Arkiva

HIGHLIGHT: ZAHA HADID

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Zaha Hadid, lindur në 31 Tetor 1950 në Bagdad, ishte një arkitekte Irako-Britanike. Ajo filloi studimet në kolegj, në Universitetin Amerikan në Beirut në fushën e matematikës. Ajo u transferua në Londër, në 1972, për të studiuar arkitekturë në Shoqatën Arkitektonike dhe pas diplomimit në 1977, ajo u bashkua me Zyrën e Arkitekturës Metropolitane (OMA). Ajo gjithashtu dha mësim në Shoqatën Arkitektonike (AA) me bashkëpunëtorët e OMA Rem Koolhaas dhe Elia Zenghelis.

E njohur si një arkitekte që vazhdimisht shtyn kufijtë e arkitekturës dhe dizajnit urban, puna e saj eksperimenton me koncepte të reja hapësinore, që intensifikojnë peizazhet ekzistuese urbane dhe përfshijnë të gjitha fushat e projektimit, nga shkalla urbane, deri tek interior design dhe mobiljet. Bota humbi një vizionare të vërtetë në 31 Mars 2016, kur 65-vjeçarja Hadid vdiq papritur në një spital në Miami.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”8671″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Lindur në fillim të viteve 50, Zaha Hadid jetoi fëmijërinë e saj gjatë viteve të shkurtra të arta të Irakut të kohës moderne. Qeveria në fuqi e asaj kohe, vendosi të përdorte shtesën kombëtare të parave të naftës për të sjellë pionierët e arkitekturës moderne, si Frank Lloyd Wright, Le Corbusier, Oscar Niemeyer dhe Walter Gropius, për të modernizuar qytetin e Bagdadit, duke krijuar një atmosferë shpresëdhënëse. Ishin, gjithashtu, prindërit liberalë të Zaha-s, që kanë inkurajuar kureshtjen e saj dhe e kanë rritur atë që të jetë e pavarur. Të gjitha këto kontribuan në personalitetin e saj të fortë dhe të sigurt, duke treguar shenjën e saj të parë në moshën 11 vjeç, që vendosi se dëshironte të bëhej arkitekte.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8672″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ajo ishte gruaja e parë që mori çmimin e Arkitekturës Pritzker, në vitin 2004. Ajo mori çmimin arkitektonik më prestigjioz në Mbretërinë e Bashkuar, Stmimin Stirling, në 2010 dhe 2011. Në vitin 2012, ajo u emërua Damë nga Elizabeth II për shërbimet ndaj arkitekturës, dhe në vitin 2015 ajo u bë gruaja e parë dhe e vetme që iu dha Medalja e Artë Mbretërore nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë. Hadid u përshkrua nga The Guardian i Londrës si “Mbretëresha e kurbës”, e cila “çliroi gjeometrinë arkitekturore, duke i dhënë asaj një identitet shprehës krejt të ri “.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8689″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”8681″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Firma e saj, e themeluar në vitin 2006, ka një portofol të gjerë përtej mureve të arkitekturës, duke përfshirë aksesorë, stoli, interiere, ekspozita dhe skenografi. Ajo gjithashtu krijoi mobilje me numër të kufizuar, të përshtatshme për një mënyrë jetese me të vërtetë luksoze, si e shumëdashura Le-a Table, e lindur nga një bashkëpunim midis Zaha Hadid Design dhe Leblon Delienne. Tavolina skulpturore me fibër xhami e kafesë, u frymëzua nga stili ikonik i flokëve të Princeshës Leia, në ekskluzivitetin e filmit Star Wars.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8692″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Hadid u bë e famshme për arkitekturën e saj intensivisht futuriste të karakterizuar nga fasadat e lakuara, kënde të mprehta dhe materiale të rënda, siç është betoni dhe çeliku. Në të gjitha projektet e saj, ajo hulumtoi më tej interesin e saj për krijimin e hapësirave ndërlidhëse dhe një formë dinamike skulpturore të arkitekturës. Projektet e saj u konsideruan tepër avangarde për t’u ndërmarrë përtej skicave, dhe ajo filloi të fitojë një reputacion si “arkitekte e letrave”. Ndërtesat e saj publike shpesh përshkruhen si dinamike, si të ishin të fotografuara në veprim e sipër. Stili i Zaha Hadid përqafon linja goditëse, ndonjëherë të guximshme me kthesa ekspresive; ndërsa herë të tjera brutaliste në thelb.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8698″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”8674″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Strukturat që ajo projektoi realizuan me sukses atë çka shumë mistifikojnë kur vëzhgojnë një arkitekturë të shkëlqyer: Ajo mori materialet më të forta në botë dhe i manipuloi ato për të formuar objekte, që duken të buta dhe të guximshme në të njëjtën kohë. Projektet e Hadid, shumë prej të cilave transformohen në varësi të perspektivës së shikuesit, kthejnë konventën arkitekturore në krye të saj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8676″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Hadid deklaroi se planet e saj arkitektonike nuk kishin për qëllim të ishin si një pullë personale në botë, ose një akt vetë-kënaqësie. Përkundrazi, adresimi i sfidave dhe mundësive të shekullit 21, është guri I themelit të stilit dhe krijimeve të Zaha Hadid.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8677″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Arkitektura, ka thënë ajo, “duhet të kontribuojë në përparimin e shoqërisë dhe, në fund të fundit, në mirëqenien tonë individuale dhe kolektive.” Ndërtesat e lindura nga vizioni i saj dhe gjenialiteti kolektiv i firmës së saj Zaha Hadid Architects, ndonjëherë mund të duken fantastike, triumfuese dhe madje edhe pak të zhurmshme, por të gjitha burojnë nga funksioni bazë i arkitekturës – për të lehtësuar dhe madje për të kryer jetën e përditshme.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8696″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Pavarësisht nëse bëhet fjalë për modelet e saj më të diskutueshme, ëndrrat e saj të parealizuara apo kryeveprat e saj të cilat janë realizuar, stili i Zaha Hadid është njohur me të drejtë globalisht, dhe ajo ka fituar statusin legjendar që nga vdekja e saj në Mars 2016.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”8680″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”8679″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: engelvoelkers.com; architecturaldigest.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment