Arkiva

Villa Dine Hoxha – The Albanian House

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Kjo vilë u porosit nga Dine Hoxha, një tregtar dhe figurë e rëndësishme e asaj kohe, nga Dibra, rreth vitit 1931. Vila ndodhet në rrugën Sotir Peci, Tiranë, e cila është pingul me rrugën Durrësit. Nga këndvështrimi urban, ajo është disi e fshehur/ kamufluar, për shkak të lartësisë së ndërtesave të banimit që ndodhen midis vilës dhe rrugës kryesore, ndërtuar në vitin 1959, duke u konsideruar si një ‘thesar i fshehur’ i zonës.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12306″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Gjatë komunizmit, familja Hoxha u nxor nga vila dhe u dërgua në një shtëpi tjetër aty afër, në të njëjtën lagje. Më vonë, pronarët fillestarë u transferuan përsëri në vilë, por për shkak të gjendjes së tyre të dobët ekonomike, ata nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për vilën ose ta kthenin atë në gjendjen e saj origjinale. Për vite me radhë, nipi i Dine Hoxhës ka jetuar në një shtëpi aty pranë, duke ia lënë vilën familjeve në nevojë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12307″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Vila është e organizuar në tre kate, një nëntokë dhe dy mbi tokë. Hyrja kryesore është e vendosur në drejtimin veri-lindje dhe është e dukshme nga përdorimi i shkallëve monumentale, me dy rampa në drejtime të ndryshme, ku në mes ndodhet një pemë më e lartë se vila. Në pjesën jug-lindore të shtëpisë, volumi ka pësuar një tërheqje duke krijuar një verandë në katin e parë dhe një llozhë në katin e dytë, të mbështetur mbi një sistem kolonash dyfishe.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12308″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12311″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Volumi i vilës karakterizohet nga prania e një elementi në formë prizmi gjashtëkëndor, i cili ngrihet në pjesën veriperëndimore të vilës dhe me të njëjtin sistem kolonash, duke krijuar në katin e dytë një tarracë të mbuluar me çati me kulme të harkuara. Të gjitha fasadat e vilës janë trajtuar me shumë zbukurime neo-klasike dhe detaje që përfshijnë kornizat e dritareve, dyert, ndarjen e soletave apo qoshet e mureve.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12309″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”12310″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Gjendja aktuale e vilës tregon një mungesë mirëmbajtjeje, duke rezultuar në zhveshje masive të suvasë së fasadave dhe mureve me tulla. Në hyrjen kryesore është rikrijuar një pjesë e shkallëve me blloqe betoni, të cilat janë larg nga materiali i përdorur në teknikën origjinale të ndërtimit të shtëpisë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12313″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”12314″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: https://thealbanian.house/[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment