Arkiva

Future Architecture

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Jetojmë në një shtëpi, punojmë në një zyrë dhe i dërgojmë fëmijët tanë në një shkollë. Këto vende nuk janë thjesht sfondi i jetës tonë, ato i japin formë asaj – ato përcaktojnë se kë shohim, çfarë shohim dhe si e shohim jetën.

Arkitektura ndikon në mënyrën se si ndjehemi çdo ditë, gjë që nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh sa kohë kalojmë brenda ndërtesave. Por shumë nga ndërtesat tona na lënë pa dritë natyrore, na strehojnë me tavane të ulëta dhe nuk i plotësojnë nevojat tona personale, sociale dhe mjedisore. Nuk ka pse të jetë kështu. Ne mund ta kontrollojmë këtë forcë të fuqishme – thjesht duhet të fillojmë të kërkojmë më shumë nga ndërtesat tona.

Libri “E ardhmja e arkitekturës në 100 ndërtesa” nga Marc Kushner e konsideron publikun një partner të ngushtë në arkitekturë.  Arkitektët kanë njohuri teknike për të projektuar ndërtesa që janë më të gjelbra, më të zgjuara dhe më miqësore – dhe sot publiku është partner në këtë ambicie. Pyetjet që duhet të bëjmë rreth ndërtesave dhe arkitektëve, do të krijojnë një të ardhme të re, e cila do të duket shumë më ndryshe nga bota që njohim sot.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”14253″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

A MUND TË JETË ARKITEKTURA SHTEG NËPËR RE?

[/vc_column_text][vc_column_text]Këto platforma panoramike qëndrojnë pezull mbi rrugën Trollstigen, një shteg malor turistik që rrotullohet dhe kthehet nëpër shpate gati-vertikale në një pasazh dramatik midis fjordeve të thella të Norvegjisë. Njerëzit mund ta vizitojnë vendin vetëm gjatë verës, kur moti është më pak i ashpër, por platformat duhet t’i rezistojnë kushteve të motit gjatë gjithë vitit. Megjithëse itinerari delikat depërton përmes një terreni të pabesë, ai mbështetet në forcën e jashtëzakonshme dhe inxhinierinë e kujdesshme për t’i rezistuar elementëve të ashpër të Norvegjisë.

Arkitektura e mirë na bën të harrojmë se sa e vështirë është që ajo të funksionojë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14226″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

A DO TË DARKOJE NË NJË TUB KANALI?

[/vc_column_text][vc_column_text]Thjesht përpiquni të mos mendoni për të – tuba të parafabrikuar prej betonit të përdorur tradicionalisht për ujërat e zeza bëhen një shtesë dramatike, skulpturale për një lokal ekzistues. Të veshur me dru, tubat krijojnë një spot ngrënieje intime për ata që gjenden brenda dhe një ndjenjë soditëse për ata që kalojnë pranë tyre.

Funksioni ndjek formën.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14228″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

A MUND TË JETOJMË NË HËNË?

[/vc_column_text][vc_column_text]Kur të gjithë përfundimisht të jetojmë në Hënë, do të na duhet të mbrohemi nga rrezatimi gama. Kjo banesë për katër persona do të bëjë po këtë gjë, duke siguruar strehim nga lëkundjet e mëdha të temperaturës dhe meteoritet. Kupolat e inflatueshme (të mbushura me ajër) i japin strukturës formën e saj unike. Robotët e ushqyer nga energjia diellore do të printojnë në 3D pluhurin e hënës (regolith) mbi sipërfaqen e banesës, duke krijuar një guaskë mbrojtëse e cila ka peshë shumë të lehtë, sepse nuk kërkon ngjitës apo kapëse të tjera – grimcat e saj lidhen së bashku në mënyrë natyrale. Arkitektët kanë krijuar një model 1.5-ton dhe kanë testuar module të vogla brenda një dhome vakumi. Kjo është struktura e parë që do të shikoni së shpejti në polin jugor të Hënës.

Inteligjenca arkitektonike nuk është tokësore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14247″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

A MUND TË BEJNË AUTOSTRADAT SHTËPI TË MIRA?

[/vc_column_text][vc_column_text]Të gjithë kemi udhëtuar në autostradë pa i kushtuar shumë rëndësi. Kjo shtëpi na bën të vetëdijshëm për shkallën e infrastrukturës sonë të transportit. Ajo është bërë duke përdorur trarë të mëdhenj të parafabrikuar prej betoni që janë prodhuar tradicionalisht për ndërtimin e autostradave. Një seri kantierësh në dukje të pamundur, na bëjnë të rimendojmë perceptimin tonë për gravitetin dhe shkallën. Dhe hidhini një sy pishinës!

Të rimendosh të dukshmen mund të krijojë diçka krejt të re.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14249″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Është e qartë se nuk ka asnjë zgjidhje perfekte, universale për të ardhmen e arkitekturës. Në të gjithë globin, arkitektët po punojnë me padurim me klientë dhe ndërtues të aftë për të projektuar ndërtesa unike, të përshtatura për ndryshimin e nevojave mjedisore dhe sociale.  Dhe për këtë, ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Studioni mbi idetë më të fundit në arkitekturë. Bisedoni me njerëzit që përcaktojnë vendet ku kaloni kohën tuaj. Bisedoni me fqinjët, bashkëpunëtorët, miqtë dhe familjen tuaj, dhe së bashku, synoni për një arkitekturë më të mirë.

Mos harroni: Arkitektura nuk përfaqëson vetëm bashkësinë tuaj – ajo formon shoqërinë tuaj. Nëse i kërkoni arkitekturës të punojë për ju, dhe të pasqyrojë të mirat e komunitetit tuaj dhe Tokës, do të mahniteni nga mundësitë që arkitektura mund të sjellë në çdo aspekt të jetës tuaj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source: The future of architecture in 100 buildings by Marc Kushner[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment