[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]
[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”8491″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8530″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Në modelin origjinal të vëllezërve Castiglioni, reflektori ikonik në formë tasi ishte i bërë prej plastike transparente. Kjo ide u hodh poshtë, sepse nxehtësia që lëshonte burimi i dritës inkandeshente deformoi materialin plastik. Prototipi u zhvillua dhe u prodhua më pas nga Flos në vitin 1962, me tasin e tij të famshëm të madh. Falë përdorimit të një burimi të dritës LED, tani është e mundur të përdorni një version të ri të ndricuesit Taccia, me një shpërndarës drite plastik dhe transparent, që qëndron besnik ndaj konceptit origjinal.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8528″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Ndricuesi i varur Frisbi u krijua nga Achille Castiglioni, në 1978, për prodhuesin italian të ndriçimit Flos. Funksioni i këtij ndricuesi është të ndriçojë drejtpërdrejt pjesën e sipërme të tryezës, me një kon të saktë të dritës, duke lëshuar një dritë të shpërndarë dhe të reflektuar: të gjitha nga një llambë e vetme. Me reflektorin e tij prej kromi dhe shpërndarësin prej opali, ndricuesi i varur Frisbi, përvec se e shpërndan dhe reflekton dritën, ai mund të japë dritë të drejtpërdrejtë gjithashtu. Me tre kabllot e tij të imëta prej çeliku, njësia mund të varet nga çdo tavan. Kështu mund të pozicionohet sipas nevojës në çdo dhomë apo hapësirë, duke lejuar përdoruesit të krijojnë zgjidhje ndriçimi të sakta për kërkesat e tyre.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8531″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Ndricues tavani që krijon një dritë të drejtpërdrejtë uniforme në lartësi të ndryshme. Trupi i llambës është krijuar për të lejuar zgjidhje të shumta. Sistemi i ndricimit është i përbërë nga një llambë metalike cilindrike-e varur, me strukturën konike të cunguar, dhe është e mbrojur prej qelqi transparent kokrrizor, i tillë që të mos verbojë përdoruesin, ku ka dhe një unazë silikoni të fortë. Zgjedhja për një ndricues tavani me shumë pika ndricimi është një referencë për llambadarin e projektuar nga babai i Achille, Giannino në vitet 30, të cilin ai e risolli ne vitin 1996 per Flos.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8532″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8527″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]
[/vc_column_text][vc_column_text]Në vitin 1970 Zanotta vuri në prodhim “stolin metalik pranveror”, të quajtur në mënyrë metaforike “Mezzadro”, që vëllezërit Achille dhe Pier Giacomo Castiglioni projektuan në vitin 1957 (së bashku me stolin Sella, në prodhim i vitit 1983) për ekspozitën “Format dhe ngjyrat në shtëpitë e sotme”, e organizuar në Como. Mezzadro është një mesazh i zëshëm dhe i qartë i lirisë për të përcaktuar mjedisin hapësinor të brendshëm.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8526″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Në datë 8 nëntor, krijimtaria e mjeshtrit Castiglioni do të vij për herë të parë në Shqipëri, me një prezantim unik nga vajza e tij, Giovana Castiglioni, nëpërmjet një leksioni të hapur në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Gjithashtu produktet e sipër përmendura, do të keni mundësi ti shikoni në ambjentet e Archispace.
Për të blerë biletën kliko këtu.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]