Arkiva

HIGHLIGHT: I.M. PEI

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Arkitektura e Ieoh Ming Pei (1917 – 2019) mund të karakterizohet nga besimi i saj në modernizëm, e humanizuar nga finesa, lirika dhe bukuria e tij. Pei lindi në  Guangzhou, Kinë dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1935 për të studiuar së pari në Universitetin e Pensilvanisë dhe më pas në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Shkollën e Dizajnit të Harvardit. Në 1955, ai formoi në partneritet studion I.M. Pei & Associates, e cila u bë I.M. Pei & Partners në 1966. Në 1989, firma u riemërua Pei Cobb Freed & Partners.

Pei ka projektuar mbi pesëdhjetë projekte në këtë vend (SHBA) dhe jashtë tij, shumë prej të cilave kanë qenë fitues të çmimeve të ndryshme. Ai është zgjedhur Laureat i vitit 1983 i çmimit të Arkitekturës Pritzker. Ieoh Ming Pei i ka dhënë shekullit të kaluar disa nga interieret dhe ndërtesat më të bukura. Rëndësia e punëve të tij shkon përtej tyre: sepse shqetësimi i tij ka qenë gjithmonë mjedisi në të cilin do të ngriheshin ndërtesat e tij. Ai nuk ka pranuar të kufizohet në një gamë të ngushtë problemesh arkitekturore. Puna e tij përfshin jo vetëm pallatet industriale, qeverisëse dhe kulturore, por edhe disa nga banesat modeste më të mira dhe me buxhet të ulët. Shkathtësia dhe aftësia e tij në përdorimin e materialeve i afrohen nivelit të poezisë. Aftësitë personale diplomatike dhe këmbëngulëse të Peit i kanë mundësuar atij të bashkojë njerëz dhe disiplina të ndryshme për të krijuar një mjedis harmonik.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15187″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Dy nga punët e tij më të spikatura përfshijnë ndërtesën Lindore të Galerisë Kombëtare të Artit (1978), në Washington, D.C., dhe zgjerimin e Luvrit në Paris, Francë (1989). Nevoja për të modernizuar dhe zgjeruar muzeun Louvre, duke respektuar historinë dhe arkitekturën e tij, rezultoi në një piramidë xhami të vendosur në qendër, e cila formon hyrjen kryesore të re dhe siguron hyrje të drejtpërdrejtë në galeritë në të tre krahët e muzeut. Piramida shërben gjithashtu si ndriçim nga sipër për një ndërtesë shumë të madhe të ndërtuar nën oborrin e muzeut, e cila ofron të gjitha lehtësirat publike dhe mbështetje teknike për muzeun.

“Konkretisht, piramida është në harmoni me arkitekturën e Luvrit …, gjithashtu është një nga format më të qëndrueshme strukturore, e cila siguron transparencën e saj pasi është e ndërtuar nga qelqi dhe çeliku, dhe nënkupton një ndarje me traditat arkitekturore të së kaluarës. Është një punë e kohës sonë ”. – I.M. Pei[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15206″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qendra Kombëtare e Kërkimeve Atmosferike – 1967

Boulder, Kolorado

[/vc_column_text][vc_column_text]Qendra Kombëtare e Kërkimeve Atmosferike ndodhet në një rrafshnaltë të vogël rrëzë maleve Rocky, afër Boulder, Kolorado … Një shkallë e jashtëzakonshme e natyrës, ku Ieoh Ming Pei është rikthyer te arkitektura me forma elementare të pastra, me mure prej betoni të zhveshur të një agregati të errët të kuqërremtë në kafe, që përputhet me ngjyrën e maleve. Konceptuar si një grup i përqendruar ndërtesash në mënyrë klasike më  ‘të përmbajtur’, duke imponuar në mënyrë minimale te bimësia dhe topografia e zonës, qendra gjithashtu është e vëmendshme ndaj terrenit saqë është pothuajse një element urbanizmi i zhytur në mënyrë delikate në natyrë, megjithatë, ajo qëndron monumentale në pamje dhe jo shumë monumentale në koncept. – Përshkrim nga Paul Heyer[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15189″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu i Artit Everson – 1968

Syracuse, New York

[/vc_column_text][vc_column_text]Me një koleksion të përqendruar kryesisht në artin dhe qeramikën Amerikane, Muzeu Everson funksionon si një strukturë që është më shumë sesa thjesht një strehë për artin. Realizuar në vitin 1968 nga I.M. Pei, struktura u përpoq të sfidonte njëkohësisht tipologjinë tradicionale të muzeut përmes formës së saj inovative, duke u konsideruar edhe si një objekt i artit modern në vetvete. Arkitektura e Everson është konceptuar nga Ieoh Ming Pei si një strukturë të hapur me hyrje në brendësi të saj nga të gjitha anët e ekspozuara. Ndërtesa është e përbërë kryesisht nga katër vëllime prej betoni të errët që rrethojnë një atrium të hapur, ku vizitorët lëvizin për të hyrë në galeritë. Çdo volum përmban galeri me madhësi dhe lartësi të ndryshme, që kur shikohen nga jashtë i jepin hierarki të shtuar bashkësisë së përgjithshme të formave që përbëjnë muzeun.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15190″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu i Artit Herbert Johnson – 1973

Ithaca, New York[/vc_column_text][vc_column_text]Muzeu i Artit Herbert F. Johnson është ndërtuar kryesisht nga betoni, ngjyra dhe tekstura e të cilit përzihen me muraturën e ndërtesave të vjetra. I.M. Pei dhe studio e tij studiuan materialet vendase për të prodhuar një përzierje unike të betonit arkitektonik, të përsosur për këtë ndërtesë dhe vendndodhje specifike. Me një dëshirë për të bërë një deklaratë dramatike duke ruajtur një sasi optimale të pamjeve skenike, hapësirat transparente dhe dritaret bëjnë kontrast të bukur me peshën dhe guximin e formave drejtkëndore të betonit. Struktura masive e betonit është e çarë nga shirita të gjatë horizontal dritaresh që kalojnë përgjatë kateve të sipërme. Këto çarje përmirësojnë hapësirën e galerive, duke plotësuar veprat e ekspozuara të artit ndërkohë që sigurojnë një hapësirë ekspozite të ndritshme dhe të ajrosur.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15191″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Qendra OCBC – 1976

Singapore[/vc_column_text][vc_column_text]Detyra e I.M. Pei në projektimin e Qendrës OCBC ishte krijimi i një ndërtese të së ardhmes – një që do të rigjallëronte dhe rigjeneronte zonat përreth dyqaneve dhe zyrave të vjetra. Qiellgërvishtësja 52-katëshe prej 1977 m ishte ndërtesa më e lartë në vend dhe Azinë Jug-Lindore në atë kohë. Ajo u krijua për të qenë një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë. Ndërtesa është quajtur me nofkën “makina llogaritëse” për shkak të formës së saj të sheshtë dhe dritareve që duken si butona.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15198″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Galeria Kombëtare e Arteve – 1978

Washington, DC[/vc_column_text][vc_column_text]Si përgjigje ndaj nevojës për të përmbushur dy funksione të veçanta – një muze shtesë dhe një qendër studimi – terreni trapezoidal është ndarë në dy ndërtesa trekëndore të bashkuara nga një atrium qendror. Në plan, seksion dhe lartësi, vëllimet e ndërthura bashkohen në mënyrë të pandashme në një dialog hapësinor të gjeometrisë, inovacionit teknik dhe zejtarisë. Tre kulla fleksibile janë organizuar rreth atriumit qendror të mbushur me dritë, duke siguruar hapësirë për ekspozita të shkallëve të ndryshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15193″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]

Muzeu i Rock and Roll  – 1995

Cleveland, Ohio[/vc_column_text][vc_column_text]Me një dizajn që mishëron muzikën e festuar në të, ndërtesa është një ikonë e qytetit që shpiku termin “rock and roll”.

Forma të thjeshta gjeometrike janë bashkuar për të kombinuar funksione të larmishme brenda një tërësie të unifikuar: një teatër që qëndron pezull mbi liqenin Erie nga njëra anë, balancon një sallë rrethore për  performancat me daulle nga ana tjetër, ndërsa një kullë ortogonale me lartësi 165 këmbë del nga uji për të mbështetur një tendë xhami tetraheriale. Si një akord muzikore shpërthyese, përbërësit skulpturorë duket sikur kumbojnë nga qendra e ndërtesës.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15194″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Source: pritzkerprize.com; pcf-p.com; archdaily.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment