Arkiva

HIGHLIGHT: EDUARDO SOUTO DE MOURA

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Eduardo Souto de Moura ka lindur në Porto, Portugali në 1952. Pas viteve të studimit në Shkollën Italiane, Souto de Moura u regjistrua në Shkollën e Arteve të Bukura në Porto, ku filloi si student arti, duke studiuar skulpturë, por si përfundim u diplomua në arkitekturë. Ai ia jep meritat një takimi me Donald Judd në Zyrih për kalimin nga arti në arkitekturë. Ndërkohë që ishte ende student, ai punoi për arkitektin Noé Dinis dhe më pas për pesë vjet për Álvaro Siza.

Që prej formimit të studios së tij në 1980, Souto de Moura ka përfunduar mbi gjashtëdhjetë projekte, shumica në vendlindjen e tij në Portugali, por ai ka projekte dhe në Spanjë, Itali, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar dhe Zvicër. Projektet përfshijnë shtëpi familjare, kinema, qendra tregtare, hotele, apartamente, zyra, galeri arti dhe muze, shkolla, ambiente sportive dhe metro.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15457″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Arkitekti është përshkruar shpesh si neo-miesian, por si dikush që vazhdimisht përpiqet për origjinalitet. Në një intervistë për Croquis, ai shpjegoi, “Unë e shoh Mies gjithnjë e më magjepsës … Ekziston një mënyrë për ta lexuar atë e cila është thjesht ta konsiderosh atë si një minimalist. Por ai gjithmonë lëkundej midis klasicizmit dhe neoplasticizmit … Duhet ta mbani mend projektin e fundit të jetës së tij, ndërtesën IBM, me bazën e saj të fuqishme prej travertine që ai e shpoi për të krijuar një derë gjigante. Pastaj nga ana tjetër, ai arriti në Barcelonë dhe bëri dy pavione, apo jo? Njëra ishte abstrakte dhe neo plastike dhe tjetra ishte klasike, simetrike me kënde të mbyllura … Ai po eksperimentonte. Ai tashmë ishte aq modernist sa mund të konsiderohej ‘post’.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15466″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Gjatë dekadave të fundit, arkitekti Portugez Eduardo Souto de Moura ka ndërtuar një pjesë të projekteve që janë të kohës sonë, por që gjithashtu mbartin jehonë të traditave arkitektonike. Krijimtaria e tij është provë bindëse e potencialit shprehës të idiomës moderne dhe përshtatshmërisë ndaj situatave të veçanta lokale. Gjithmonë i vëmendshëm ndaj kontekstit dhe i bazuar te vendi, koha dhe funksioni, arkitektura e Souto de Moura përforcon ndjenjën e historisë ndërsa zgjeron gamën e shprehive bashkëkohore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15458″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”15460″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Aftësia e studios së tij duket në shumëllojshmërinë e punëve që arkitekti ka ndërmarrë me sukses. Ai është i aftë të projektojë që nga shkalla e vogël në atë urbane. Shumë nga veprat e tij të hershme në vitet 1980 ishin shtëpi njëfamiljare dhe mbeten ndër veprat e tij themelore. Sidoqoftë, fusha e punës së tij është zgjeruar, përmendim këtu Stadiumin Komunal Braga në Portugali, i projektuar në vitet 2000, i cili është masiv, monumental dhe në harmoni me peizazhin ku ndodhet; kulla Burgo, Portugali, e projektuar në fillim të viteve 1990 dhe e ndërtuar një dekadë më vonë, përbëhet nga dy ndërtesa krah për krah, një vertikale dhe një horizontale me përmasa të ndryshme, në dialog me njëra-tjetrën dhe me peizazhin urban; Muzeu Paula Rêgo, i përfunduar në vitin 2008, një grupim vëllimesh të ndërthurura me pemë në Cascais, Portugali, është sa qytetar dhe intim, po aq i përshtatshëm dhe për shfaqje arti.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15463″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Me thjeshtësinë formale që i karakterizon, ndërtesat e Souto de Moura thurin së bashku referenca komplekse për karakteristikat e rajonit, peizazhit, vendit dhe historisë arkitektonike ku ndodhen. Shpesh format e thjeshta gjeometrike theksohen përmes bashkëveprimit të hapësirave bosh dhe plot ose të dritës dhe hijes. Restaurimi dhe adaptimi i Manastirit Santa Maria Do Bouro në një hotel e ka riinterpretuar krejtësisht ndërtesën. Souto de Moura ka krijuar hapësira që janë në përputhje me historinë e tyre dhe moderne në konceptim. Efektiviteti i punimeve të tij zakonisht buron nga ballafaqimi i elementeve dhe koncepteve. Kapaciteti i tij unik për të përqafuar realitetin ndërsa përdor abstraksionin krijon një gjuhë arkitektonike që transformon fiziken në metafizike.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15461″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”15464″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Souto de Moura është vlerësuar për shijen e hollë të përdorimit të materialeve – granit, dru, mermer, tulla, çelik, beton – si dhe përdorimit të pazakontë të ngjyrave. Njohuritë e tij mbi ndërtimin dhe aftësia për të punuar me materialet janë gjithmonë të dukshme në ndërtesat e tij. Ai ka guxim për të përdorur gur të vjetër një mijë vjeçar ose për t’u frymëzuar nga një detaj modern nga Mies van der Rohe. Për shembull, përdorimi i menduar i bakrit, gurit, betonit dhe drurit në Qendrën Kulturore në Porto, e përfunduar në 1991, është një dëshmi e aftësisë së tij për të kombinuar materiale në mënyrë ekspresive.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15462″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Arkitektura e Eduardo Souto de Moura nuk është e qartë, kalimtare apo piktoreske. Ajo është e mbushur me inteligjencë dhe seriozitet. Puna e tij kërkon një soditje intensive dhe jo një shikim të shpejtë. Ashtu si poezia, ajo është në gjendje të komunikojë emocionalisht me ata që marrin kohë për ta dëgjuar. Ndërtesat e tij kanë një aftësi unike për të përcjellë karakteristika në dukje konfliktuale – fuqi dhe modesti, mburrje dhe finesë, autoritet të guximshëm publik dhe ndjenjë intimiteti – në të njëjtën kohë. Për arkitekturën që duket e lehtë, e qetë dhe e thjeshtë, dhe për kujdesin dhe poezinë që përshkon çdo projekt, Eduardo Souta de Moura fitoi Çmimin e Arkitekturës Pritzker 2011.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15465″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”15467″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source: pritzkerprize.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment