Base

Name

Pana Studio

Phone Number

+355697424120

Email

[email protected]

About

Pana u krijua në Prill 2013 si ide për të trajtuar krijimtarinë në Arkitekturë dhe Industrinë e

Mobiljeve dhe duke pasur një mision shoqëror brenda ndërmarrjes duke respektuar njerëzit

dhe natyrën. Puna tek “Pana” është e ndarë në dy fusha : projektimi dhe prodhimi. “Pana

Studio” është vendi ku idetë e klientëve vijnë në jetë, përgjatë një procesi të gjatë ku leximi

psikologjik i nevojave të klientit integrohet me funksionalitetin dhe estetikën për të bërë bashkë

një projekt të qëndrueshëm, të zbatueshëm dhe unik. “Pana Storytelling furniture” është shtylla

e dytë e Pana-s me një punishte ku dizajni takon realitetin, ku projekti kthehet në mobilje të

gatshme për t’u dorëzuar te klienti. Duke përdorur dru të ricikluar, ne nuk ndihmojmë vetëm në

mbrojtjen e natyrës, por ndihmojmë gjithashtu në ruajtjen e origjinalitetit dhe bukurisë që

vetëm druri natyral mund ti ofrojë një vendi. Falë punës së dorës me të cilën marangozët

tanë prodhojnë mobiljet, punimet tona janë unike dhe të kuruara deri në detajet më të vogla. .

Pana ka projektuar dhe mobiluar më shumë se 300 bare, restorante, zyra, dyqane dhe shtëpi që

nga momenti ku e gjithë kjo ishte thjesht një ide.