Arkiva

Sustainable Architecture: Natural Cooling and Heating

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Kur bëhet fjalë për strategjitë e ftohjes dhe ngrohjes në projektimin e ndërtesave, arkitekti gjendet para sfidës se si të gjejë zgjidhjen më efikase, ekonomike dhe ekologjike për të siguruar komoditetin termik të banorëve. Në shumicën e klimave, energjitë natyrore për të rregulluar komoditetin përmes ngrohjes, ftohjes, lagështimit dhe tharjes janë në dispozicion gjatë gjithë vitit. Detyra e arkitekturës është t’i përdorë ato aty ku kontriubojnë  rehati. Kjo do të thotë, të lejosh ndërtesën të thithë, kursejë, lëshojë, pasqyrojë energji në momentin e duhur. Studimi i strategjive pasive për një klimë specifike dhe një lloj ndërtese, mund të rezultojë në arkitekturë kryesisht ose plotësisht autonome – arkitekturë që jo vetëm që kursen pajisje dhe kostot e energjisë, por jep një kontribut të madh në natyrë dhe klimë.[/vc_column_text][vc_single_image image=”13291″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]

Pse janë strategjitë natyrore dhe pasive kaq të rëndësishme?

[/vc_column_text][vc_column_text]Në qytetet në rritje, efekti i ishullit të nxehtësisë na tregon efektet e tij në mikroklimë dhe në përgjithësi numri i valëve të nxehtësisë po vjen duke u rritur. Pajisjet, si kondicionerët, të cilët ofrojnë rehati në temperaturat më ekstreme sot, përbëjnë 10% të konsumit global të energjisë, rrjedhimisht duke kontribuar në ndryshimin e klimës. Ky cikël vicioz  lejon që konfrontimi me strategjitë natyrore të bëhet thelbësore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ftohja nëpërmjet avullimit: Pasqyrat e ujit

[/vc_column_text][vc_column_text]Integrimi i ujit si një element i projekteve arkitektonike mund të ftohë ndërtesat përmes avullimit dhe rrjedhës së ajrit, në varësi të klimës. Kjo metodologji është e hershme që në periudhën Romake, të cilët shpesh projektonin shtëpitë e tyre rreth një pishine qëndrore në oborr.

Ndërtesa e selisë së ardhshme të KFAS në Kuvajt, e krijuar nga TOPOTEK1, shfrytëzon një pasqyrë të madhe uji për të ftohur ajrin. Pishina e thellë 40 cm është e pozicionuar strategjikisht drejt rrymave mbizotëruese të ajrit, përpara ndërtesës. Projektuar me një vëllim të  zbrazët ndërtesa kap erërat që vijnë nga pjesa e poshtme. Pastaj, ajri tashmë i ftohur dhe i lagësht shpërndahet brënda ndërtesës, përmes fasadës ose oborreve qëndrore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13295″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ftohja nëpërmjet avullimit: Fasada

[/vc_column_text][vc_column_text]Atelier Bow Wow, duke përdorur gjithashtu ftohje me avullim,  krahasoi House & Atelier-in e tyre me një shkëmb masiv me ujë të rrjedhshëm. Gjatë ndërtimit, arkitektët gërmuan një pus, nga i cili pompohet uji deri në çati dhe derdhet poshtë në sipërfaqen e murit të jashtëm. I mbuluar me asfalt të grimcuar , muri thith ujin, i cili më pas avullon për shkak të nxehtësisë, duke ftohur muret e jashtme të ndërtesës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13289″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Masa termike: Shtëpia Guvë

[/vc_column_text][vc_column_text]Materialet e dendura si guri, betoni dhe toka secila kanë disa veti që lejojnë një izolim të mirë nga nxehtësia. Këto përfshijnë përçueshmëri të mirë termike (aftësia për të ripërdoruar ftohjen pasive),  vonesa termike (transmetimi i ngadaltë i nxehtësisë), reflektimi i ulët (rishpërndarja më e ulët e nxehtësisë), dhe kapaciteti i lartë vëllimor i nxehtësisë (aftësia e ngritur për të ruajtur nxehtësinë). Kur materiale të tilla përdoren me shumicë, cilësitë e tyre izoluese bëhen veçanërisht të fuqishme, të ilustruara nga shtëpitë si shpella siç është Shtëpia Verore Shpellë nga Kapsimalis Architects në Santorini. Temperatura e tokës ndryshon vetëm disa gradë dhe është e stabilizuar në një thellësi prej 1.5 deri në 2.5 m nën sipërfaqen e tokës. Në këtë mënyrë ndërtesat mund të nxehen lehtësisht gjatë dimrit dhe të ruajnë temperaturën e nevojshme gjatë verës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13299″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Masa termike: Muret e magazinimit

[/vc_column_text][vc_column_text]Përdorimi pasiv i energjisë diellore me ndihmën e p.sh. mureve të magazinimit mund të ndihmojë për të ruajtur temperaturën e nevojshme brenda një ndërtese përgjatë gjithë vitit. Për të arritur këtë, vendosja e sipërfaqeve duhet të lejojë një ekspozim të lartë të rrezeve të diellit në dimër dhe të krijojë hije gjatë verës. Me rëndësi të madhe është një izolim i mirë i ndërtesës, përndryshe muret e magazinimit mund të rrisin përdorimin e energjisë.

Teatri i Madh Poly nga Tadao Ando në Shanghai përbëhet nga një kuti masive prej betoni të armuar, e rrethuar nga një mur xhami transparent që formon një fasadë dopio-xham. Kutia e betonit performon si një masë e madhe termike. Në dimër, vëllimi i brendshëm thith dhe ruan nxehtësinë e diellit dhe e lëshon atë në mbrëmje kur temperaturat bien. Në verë, siperfaqja e qelqit ndihmon për të pasqyruar dritën e drejtpërdrejtë të masës së betonit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13292″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Shtimi diellor

[/vc_column_text][vc_column_text]Shtimi Diellor, që konsiston në nxehtësinë e gjeneruar kur nxehtësia diellore thithet nga ndërtesa, kontrollohet nga dizajni dhe orientimi i ndërtesës, raporti i zonave me xham opak, përqindja e reflektimit të nxehtësisë, niveli i izolimit dhe sasia e elementeve hijëzues .

Për Dorotheen Quartier (Behnisch Architekten) këta faktorë, materialiteti dhe dizajni arkitektonik specifik i çatisë u përcaktuan në bazë të studimeve të hijëzimit dhe ekspozimit të diellit. Në fasadën e çatisë si dhe shkëlqimin vertikal të zyrës, copëzimi reflektiv arrin të krijojë mbrojtje nga dielli, duke lejuar një sasi optimale të ndriçimit. Koncepti i komoditetit përdor elementë të aktivizuar termikisht, siç janë tavanet e ekspozuara të betonit dhe kapaciteti i ruajtjes termike të sipërfaqeve të brendshme, të cilat çojnë në ulje të kërkesave të ngrohjes dhe ftohjes.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13293″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Energjia Gjeotermale: Sistemi Radiativ

[/vc_column_text][vc_column_text]Energjia gjeotermale e gjeneruar dhe e ruajtur në brendësi të tokës përdoret si burim energjie. Uji në tuba thith nxehtësinë dhe pompa e nxehtësisë lejon që uji të qarkullojë nëpër sistem, duke transferuar energjinë termike në ndërtesë.

Për të siguruar një klimë të mirë shtëpie Haas Cook Zemmrich STUDIO 2050 ka hartuar elemente specifike të tokës së gërmuar për muret e jashtme të Kampusit të ri Alnatura. Toka e gërmuar (rammed earth) është një depo e shkëlqyer e nxehtësisë. Një sistem rrezatues është i integruar në anët hapësinore të elementit, të furnizuar nga energjia gjeotermale. Është ngrohja ose ftohja e masës së elementeve të tokës së gërmuar që lëshon ngadalë energjinë e nevojshme termike.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13296″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Ngrohja dhe ftohja e ujërave nëntokësorë

[/vc_column_text][vc_column_text]Kërkesa për ngrohje e ndërtesës së administratës së SüdwestmetallEsslingen është relizuar nga një pompë ngrohje ujore nëntokësore, me një sistem pusi pak të hapur si burim i nxehtësisë. Një temperaturë relativisht e vazhdueshme e ujërave nëntokësore përafërsisht 12 ° C gjatë gjithë vitit dhe sistemi i ngrohjes me temperaturë të ulët çon në një pompë nxehtësie të lartë COP dhe kështu në gjenerimin e energjisë shumë efikase. Për më tepër, uji nëntokësor përdoret gjithashtu për ftohje, duke mbuluar kërkesat për ftohje të tavaneve të ftohura dhe furnizimin me ajër të kondicionuar. Konvektorët e integruar në dysheme shërbejnë si një sistem ngrohje me veprim të shpejtë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13294″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Tarracat e gjelbra

[/vc_column_text][vc_column_text]Tarraca e gjelbër përmirëson ndjeshëm klimën e brendshme të një ndërtese, si dhe mikroklimën lokale. Në krahasim me një çati konvencionale, ku temperatura e ajrit mund të rritet mbi 50 ° C, zona nën një çati të gjelbër ftohet përmes avullimit të bimësisë dhe hijes që ofron. Përveç ndarjes bazike të kulmeve të gjelbërta në çati të gjera dhe intensive, ekziston një ndryshim midis një çatie të lagësht dhe një të thatë. Tarraca e lagësht thith dhe ruan sasi të mëdha të nxehtësisë, gjë që zvogëlon luhatjen e temperaturës dhe mund të kursejë energjinë e nevojshme për ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesës. Një çati e thatë vepron si izolim. Në verë, shtresat e gjelbërta të çatisë zvogëlojnë rrjedhën e nxehtësisë përmes çatisë në ndërtesë. Në dimër, ka më pak emëtim të nxehtësisë.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13290″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Tarracat Reflektuese

[/vc_column_text][vc_column_text]Si një alternative për tarract e gjelbërta, çatitë reflektuese dhe fasadat me ngjyra të lehta mund të ftohin në mënyrë efektive interierët duke orientuar rrezet e diellit dhe duke zvogëluar thithjen e nxehtësisë. Shembuj përfshijnë çatitë me mbulesa, pllaka reflektimi, zall, ose bojë reflektuese. Shtëpia Magney e Glenn Murcutt në Australi gjithashtu lejon që përmes ndërtimit tarracës së saj të lartë, nxehtësia ekzistuese të rritet dhe të largohet nga zonat në përdorim.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13297″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Burimi: archdaily.com | transsolar.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment