HODA – House of Design Albania

verified

Cfarë është HODA?

HODA, akronim i House Of Design Albania, është një iniciativë e re në Shqipëri e cila synon të kthehet në një show more

Mon

09:00 - 21:00

Tue

09:00 - 21:00

Wed

09:00 - 21:00

Thu

09:00 - 21:00

Fri

09:00 - 21:00

Sat

09:00 - 21:00

Sun

09:00 - 21:00

Cfarë është HODA?

HODA, akronim i House Of Design Albania, është një iniciativë e re në Shqipëri e cila synon të kthehet në një habitat ku ndërthuren idetë e dizajnerave me praktikën  e mjeshtrave të prodhimit të mobiljeve, realizimit të finiturave apo përpunimit sipas teknikave artizanale të produkteve dekorative dhe artistike. Qëllimi është sjellja në treg e produkteve autentike shqiptare, nëpërmjet elementëve etnografikë dhe arkitektonikë të trevave shqiptare në produkte dizajni. Ne e shohim këtë një mënyrë shumë të mirë për të pozicionuar vendin tonë në botën e industrisë kreative dhe për ta promovuar atë ndërkombëtarisht. Kjo iniciativë i përket një portofoli më të gjerë brandesh dhe kompanish nën emrin MAD Bazar.

Cila është veçantia e saj?

Veçantia e HODA është se produktet finale konsiderohen produkt shqiptar. Për shkak të kapaciteteve prodhuese të vendit tonë për lëndët e para apo aksesorët e ndryshëm, HODA i kategorizon produktet e saj në Made in Albania Products dhe Designed in Albania products. Produktet Made in Albania janë produkte të cilat kanë koncept të frymëzuar nga tradicionalja apo arkitektura vernakulare dhe për çdo proces përdoren burime lokale. Produktet Designed in Albania janë produkte të cilat kanë koncept të frymëzuar nga tradicionalja apo arkitektura vernakulare, por që origjina e lëndës së parë apo aksesorëve është pjesërisht ose plotësisht e importuar. Në plan afatgjatë, synimi është që të mbizotërojnë produktet Made in Albania.

Si lindi si koncept?

HODA është konceptuar nga një arkitekt shqiptar, i shkoulluar në Perëndim dhe i apasionuar pas sipërmarrjes dhe industrisë kreative. Duke peshuar dhe vlerësuar potencialin që Shqipëria ka në këtë sektor, si në burimet njerëzore ashtu edhe në ato prodhuese, ai ishte i bindur që HODA si iniciativë do të jetë një katalizator për gjallërimin dhe stimulimin e produkteve lokale. Arritur kjo nëpërmjet kurimit, krijimit dhe bashkëpunimit shumë të afërt me mjeshtrat artizanë, industrinë e prodhimit dhe individët kreativë, përfshirë këtu edhe arkitektët. Për të HODA është një “retail brand” me potencialin real për të qënë e mirënjohur jo vetëm lokalisht, por edhe ndërkombëtarisht. Një ODË e madhe ku mirëpret të gjithë krijimtarinë dhe prodhimin shqiptar. Më 14 Nëntor 2019 është hapur zyrtarisht për publikun. Për ekipin projektues të HODA, ky koncept është parë si “genius locus” në ambientet e Kalasë së Tiranës. 🙂

Çfarë produktesh mundet të gjesh në ambientet e HODA?

Produktet të gjenden në HODA mund t’i grupojmë në 3 kategori kryesore:

-Produkte mobilimi dhe përdorimi, që përfshijnë tavolina, karrige, kolltukë, kënde, pasqyra, pjata qelqi/balte/druri të përdorshme e të gjitha që përfshin kjo gamë.

-Produkte artistike dhe dekorimi që përfshijnë patjetër veprat në telajo apo qeramikë, gjithashtu artikujt dekorativë të punuar në dru, metal, baltë, resinë etj.

-Lëndë e parë dhe aksesorë dizajni për punimet artizanale.

Artizanët dhe bashkëpunëtorët si i gjeni?

Ka qënë një punë kërkimore gati një vjeçare për gjetjen dhe krijimin e një marrëveshje me artizanët dhe prodhuesit të cilët njohin teknikat artizanale që mund t’i përcjellin në breza. Gjatë kësaj periudhe është arritur të ngrihet një grup i mirë artizanësh dhe prodhuesish të cilët mbulojnë të gjitha kategoritë e produkteve që HODA ofron për klientët e saj. Megjithatë, asnjëherë nuk rreshtim së kërkuari burime të reja në individë, materiale të lëndës së parë apo partneritete të mundshme.

Dizajni krijohet nga ju apo nga vetë artizanët?

Janë të ndryshme. Duhet të theksojmë që në HODA jemi duke u përpjekur të edukojmë edhe publikun se jo çdo punë e realizuar me dorë është punim artizanal apo vepër arti. Ka disa kritere për t’u kategorizuar. Nëse flasim për mobiljet apo produktet dekorative, një pjesë e konsiderueshme e produkteve që ndodhen fizikisht në HODA, janë të ideuara nga vetë realizuesit. Këto produkte janë përzgjedhur nga ekipi projektues dhe ekipi i Product Designers për t’u ekspozuar në ambient. Ka disa produkte dekorative të cilat janë dhënë si kërkesa nga këto ekipe dhe janë realizuar në bashkëpunim me realizuesit. Në vazhdimësi produktet dizenjohen nga:

-Ekipi i Product designers, i cili bën një kërkim paraprak për tregun derisa del në një produkt final

-Vetë artizanët dhe dizajners partnerë, megjithatë produkten përzgjidhen

-Vetë klientët përmes asistencës së dizajnerit, i cili duhet kuptojë dhe nxjerrë produkt final atë që kërkon klienti

-Veprat e artit, që janë sigurisht frymëzim i artistëve 🙂

Ku mundet t’ju gjejnë klientët dhe arkitektët?

Përveçse pranë ambienteve të Kalasë së Tiranës, mund të kontaktojnë edhe përmes rrjeteve sociale nën emrin e HODA – House of Design Albania dhe faqes së web www.hoda.al. (Faqja për momentin është në përpunim e sipër, shumë shpejt do të jetë aktive dhe do të njoftohet)

Si e shihni të ardhmen e HODA-s?

Si një vend që gumëzhin nga idetë dhe përballet me sfida realizimi 🙂 HODA ka shumë plane për të ardhmen e saj, le të themi që një ndër to është të jemi në panairet ndërkombëtare si një retail brand shqiptar në sektorin që i përkasim.

This Business has no Posts Yet

Create your rate

No ratings to display.

send us a message





[recaptcha id:ko class:ko]

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial