Arkiva

Design Process – Renders or illustrations?

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

“Çdo vepër arkitektonike i bashkohet kontekstit si pjesë e një kolazhi.”

Frymëzuar nga një shkrim i Rafael Moneo,  arkitektja meksikane Tatiana Bilbao ka refuzuar të prodhojë vizualizime kompjuterike të projekteve që janë ende në proces.
Çdo vepër arkitektonike i bashkohet kontekstit si pjesë e një kolazhi. Ndonjëherë kjo vepër bëhet detonator i shumë gjërave, ndonjëherë është thjesht një shtesë, ndonjëherë humbet në kompleksitetin e kontekstit, dhe nganjëherë bëhet ikonë, pikë e re e referimi për atë kontekst. Arkitektja gjithmonë ka menduar se arkitektura e saj përshtatet në çdo kontekst, se ajo shton diçka në këtë kolazh.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”12520″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ajo thotë se bërja e kolazheve e ndihmon atë të krijojë ndërtesa më interesante. Puna e saj nuk përmban asnjë render kompjuterik; në vend të kësaj, modelet për projekte të tilla si Casa Ajijic dhe Vivienda Popular prezantohen përmes maketeve, skicave dhe kolazheve.
Arkitektes nuk i pëlqejnë imazhet e përfunduara pasi ato mund të bëhen pengesa në procesin krijues. Ajo preferon kolazhin pasi beson se nxit një qasje më bashkëpunuese për dizajnin.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12519″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Renderat “të rrezikshëm dhe të dëmshëm”

[/vc_column_text][vc_column_text]Bilbao, 47 vjeçe, u zotua të ndalojë prodhimin e renderave për klientët pas projektit të saj të parë të banimit. Klienti i saj ishte i befasuar nga rezultati, sepse krijoi një ide fikse në mendjen e tij bazuar në një interpretim të mëparshëm të projektit.

“Ai ndaloi së ndjekuri procesin sepse fiksoi një imazh në mendjen e tij,” shpjegoi arkitektja. “Mendova, kjo mund të ishte shumë e rrezikshme dhe e dëmshme për procesin krijues”.

“Unë besoj plotësisht se procesi është një dialog,” vazhdoi ajo, “dhe padyshim në atë rast u bë vetëm një monolog, sepse mendja ime evoluoi dhe mendja e tij mbeti me atë imazh.”

“Pas kësaj ne eleminuam renderat nga procesi ynë i punës, deri në fund,” tha ajo.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12518″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ideja për të filluar përdorimin e kolazheve Bilbaos i erdhi rastësisht, ndërsa punonte me një propozim për një nga projektet e saj më të njohura, Casa Ventura.
“Ishte kolazhi i parë që bëmë për një klient dhe për mua ishte një zbulim,” ka thënë ajo. “Kolazhi u bë një mjet i jashtëzakonshëm për dizajnin tonë dhe shumë domethënës për ne.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12517″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Bashkëpunimi është thelbësor

[/vc_column_text][vc_column_text]Kjo teknikë bashkëpunuese mishëron të gjithë qasjen e Bilbaos ndaj arkitekturës. Ajo shpesh pëlqen të përfshijë mendje të tjera krijuese, në vend që të marrë përsipër gjithçka vetë.

Një shembull kryesor i kësaj është Ruta del Peregrino, një projekt me ndërhyrje arkitektonike përgjatë një rruge pelegrinazhi 72 milje në Jalisco, në Bregun Paqësor të Meksikës. Bilbao ftoi emra të respektuar për të bashkëpunuar, që nga artisti Ai Weiwei tek studioja kiliane e arkitekturës Elemental, për të projektuar seksione të ndryshme të rrugës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”12516″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: dezeen.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment