. Kështu që arkitektët shfrytëzuan lartësinë e ndërtesës duke ngritur strukturën në funksion të zyrave. Në qendër ndodhet lobi, duke na mundësuar të perceptojmë katin e parë në çdo drejtim. Struktura të ngjashme me kontejnerët të kombinuara me sipërfaqe  shumëngjyrëshe tekstilesh, krijojnë një përvojë dinamike duke kaluar nga një hapësirë në tjetrën.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”10384″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: share-architects.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]