Arkiva

Designers you should follow on Instagram

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Dita ditës, Instagrami po bëhet më shumë sesa thjesht një platformë sociale për të ndarë fotot e ushqimeve apo të pushimeve tuaja. Tani ai është një mjet i domosdoshëm për këdo në fushën e dizajnit dhe një burim frymëzimi për të gjitha fushat. Duke filluar që nga ushqimi te moda apo arti deri te dizajni, ekzistojnë qindra mijëra llogari në këtë rrjet social për t’u frymëzuar. Nëse jeni këtu për materiale rreth dizajnit të brendshëm, ne kemi bërë një listë me llogari në Instagram që do të stimulojnë lidhjen tuaj midis dizajnerëve, duke e bërë të gjithë procesin e dizajnimit më të zakonshëm. Kjo pasi mediat sociale janë njëkohësisht një zgjidhje krijuese dhe një mënyrë jetike për dizajnerët për të gjetur dhe tërhequr klientë të rinj. Ka shumë interior designers në Instagram që po krijojnë një qasje të zgjuar në mediat sociale për të dizajnuar, me stile nga më të guximshmet te një dizajn më minimalist dhe estetik. Më poshtë ju paraqesim disa nga llogaritë tona të preferuara të designers që duhet të ndiqni Instagram.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15508″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

1. Kelly Wearstler

Kelly Wearstler është një dizajnere amerikane që krijon ambiente rezidenciale, akomodimi, ambiente komerciale dhe retail, si dhe koleksione të produkteve të dizajnit. Me anë të koncepteve provokuese dhe narrativave ekspresive, tregues të punës së saj të pagabueshme, Wearstler njihet ndërkombëtarisht me çmime të veçanta të dizajnit dhe botime të shumta. Sipas Vogue Living, stili personal i Kelly Wearstler, gamat e produkteve dhe vepat e ndryshme e bëjnë stilin e saj të njohur dhe vetë femrën një fenomen të dizajnit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15511″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

2. Jonathan Adler

Poçar, dizajner dhe autor, Jonathan Adler nisi firmën e tij të famshme pasi la punën për të ndjekur dashurinë e tij të parë: qeramikën. Në vitin 1993, dyqani luksoz në New York Barneys bleu koleksionin e tij të tenxhereve dhe pesë vjet më vonë, ai hapi dyqanin e tij të parë në Soho. Dëshira e Jonathan për të dizajnuar të gjitha objektet që i duhen për të krijuar një shtëpi elegante rezultoi në gjithnjë e më shumë produkte dizajni. Ekipi i tij i dizajnerëve të brendshëm merr përsipër projekte në shkallë të gjerë duke filluar nga shtëpi dhe hotele, te zyrat e kompanive dhe objekte të larta të banimit. Qëllimi i tyre i vetëm është ta bëjnë interierin aq magjepsës sa klienti![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15516″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

3. Patricia Urquiola

Dizajnere dhe arkitekte spanjolle kreative që jeton në Itali, Patricia Urquiola është e famshme për përzierjen e saj të pagabueshme të stileve të ndryshme. Nuk ka rëndësi nëse dizajnon mobilje, pllaka apo rubineta për banjo – kjo artiste kombinon linjat minimaliste me forma të gjalla të ndërthurura me elementë lulesh në një mënyrë unike. Ajo përzien stile, modele dhe materiale sipas shijes së saj me një ekstravagancë sensuale.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15513″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

4. Martyn Lawrence Bullard

Martyn Lawrence Bullard, një dizajner nga Los Anxhelos i nderuar me shumë çmime, është i njohur për gamën e tij të gjerë të stileve dhe ambienteve të brendshme eklektike, por të sofistikuara dhe tërheqëse. Martyn është emëruar vazhdimisht si një nga 100 interior designers më të mirë në botë nga Architectural Digest, ka fituar një vend të përhershëm në listën A të Elle Decor dhe është emëruar si një nga 25 dizajnerët më të mirë nga The Hollywood Reporter. Përveç studios së tij të dizajnit, një koleksion i pëlhurave të brendshme dhe të jashtme, letrave murale, mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake mbajnë emrin e Martyn Lawrence Bullard. Për më shumë frymëzim të përditshëm nga Bullard mund ta ndiqni atë këtu.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15517″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

5. Alyssa Kapito

Që nga themelimi i firmës së saj me të njëjtin emër, Alyssa Kapito ka fituar reputacion për krijimin e ambienteve elegante që fokusohen në tekstura të bukura dhe linja të pastra. Alyssa është e njohur gjerësisht për punën e saj në fushën e dizajnit dhe në maj të vitit 2017 ajo u shtua në listën prestigjioze “Elle Decor A” të interior designers më të mirë të  në botë. Ju mund ta dalloni fare mirë nga profili i saj në Instagram që ambientet e saj të interierit flasin rrjedhshëm “A Design”.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15518″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

6. Ronan & Erwan Bouroullec

Ronan and Erwan Bouroullec janë vëllezër dhe dizajnerë me qendër në Paris. Puna e tyre mbulon shumë fusha duke filluar nga dizajni i objekteve të vogla si stolat deri te interior design dhe arkitektura, si dhe vepra në shkallë industriale, vizatime deri te videot dhe fotografia. Objektet e dizajnit të Ronan dhe Erwan Bouroullec janë pjesë e koleksioneve të përhershme të disa prej muzeve ndërkombëtare, të tillë si Musée National d’Art Moderne – Center Pompidou dhe Musée des Arts Décoratifs në Paris apo Muzeu i Artit Modern në New York, etj., por ju mund t’i ndiqni fare mirë edhe në profilin e tyre në Instagram.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15519″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

7. Ettore Sottsass

@ettoresottsass është një llogari në Instagram e kuruar nga Raquel Cayre, një këshilltare mobilimi, koleksioniste dhe kuratore me qendër në New York. Kur ajo hapi si fillim profilin në Instagram rreth  arkitektit të saj të preferuar, Ettore Sottsass, ajo tha se, “nuk kishte të bënte me të qenit “Insta-famous”. Unë thjesht e adhuroja Sottsass.” Por sigurisht që ajo nuk kishte si ta dinte se llogaria e saj – një homazh shumëngjyrësh për mjeshtrin e ndjerë italian të mbushur me imazhe dizajni dhe arkitekture të viteve 1980 dhe ’90 – do të ngjallte interesin e shumë dizajnerëve dhe klientë ve të famshëm. Puna e saj është botuar në Vogue, Architectural Digest, NY Magazine, ET AL. Madje, ju duhet të ndiqni edhe llogarinë e saj personale @raquelcayre.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15520″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

8. Sasha Bikoff

Sasha Bikoff është e njohur për krijimet perfekte të modeleve maksimaliste të guximshme dhe shumëngjyrëshe, të skalitura nga përvojat e saj të mëdha botërore. Stili ndërkombëtar i Bikoff ndikohet shumë nga tiparet multikulturore të qytetit të saj të lindjes, New York City, dhe nga udhëtimet e saj të shpeshta në Paris, Marrakesh dhe Milano. Duke përdorur një prekje të mprehtë të dizajnit dhe kulturës, Bikoff krijon hapësira të bazuara te pasioni dhe frymëzimi i klientëve të saj. Për Bikoff, ambientet e brendshme përfaqësojnë më shumë sesa thjesht hapësira për të jetuar: ato evokojnë një mënyrë jetese të dalluar, duke u ofruar individëve mundësinë unike për t’i kthyer shtëpitë e tyre në një oaz eklektik dhe krijues.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15522″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

9. Humbert & Poyet

Adhuruesit e dizajnit dhe modës, Emil Humbert dhe Christophe Poyet, bashkuan forcat për të themeluar studion e tyre Humbert & Poyet në vitin 2008. Emil është një arkitekt i kualifikuar nga shteti ndërsa Christophe, është një interior designer në Këshillin Francez të Arkitektëve të Brendshëm. Përmes studios së tyre në rrugët luksoze të Monte Carlo, ata ofrojnë një gamë të plotë shërbimesh, që nga projektimi deri te dizajni i brendshëm. Të dy të apasionuar pas traditës  franceze të arteve dekorative, si dhe artit bashkëkohor, ata punojnë si partnerë të pandarë duke krijuar ambiente jashtëzakonisht spektakolare të mbushura me një ndjenjë luksi.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15506″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

10. Anthology Creative Studio

Anthology është para së gjithash një takim mes njerëzish që kërkojnë të kuptojnë se çfarë na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë. Studio ndan pasionin dhe vizionin e saj të dizajnit duke ofruar shërbime të nivelit të lartë të dizajnimit të ambienteve të banimit/ komerciale në mënyrë që të krijojnë hapësira që përcjellin emocione dhe pasurojnë përvojën njerëzore. Si përkrahës të “slow design“, Anthology Creative Studio kërkon të krijojë atmosferë të qëndrueshme dhe të transformueshme në një interier. Hapësira miqësore me mjedisin që do t’i rezistojnë kohës. Vende që tregojnë një histori.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]