Arkiva

HIGHLIGHT: MOMOYO KAIJIMA

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Momoyo Kaijima (1969, Tokio) është bashkëthemeluese e studios arkitekturore në Tokio, Atelier Bow-Wow, e themeluar në vitin 1992 dhe në ditët e sotme është një nga firmat kryesore të Japonisë. Studioja është e njohur për arkitekturën e saj shtëpiake dhe kulturore. Me partnerin e saj Yoshiharu Tsukamoto, ata kanë eksperimentuar me teori të projektimit që prezantojnë një fjalor të ri në studimet urbanistike dhe konceptet e reja për hapësirat publike, siç janë sjellja arkitekturore dhe hapësira mikro-publike. Projektet e tyre variojnë nga shtëpi deri në ndërtesa publike dhe tregtare dhe vepra arti publike, në Japoni, si dhe në Evropë dhe SH.B.A.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11930″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtëpia dhe Atelieri Bow-Wow

Tokyo, Japoni 2005

[/vc_column_text][vc_column_text]Tsukamoto dhe Kaijima e planifikuan ndërtesën e tyre në një vend të vogël, të ngushtë, në formën e flamurit, i cili lidhet me rrugën vetëm me një pasazh të ngushtë. Për shkak të hapësirës së kufizuar, ndërtesa është e organizuar vertikalisht, dy katet e poshtme të dedikuara për atelierin dhe dy katet e sipërme për shtëpinë. Një shkallë lidh shtëpinë dhe atelierin, e cila fomon vetë gjithashtu dhomë me sheshpushimet e saj të mëdha. [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11801″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ndërtesa Mado

Setagaya, Japoni, 2006

[/vc_column_text][vc_column_text]“Ndërtesa Mado” (japonisht dritare)” është një projekt spekulativ i cili, pasi që është vendosur në tokë të pjerrët, duhet të marrë karakteristikat e një pike referimi. Meqenëse nuk u përcaktuan informacione rreth banorëve të ardhshëm, arkitektët u përqendruan në elementët kontekstualë si ndryshimi midis niveleve në zonë, siluetës së hijeve dhe shtigjet e supozuara të qarkullimit. Por ritmi i saj i brendshëm, arkitektura, arrihet përmes çarjeve te kompozuara sipas një modeli të caktuar dhe në një marrëdhënie pasqyruese me dritaret dhe ballkonet e ndërtesave përreth. Ashtu si në projektet e tjera nga Atelier Bow-Wow, dritaret e mëdha janë një karakteristikë e kësaj arkitekture që shtyn kufijtë midis hapësirës private dhe publike  deri në ekstrem.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11802″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Split Machiya

Tokyo, Japoni, 2010

[/vc_column_text][vc_column_text]”Machiya” është një shtëpi qyteti tradicionale prej druri, e karakterizuar nga forma e saj e gjatë dhe një oborr i mbyllur.Si interpretim modern i kësaj arkitekture tradicionale, Tsukamoto dhe Kaijima projektuan “Split Machiya”, një ndërtesë e përbërë nga dy struktura të veçuara, të lidhura nga një oborr i harlisur.Të dyja rezidencat kanë dizajne kompakte dhe të ndara, që synojnë krijimin e një ambienti jetese të hapur dhe të integruar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11804″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qendra Kulturore Hanamidori

Tachikawa, Japoni, 2005

[/vc_column_text][vc_column_text]Ndërtesa është e vendosur brenda Parkut Përkujtimor Showa dhe kombinon funksione të ndryshme të shpërndarjes së informacionit dhe shkëmbimit, të lidhura me Zonën e Kulturës së Gjelbër. Në kuptimin e “arkitekturës në rritje”, ajo ka një çati “të gjelbër” e cila mbështetet nga 15 cilindra. Mbështjellja me xham, pjesërisht e hapur, e ndërtesës dhe larmia e materialeve natyrore të cilat përdoren në projektim dhe ndërtim, ofrojnë një ambjent të brendshëm që ndihet njësoj si të ishte i jashtëm.

“Synimi ynë ishte një hapësirë sa më e rehatshme, si nën hijen e një peme, që do të ofronte mbështetje për aktivitetet e parkut.”[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11800″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Laboratori i Guggenheim & BMW

New York, SHBA, 2011

[/vc_column_text][vc_column_text]Atelier Bow Wow projektoi një laborator “të transportueshëm”, i cili është ngritur në hapësira të lëna pas dore, duke krijuar një vend për ambientet zyrtare të fjalimeve, tubimeve festive, seminareve, ekspozitave dhe të tjera. Kjo arkitekturë e veçantë muzeale është e përbërë nga një strukturë që rri pezull mbi shtylla, duke liruar nivelin e tokës për vendosjen e dhomave sipas nevojës së programit. Për më tepër, vëllimi i ngritur gjysmë i tejdukshëm, krijon një atmosferë mikpritëse dhe lejon që fasadat e ndërtesave fqinje të bëhen sfondi kryesor. BMW dhe Guggenheim e iniciuan këtë projekt me qëllim eksplorimin e ideve të reja, eksperimentimit dhe krijimit të zgjidhjeve të hershme për jetën e qytetit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”11799″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source : archdaily.com, designboom.com, maueloka.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]