Arkiva

CONCEPT : Rehabilitation project of Zall tekke, Gjirokastër

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Metodologjia:

[/vc_column_text][vc_column_text]

  1. Studimi i literaturës mbi tipologjinë e teqesë, jetesësn kolektive të sufive e bektashive dhe parimet e tyre të cilat kanë gjeneruar këtë arkitekturë. Nga literatura e përdorur do të shquaja librin e autorit Raymond Lifchiz, “The Dervish Lodge: Architecture, Art, and Sufism in Ottoman Turkey” që është një përmbledhje e disa eseve nga autore të ndryshëm për këtë temë, libri nuk ka qenë thjesh një burim informacioni por edhe burim frymezimi për thellimin e kërkimit. Konkluzionet e studimit pasqyrohen në 5 raste studimi.
  2. Studimi i literaturës mbi teqetë në Shqipëri, si dhe vëzhgimi nga afër i rasteve të ndryshme ka shërbyer për të kuptuar mënyrën e jetesës në një teqe, funksionin dhe kontekstin ku u ndërtuan. Gjithashtu analiza nxjerr në pah problemet me të cilat këto objekte ballafaqohen sot. Konlkuzionet e studimit përveçse ndikojnë në atë çfarë duhet bërë vendosin edhe disa “kufinj” për gjërat që nuk mund të bëhen. Konkluzionet pasqyrohen në 4 raste studimi.
  3. Analiza e historikut të Teqesë së Zallit, fillon me grumbullimin e materialeve të shkruara nga autorë të ndryshëm ku ja vlen të përmenden sipas kronologjisë: E.Çelebi, F.W. Hasluck, M. Kiel, dhe M. Tutuncu. Gjithashu u mblodhën, materiale grafike, të dhëna nga institucionet lokale si dhe deshmi të besimatarëve. Kjo analize na mundëson ngritjen e një “timeline” i cili pasqyron “jetën” e teqesë.
  4. Analiza në shkallë urbane, na njeh me nevojat qe ka teqeja në raport me qytetin dhe anasjelltas, gjithashtu na njeh me ndryshimet qe ka pësuar zona që nga themelimi i teqesë deri më sot. Konkluzionet nga kjo analizë na çojnë në propozimin në shkalle peizazh-sistemimi.
  5. Arkeologjia e arkitekturës, është procesi analitik i cili merr në konsiderate ndryshimet fizike, materialet e ndërtimit dhe mënyrën e jetesës në faza të ndryshme të jetës së objektit. Procesi fillon me rilevimin e gjendjes ekzistuese, për të cilin u përdorën disa metoda: rilevim topografik me totalstation i objekteve nga jashtë, rilevimi fotogrametrik i fasadave të çdo objekti dhe rilevimi me shirit meter dhe metër lazer i brendisë së objekteve. Për të bërë një krahasim të plotë u desh saktësimi i rilevimit të vitit 1963 nëpërmjet verifikimeve në objekt. Përveç rilevimit të 63, per një shtresëzim të plotë të fazave u përdorën ortofoto në vite të ndryshme (asig). Ndryshimet e mënyrës së jetesës janë pasqyruar në gjendjen ekzistuese te objektit dhe në ndërhyrjet e bëra. Projekti merr në konsideratë të përshtasë programin në objektet historike, dhe të përmirësoje mënyrën e të funksionuarit. Bazohemi në konkluzionet e kësaj analize për propozimin në shkallë arkitektonike.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]Koncepti në shkallë urbane

228 qiparisa vendosen sipas një gridi ortogonal si një vazhdim i gridit urban. Në konsideratë merren ndërtesat e projektuara gjatë socializmit, pasi kanë potencialin për të qenë referencë e zhvillimeve të reja si dhe janë objektet më të larta. Ky bllok me pemë ngrihet si një përgjigje ndaj shpërndarjes urbane në natyrë, duke u bërë një lloj kufiri për ktë të fundit. Kjo vendosje jep mundësinë e perceptimit të ndërtesave të teqesë si pjesë e një organizmi duke u diferencuar nga objektet e tjera përreth.[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”7979″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Teqeja dikur larg qytetit, sot pjesë e zonës urbane, “shkeputet” vizualisht edhe një herë nga pjesa tjeter e qytetit, duke përmirësuar përjetimin shpirtëror të vizitorëve dhe duke risjellë në kujtesë izolimin e sufive. Lartësia e qiparisave ulet gradualisht nga veriu drejt jugut, për të lejuar depërtimin e rrezeve të diellit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7977″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]- Ruhen të gjitha pemët ekzistuese.
– Ndërhyrja në sistemim propozon konservimin e mureve të vjetër mbajtës, shkallët dhe kalldrëmin.
– Ndërhyrja e re bëhët me të njëjtat materiale.
– Sistemimi përdoret për shtresëzimin e historisë së objektit.
– Mundësohet aksesimi i invalidëve në nivele të ndryshme nëpërmjet rampave.
– Shtohen elementet e sigurisë dhe mundësohet aksesimi i zjarrëfikses në të gjitha sheshet.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7892″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Koncepti në shkallë arkitektonike

Fasadat e banesave të Gjirokastrës ndahen estetikisht në tre shtresa, niveli i katit ose kateve të poshtëm, të cilët janë gjithmonë me muraturë të pa suvatuar guri, niveli i katit të sipërm ku fasada suvatohet në tre anë (perveç asaj mbrapa) dhe niveli i çatisë me rasa guri. Duke qenë se banesa pas restaurimit do ti ketë këto “shtresa estetike”, ato pasqyrohen dhe në objektet e reja, duke e nxjerrë ne pah më tepër këtë karakteristikë. Për muraturat e reja perdoret i njejti gur (gur flishi) por i punuar në një mënyrë që të diferencojë nga muratura origjinale.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7978″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Fjalor:

[/vc_column_text][vc_column_text]Teqe

Studimet Islame të Oksfordit:

Term për një rezidencë Sufi, bujtinë ose shtëpizë.  Zakonisht ku ka një aktivitet Sufish, si të mësuarit, të adhuruarit, rituale të ndryshme etj. Aty jeton dhe kreu i urdhrit.

(Esposito, 2018)[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7971″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Sufizmi

Sufizmi ose ndryshe mund ti referohemi si Islami mistik. Është një lëvizje brenda botës Islame, e cila karakterizohet nga disa vlera, rituale, doktrina dhe institucione të veçanta. Sufizmi ka metoda speciale dhe përsosmëri të psikologjisë shpirtërore që nuk gjenden në civilizime të tjera fetare. Sufizmi gjeneron një jetë kolektive të vetën. Karakteristikat e devotshmërisë së Sufizmit përfshijnë dhikr (zikir), ceremonia e kujtimit dhe përsëritjes së emrit të Zotit; jetesën e perbashkët në khanaqa (hanekah), zaëiya (zaviye), ose tekke (teqe) ku drejtuesit Sufi jetojnë të rrethuar nga ndjekësit e tyre dhe presin vizita nga besimtarët. Sufitë fromojnë një rrjet me udhëzues dhe ndjekës që quhen tariqas (tarikate) ose vëllazeri. Sufitë janë të organizuar në disa linja të cilat rrjedhin nga emra shenjtësh dhe derjtuesish të famshëm. Në vendet e shenjta apo ne varret e drejtuesëve Sufi, zakonisht pjesë e një kompleksi, dita e vdekjes së shenjtëve festohet dhe njerëzit vijnë për ndërmjetësimin me Zotin.

(I.M. Lapidus,1988)[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7972″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Bektashizmi

BEKTĀSĪYA, një rend sinkretik  dhe heterodoks Sufi, që gjendet kryesisht në Anadoll dhe në Ballkan, me degë në rajone të tjera, të emëruara sipas Hājī Bektāš dhe lidhur me të si i themeluesi  i vjetër  (pīr). Në përgjithësi urdhri ishte i njohur në turqisht si ṭarīqat-e Bektāšīya, por në një kohë mjaft të vonë Bektashinjte filluan ta quanin  rendin e tyre ṭarīq-e nāzanīn (rruga delikate). Ky përcaktim ndoshta ishte shpikur si një lloj fjalëkalimi mes Bektashinjve pas mbizotërimit të Urdhrit të sulltan Muhammed II në vitin 1826.

(Encyclopedia Iranica)[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Projekt diplome nga Enea Serjani, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës,  udhëhequr nga Prof. Florian Nepravishta.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”7973″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment