Arkiva

HIGHLIGHT: NORMAN FOSTER

[vc_row][vc_column][vc_empty_space height=”30px”][vc_row_inner][vc_column_inner][vc_column_text]

Norman Foster është një arkitekt anglez, i lindur në Mançester në 1935. Pas diplomimit në Manchester University School of Architecture and City Planning në 1961 ai fitoi një bursë në Universitetin e Yale, ku fitoi një Master në Arkitekturë.

Arkitekti është themeluesi dhe kryetari i Foster and Partners. Themeluar në Londër në 1967, sot studioja është e njohur në të gjithë botën, me filiale në më shumë se njëzet vende. Gjatë dekadave të fundit studioja ka qenë përgjegjëse për një gamë të jashtëzakonshme të gjerë projektesh, që nga masterplanet urbane, infrastruktura publike, aeroportet, ndërtesat qytetare dhe kulturore si dhe zyrat deri te shtëpitë private dhe dizajni i produkteve. Foster u bë një Kalorës (Knight Bachelor) në 1990 nga Mbretëresha Elizabeth II, duke marrë në këtë mënyrë titullin Zotëri – Sir.

[/vc_column_text][/vc_column_inner][/vc_row_inner][vc_single_image image=”15382″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]”Unë besoj,” shpjegon Sir Norman Foster, “se arkitektura më e mirë vjen nga sinteza e të gjithë elementëve që veç e veç përbëjnë një ndërtesë: struktura që e mban atë në këmbë; shërbimet që e lejojnë atë të funksionojë; ekologjia e ndërtesës – nëse ajo ajroset në mënyrë natyrale, nëse mund të hapen dritaret, cilësia e dritës; materialet e përdorura, masa ose butësia e tyre; karakteri i hapësirave; simbolika e formës; marrëdhënia e ndërtesës me horizontin ose skemën e rrugëve; dhe mënyra në të cilën ndërtesa sinjalizon praninë e saj në qytet ose fshat. Unë mendoj se kështu duhet të funksionojë nëse jeni duke krijuar një landmark apo i referoheni një mjedisi historik. Arkitektura e suksesshme adreson të gjitha këto gjëra dhe shumë më tepër. ” Me këtë filozofi në projektim dhe një larmishmëri punësh në të gjithë botën, nuk është për t’u habitur që Sir Norman Foster është emëruar Laureat i Çmimit të Arkitekturës Pritzker në 1999.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15397″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15396″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Përkushtimi i Sir Norman Foster për artin dhe shkencën e arkitekturës ka rezultuar në ndërtesa triumfike njëra pas tjetrës, secila në mënyrën e vet, unike. Arkitekti ka rishpikur ndërtesën e gjatë, duke ndërtuar rrokaqiellin më të gjatë dhe pa dyshim të parin me një frymë ekologjike, Commerzbank në Frankfurt. Ai kujdeset me pasion për mjedisin, duke dizajnuar ndërtesat e tij në përputhje me karakterin e zonës ku ndodhet. Objektivat e tij të dizajnit orientohen jo vetëm drejt bukurisë dhe funksionit të përgjithshëm të një projekti, por dhe mirëqenies së atyre që do të jenë përdoruesit final.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15383″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Ky dimension social i veprave të tij nënkupton se arkitekti bën çdo përpjekje për të transformuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Në fillim të viteve shtatëdhjetë, ai hodhi idenë se vendi i punës mund të ishte një ambient i këndshëm me një nga projektet e tij të para të njohura, zyrat Willis Faber dhe Dumas, që përfshinin një pishinë dhe një park të gjelbër në tarracë për punonjësit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15384″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Arkitekt Norman Foster ka prodhuar një koleksion ndërtesash dhe produktesh të njohura për qartësinë, inovacionin dhe virtuozitetin e tyre të plotë artistik. Puna e tij varion që nga shtesa modeste, por elegante e Galerive Sackler në galeritë ekzistuese të Akademisë Mbretërore të Arteve në Londër, dhe shtesa gëlqerore e thjeshtë në Muzeun Joslyn në Omaha, Nebraska – deri te një sërë mega-projektesh, si terminali më i madh ajror në botë në Hong Kong, si dhe banka e shumë vlerësuar e Hong Kong dhe Shanghai.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15386″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”15387″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15388″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Si provë e aftësisë së tij për të ofruar zgjidhje të jashtëzakonshme për programe të ndryshme në mjediset urbane është zbatimi dhe dizajni i ndjeshëm i Carré d’Art, një qendër kulturore pranë një tempulli Romak, që daton nga viti 500 para Krishtit, në zemër të Nimes, Francë. Një ballafaqim i tillë i arkitekturës bashkëkohore dhe antike rrallë është arritur me kaq sukses.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15389″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Transformimi i ikonave historike nga arkitekt Norman Foster – Reichstag në Berlin dhe Oborri i ri i Madh i Muzeut Britanik – janë projekte të shkëlqyera rinovimi. Shkathtësia e dizajnit të arkitektit demonstrohet më tej me eksperimentimin dhe inovacionin në dizajnin e një game të gjerë produktesh duke filluar me doreza dyersh të thjeshta, tavolina, karrige dhe mobilje të tjera për magazinim, libra, tavolina pune, stenda ekspozimi dhe mobilje për rrugë si dhe gjithashtu një autobus me energji diellore dhe jaht privat me motor. Metoda e tij e projektimit është një proces i vazhdueshëm i zbulimit, frymëzimit, shpikjes dhe inovacionit.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15391″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_single_image image=”15393″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_column_text]Në verën e vitit 2009, Foster + Partners dhe ekipi i URS fituan një konkurs ndërkombëtar për të ndërtuar spaceport-in e parë privat në botë – Ndërtesa e Autoritetit të Transportit Hapësinor New Mexico. Format gjarpëruese të ndërtesës në eksterier dhe hapësirat e saj të brendshme kërkojnë të kapin vetë dramën dhe misterin e fluturimit hapësinor, duke nxjerrë në pah emocionet e udhëtimit në hapësirë për turistët e parë hapësinor. Duke pasur një ndikim minimal në mjedis, skema e spaceport-it do të jetë struktura e parë e këtij lloji dhe një model referimi në të ardhmen.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”15399″ img_size=”full” add_caption=”yes” alignment=”center”][vc_column_text]Source: pritzkerprize.com;  fosterandpartners.com[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Comments

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a comment